Olsi | 2 Oct 11:54 2004
Picon

RIMEKEMBJA 28/ 09/ 2004 [ i ]

BAZE DHE DUKURIA E VRAS VE ME PAGESË NË PUBLICISTIKË

 

II

 

Çfarë e profilizon dhe e dallon “vrasësin me pagesë në publicistikë”

 

Profili i Kastriot Myftarajt për rolin e “vrasësit me pagesë në publicistikë”, sado që nuk kishte rënë në sy, ishte shfaqur qysh në tymnajën e misterit me të cilën e mbë shtollën kur u botua në vitin 1998 paloromani i tij “Një shenjtore për rekonkuistën shqiptare”. Atë e kishin përzgjedhur e stërvitur si një “vrasës me pagesë në publici stikë” kundër fesë islame në Shqipëri.

U desh njëfarë kohe që të pikasej si duhej ky rol i tij, të cilin ai filloi ta luante më hapur edhe në politikë kur botoi palolibrin “Nacional-islamizmi shqiptar”. Për këdo që kishte interes të dinte e të mbronte të vërtetën pas botimit të këtij palolibri dhe sidomos pas demaskimit të tij në “Rimëkëmbja” me serialin ”Kundërshpifografi” nuk kishte vend për ngurim për ta lënë të mospërfillur në mjerimin e poshtësisë së vet “këtë vrasës me pagesë në publicistikë”. Për njëfarë kohe kështu ndodhi. As tutori i tij Mujë Buçpapa nuk e nxorri dot nga mjerimi e mospërfillja kur ia mundësoi të boto nte nja dy shkrime të përsëritura në “Liria”, gazetë e të përndjekurve politikë. Por edhe aty iu mbyll shpejt dera. Askush nu k e mban gjatë gjënë e keqe në qoftë se nuk i duhet të bëjë me të ndonjë të keqe. Nuk e nxorri nga mjerimi as ribotimi me struktu rë e gjuhë më të përçudnuar i palolibrit të tij në Prill të vitit 2003 nën një titull të ndryshuar “Kalvari gjysëhanës”. Madje poshtërsitë e tij revoltuan shumë njerëz dhe çuan në hapjen e një procesi penal kundër tij.

Por ashtu siç nuk shuhet kërkesa për vrasës me pagesë në kriminalitetin ordiner nuk shuhet as kërkesa për “vrasës me pagesë në publicistikë”. Myftaraj u përzgjodh si au tor ose si pseudonims për të botuar në gazetën e mbrapshtë “Sot” një sërë shkrimesh të fëlliqura provokuese kundër pushtetarëve që i vinte në shenjë ortakëria politike Berisha-Meta dhe për duelet shpifografike në kuadër të një spiunologjie që shpër theu në faqet e “SOT”. Punë tipike prej “vrasësi me pagesë në publicistikë” është për shembull shkrimi me titull “Spiunët e Sigurimit me petkun e politikanit” ( “Sot” 3 Gusht 2004).

Ky shkrim nis me pjesën “Pavlik Morozovi i qeverisë Nano”. Krijohet përshtypja sikur autori ka rënë në vobegësi trillimi dhe mbllaçit atë jashtëqitje të shpifografisë së vet që e ka lëshuar qysh në vitin 2001 në faqet e palolibrit “Nacional-islamizmi shqi ptar”, kur krahasimin me Morozovin e bënte kundër Abdi Baletës. Por kjo përshtypje nuk është e mjaftueshme. Shkrimi “Spiunët e Sigurimit me petkun e politikanit” nuk është i Kastriotit, sepse përndryshe ai do ta mbante mend se atë krahasimin me Pavli kun e ka konsumuar njëherë e nuk duhej të bënte gafën ta përdorte sërish kësaj here për Fatos Nanon. Për rrjedhojë edhe krahasimet me Pavlik Morozovin nuk janë të tij, por të disa mjeshtrave të tjerë të trillimit provokues që janë edukuar në fëmijëri e rini me tregimet për Pavlik Morozovin para se të vinte në këtë botë Myftaraj.

Për rrjedhojë, besoj se  edhe në palolibrin “ Nacioal-islamizmi shqiptar” pjesët kur bë het krahasimi me Morozovin i ka shkruar dikush tjetër Duhet të jetë ai që para se të dilte në skenë Myftaraj ka pas shkruar në “ZP” kundër Abdi Baletës me gjuhë të për afërt ( e kam trajtuar më gjatë këtë episod në “Kundërshpifografi”) dhe që ka botuar ose frymëzuar shkrime si “Themelet e karrierës së Baletës janë në moçalin e krimit” ( “RD” 5 Prill1994). Këto krahasime më bindin dhe më shumë se nuk është Kastrioti i vetmi autor i “Nacional-islamizmit shqiptar”. Këtë bindje e kishte dhe një person V. P. me origjinë nga Puka ( sipas vetprezantimit) që sapo kishte përfunduar leximin e paloli brit “Kalvari i Gjysëhanës” më telefonoi  më 16 Shtator 2004. Ai më tha se palolibrin ia kishte dhënë  “një shok” ta lexonte. Pra vazhdon qarkullimi i tij si trakt ilegal. Inicialet e emrit e të mbiemrit më të cilët u paraqit në telefon personi në fjalë përpu then  me ato të një autori që e  kam parë dy ditë më vonë në gazetën  “55”.

Më 3 Gusht 2004 në “Sot” është sulmuar shumë “shoqëria civile”e OJQ-ve sepse “është në pjesën e vet  më të madhe një komunitet ish-sigurimsash”. Sulme të tilla janë në frymë tipike berishiane. Saliu nga një anë hiqet sikur e çmon shumë shoqëri në civile, kur do ta bëjë për vete, nga ana tjetër e godet pas shpine nëpërmjet “vrasë sish me pagesë në publicistikë” kur OJQ-të nuk i binden. Berisha e ledhaton  lëvizjen “Mjaft” kur ajo i bën sherre Nanos dhe i vërsluet kur ajo i bën ndonjë konkurencë PD-së si qendër e veprimtarive pseudopopuliste.

Më 3 Gusht është sulmuar “biografikisht” dhe si bashkëpunëtor i Sigurimit me pseudo nimin “Fatosi”, Pirro Misha, pa ndonjë shkak ose shkas specifik të momentit kur bëhej sulmi. Por edhe ky veprim ka qenë i llogaritur që të përkëdhelej Ismail Kadareja, të kalohej prej tij mbi Pirro Mishën tërë dyshimi për ndonjë “punë sigurimse” në dëm të Bashkim Shehut, kur të tre ata kanë qenë miq të ngushtë në “Bllokun e udhë heqjes”. Punë të tilla nuk mund t’u ngarkohen penave të rëndësishme të propagandës berishiane , por “vrasësve me pagesë në publicistikë”. Bashkë me Mishën është sul muar edhe Fondacioni “Soros”. Edhe ky sulm është bërë për shkak të xhelozisë së madhe që kanë shtabet propagandistike të Berishës që nuk kan ë përfituar sa rivalët e tyre para nga Fondacioni ”Soros”. Dihet me çfarë xhelozie e cmire kanë reaguar herë pas here gazetat e krijuara nga Berisha, “Tema”e “55,” ndaj mekanizmave qeveritare e OJQ-ve që ndajnë para për shtypin kur nuk kënaqin kërkesat e tyre. Dihet si kanë rea guar Mero Baze e të tjerë me sulme të ashpra kundër ish-kryeministrit Ilir Meta kur ai i diskriminonte në shpërndarjen e parave qeveritare për gazetat dhe si Mero e të tjerë filluan ta lavdëronin kur u soll më mirë me ta.

Më 3 Gusht është sulmuar edhe Frrok Çupi si bashkëpunëtor i Sigurimit kur askush nuk ka nevojë më t’ia kujtojnë këtë gjë të ditur. Por edhe Frroku duhej të vihej në shënjestrën e “vrasësit me pagesë në publicistikë” sepse pas rehabilitimit nga Berisha të Zogajt e Imamit mund t’i shkrepet dhe Frrokut për kunj të afrohet tek PD-ja, kurse Berisha atë nuk e do si dy të tjerët sepse e di që nuk i nënshtrohet si ata.

“Vrasësi me pagesë në publicistikë” më 3 Gusht 2004 kishte si detyrë të veçantë  të sulmonte “Spiunët me profil të ulët”  në politikë për t’u shërbyer atyre “me profil të lartë” në spiunllëk. Shtabet berishiane ishin më të egërsuara se kurrë të diskredito   nin jo vetëm kundërshtarë, por edhe njerëz të stukturave të tyre politike e partiake du ke përmendur pseudonime sigurimse të shoqëruara me karakteristika që e çonin lexue sin fare lehtë drejt emrash të personave konkretë.

“Alfons Ballsha” mori më 7 Prill detyrën e një kryeredaktori të një gazete opozitare me tirazh 17 500 kopje sot nuk nxjerr me tepër se 600 kopje”, dekonspiron Kastriot My ftaraj. Kaq pak kopje thonë se nxjerr edhe “Tema” edhe “55”, por sipas asaj që shkruhet fjala më shumë duhet të jetë për kryeredaktorin e “RD”-, që kërcënohet se është planifikuar “për t’u larguar nga gazeta opozitare për dështim total”dhe vendin e tij u bëka gati ta zejë “Plepi”. Hopaaa! U bë tabelë qitje dhe një tjetër, përsëri nga mjedi set publicistike të PD-së, i cili paralajmërohet në paragrafët e titulluar “Sqarim për “Plepin” të mos ushqejë ëndrra karrieriste. “Plepit” i tunden degët e shkunden gjethet e thara para kohe sepse në muajin Korrik kishte lajthitur e mëkatuar rëndë duke  nxjerrë sekretin në një gazetë opozitare se pseudonimet që botoheshin në “Sot” ishin kryesisht të opozitarëve. “Plepit” nuk i falej që  “kishte bërë deklaratë kompromentuese për opozitën”. Me sa mbaj mend diçka të tillë në “55” e ka shkruar Agron Tufa.

Kur bën jetëshkrimin e “Plepit” “vrasësi me pagesë në publicistikë” nuk nguron të përmendë se : “ Të shkuarën e tij prej sigurimsi e kompromenton se zgjodhi Moskën për t’u shkolluar në vitet paskomuniste. Tash po bën lobing për të vënë në kthetra një gazetë të opozitës”. I mbetet Agron Tufës të hedhë dritë mbi këto insinuata ose të vërteta meqenëse ai ka mësuar në Moskë dhe nuk dimë që në gazetarinë e opo zitës të ketë tjetër si ai. Mos vallë me të tilla presione e detyroi Mero Baze që shkri min tim të mos e botonte në “Fjala” por t’ia jepte Meros ta nxirte në “Tema”?

Një pickim paraprak në shkrimin e 3 Gushtit në “Sot” e ka marrë dhe mbajtësi i pseu donimit “Naftëtari” “ që “dëshmoi në Kongresin amerikan kundër manipulimit qeve ritar”. Nga ata që shkuan në Kongresin amerikan me naftën i lidhur ka qenë vetëm Fatmir Mediu, i cili e zemëroi Berishën kur shkoi me marifet në Amerikë dhe ia zvo gëloi Saliut shtatin politik si “kryetari i opozitës” në Shqipëri. Pas 3 Gushtit Fatmir Me diu është munduar të mos ia prishë në asgjë qejfin Saliut. Një bërdaf nga “vrasësi me pagesë në publicistikë” e ka marrë dhe mbajtësi i pseudonimit “Masoviku” që u shtirka se “drejton të përditëshmen më antiqeveritare në vend”. Nuk i biem dot më të se cili mund të jetë ky, pasi ka disa të përditëshme që hiqen si më anti-qeveritaret në vend si “Tema”, “55”, “RD”, “Sot”, “Panorama”, “Republika” etj. Por dimë se ortaku i Mero Bazes, pra, ky “vrasësi me pagesë në publicistikë” ia ka tërhequr pakëz veshin në një rast gazetës “55” dhe Fahri Balliu nuk ua ka ndezur dritën e gjelbërt bashkëpu nëtorëvet të tij për të reagur në vetmbrojtje.

Ka mundësi që mjaft nga ato që paraqiten si pseudonime të jenë spekulime. Por  pava rësisht nga kjo del qartë sa poshtërsisht i sulmojnë Berisha dhe shtabi i tij edhe bashkë punëtorët e ngushtë dhe krijesat e tyre politike e propagandistike nëpërmjet “vrasë sish ish me pagesë në publicistikë” kur ua prishin qejfin në ndonjë gjë, ose kur duan të bëjnë rirreshtim skalionesh të servilëve e veglave të lojës së ndyrë politike!

 

Dhe me laçot e pa laçot baze-berishizmi nuk ndryshon

 

Kastriot Myftaraj mund të kapardiset se është më i preferuari i shtabit të ngushtë beri shian për operacione spiunologjike e shpifografike. Këtë e provon qartë edhe shkrimi që ka dalë  me autorsinë “nga Kastriot Myftaraj” më 17, 18 dhe 19 Shtator në 6 faqe të plota në gazetën “Sot” nën tre tituj  “Akt-ekspertiza e Teodor Laços që futi në burg Bashkimin, djalin e Mehmet Shehut”, “ Teodor Laço : Bashkim Shehu veprimtari armiqësore ndaj partisë” dhe “Stuhia” e Laços dënoi me 10 vjet burg Bashkim Shehun”.

Asnjë shkrimtari tjetër të angazhuar në politikë nuk i është bërë një “nder” kaq i madh spiunologjik sa Teodor Laços në një gazetë gjysëm-berishiane. Në të vërtetë katër faqe të gazetës janë zënë me një “akt-espertimi” të veprave të Bashkim She hut të përgatitur bashkërisht nga Dalan Shapllo e Teodor Laço në kuadrin e një rubri ke që paska vendosur të hapë “Sot” për akt-ekspertiza të tilla. Kurse dy faqet që pritej të ishin “vlerësime” të Kastriotit janë vetëm një biografi e hollësishme politike e Teodor Laços dhe nuk kanë të bëjnë fare me titullin, sespe nuk trajtojnë qëndrimet e Laços ndaj Bashkim Shehut, por qëndrimet “mosmirënjohëse” të Laços ndaj Beri shës, edhe pse Laço ka gati 15 vjet që është bythë e br ekë me Berishën në politikë. Për më tepër sikurse e ka bërë të qartë Teodor Laço në replikën e tij katëfaqëshe nën titujt ”Nuk duhet të përdorësh teknologjinë e përbaltjes” ( “Sot” 22 Shtator 2004) dhe “Gjatë vitevet të diktaturës kam qenë shkrimtar puçist” ( Sot” 23 Shtator) edhe biografinë e Laços “vrasësi me pagesë në publicistikë” e paka falsifikuar në disa momente.

Laço reagimin e tij e ka mbyllur me njoftimin për lexuesit se për katër falsifikime biografike shpifësit do t’i duhet të japë shpjegime në sallën e gjyqit. Laço nuk duhet të habitet kaq shumë pse  u bënë kundër tij disa fyerje dhe shpifje sepse nën të njëjtën autorsi në librin “Nacional-islamizmi shqiptar”, që u botua dy herë brenda dy vitesh, i njëjti “vrasës me pagesë në publicistikë”, Kastriot Myftaraj, ka  bërë publikisht të paktën 300 shpifje kundër meje. Do të duhej të krijohej edhe një “gjykatë speciale për shpifjet e rënda” që të angazhohej për një kohë të gjatë me shpifografinë time, nëse unë vendos të ndjek çështje n gjyqësisht, tani që në serialin “Kundëshpifografi” prej qindra faqesh i kam bërë publike faktet e kundërta.

 

Abdi Baleta       (vijon)

 

 

NUK  DINË ÇFARË DUAN, APO NUK KËRKOJNË ÇFARË U TAKON?!

 

“Njerëzit i mbrojnë marrëveshjet që bëjnë vetë, kur asnjëra palë nuk ka përfitim t’i shkelë ato”

 

                                                                           SOLONI

 

Ky mendim i dijetarit të madh në punët e ligjeve në lashtësi (e citoj sipas  “Plutarku. Jetë njerëzish të shquar”, botim shqip i “Naim Frashëri” 1980, Tiranë fq. 50) jep kyçin e artë për të kuptuar përse parimi themelor i të drejtës ndërkombëtare për traktatet,  “pacta sunt servanda” ( marrëveshjet duhen zbatuar), nuk është respektuar asnjëherë si duhet. Marrëveshjet në të shumtën e rasteve bëhen nga halli, nga dobësia, nga dinakëria, për të kapërcyer përkohësisht një gjendje të ngatërruar, në pritje të çasteve e kushteve më të mira për të përfituar atë që do e kërkon, ose për të rimarrë atë që të përket.

Mendimi i Solonit është argumenti më i mirë për t’u bindur përse “Marrëveshja e Ohrit” nuk po zbatohet dhe nuk ka për t’u  zbatuar plotësisht apo kënaqëshëm, sado të çirren e të ngjirren pushtetarët, politikanët, diplomatët në FYROM e në shtete të tjerë  të interesuar ose në mekanizmat ndërkombëtare të implikuar. Këtë tani po e shohin dhe po e pohojnë shumë vëzhgues që nuk donin të shihnin qartë më parë. Më 26 Shtator 2004 në gazetën “Shekulli” është botuar shkrimi “Ahmeti dhe “dinakëria” e Cervenkoskit” kur pranohen konstatime që deri tani i bënin vetëm disa “heretikë” midis analistëve politikë shqiptarë.

Tani është edhe një vëzhgues kompetent e me përvojë i zhvillimevet në Maqedoni, Ylber Lili që thekson  se “ prirja që Maqedonia do të funksionojë si shtet shumëetnik rezulton zhgënjyese”,  vëren se “maqedonasit e shprehin haptazi dhe pa komplekse ligësinë e tyre”. E mbi të gjitha ai vë në dukje se “BDI-ja, e cila thirret si trashëgimtare e luftës së shqiptarëvet në Maqedoni u tret në ujrat e pushtetit nën moton e integrimit...Ali Ahmeti u manipulua edhe nga dinakëria e Cervenkovskit”.

Më 26 Shtator 2004 gazeta tjetër e Tiranës “Albania” na dha për lexim një tekst të gjatë “të marrë me shkurtim” të një interviste të  ambasadorit amerikan në Shkup, Laurens Batler, dhënë “Lobi-t”. Nga fjalët e shumta të ambasadorit amerikan ka pak gjëra që të nguliten në mendje dhe që paraqesin risi analizuese. Ai shtjellon temën pse diplomacia që përfaqëson nuk mund të jetë indiferente ndaj referendumit që do të mbahet në Maqedoni. Shqetësimi i tij kryesor është se mos rezultatet e referendumit  krijojnë një situatë që nuk i përshtatet asaj skeme politiko-diplomatike të cilës i përmbahet politika amerikane  për Maqedoninë qysh nga viti 1991 dhe që SHBA duket ende e kanë të vështirë ta modifikojnë në përputhje me realitetin dhe me në bazë të përvojës e mësimevet që duhej të ishin nxjerrë deri tani.  

Për të perceptuar më qartë çoroditjen që tregojnë shqiptarët kur diplomacia botërore bën paralelizma midis situatave të tanishme në qendër të Ballkanit me situatat e së shkuarës dhe vepron sipas skemash të tejkaluara nga ngjarjet e vlen t’i drejtohemi sërisht analizës së studiuesit amerikan Fromkin që e kemi përmendur edhe në shkrimin e mëparshëm “FYROM, litari i sherrit jashtë varrit të ish-Jugosllavisë”.

 

Ndërkombëtarët japin për FYROM receta që dështuan në ish-Jugosllavi

 

Fromkin tërheq vemendjen në faktet se në vitet 1990-91 presidenti amerikan Bush ( i vjetri)  kur fliste për rendin e ri botëror  : “Në vend të këtij (rendi), të paktën në disa pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore po ndodhte një rikthim tek politikat e dhe pasionet e kohës së para luftës së vitit 1914...Në kohën e Xhorxh Bushit ( i vjetri) si në kohën e Udro Uillsonit amerikanët parapëlqenin që  shtetet të mbeteshin të bashkuar dhe të paprekur...Cimermanit ( ish-mabasadorit të fundit amerikan në ish-Jugosllavi, A.B.) i ishin dhënë udhëzime të ripohonte qëndrimin e njohur të SHBA në mbështetje të kompaktësisë, pavarësisë, tërësisë territoriale dhe demokracisë ( në federatën jugosllave A.B.)”(fq. 150, 151, 154).

Edhe tani, pas 14 vitesh, kur në SHBA presidenti përsëri quhet Xhorxh Bush ( i riu), kur nuk janë më as Jugosllavia, as ambasadori i ndjerë Cimerman, bëhen të njëjtat arsyetime, mbahen të njëjtat qëndrime për rastin e FYROM-it. Arsyetimet dhe zgjidhjet që dështuan në rastin e Jugosllavisë për çudi konsiderohen se mund të kenë forcë magjike e të mistershme në rastin e FYROM-t që është një krijesë edhe më artificiale dhe më shëndetligë se Jugosllavia e Versajës dhe e Jajces. Diplomacia ndërkombëtare jep përshtypjen e nxënësit me zhvillim të vonuar, ndonëse kjo përshtypje realisht është pasojë e politikës së përçudnuar që është bërë gjithnjë në Ballkan.

 

Sllavomaqedonasit nuk janë të interesuar për zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”

 

Përballë një diplomacie dhe politike të tillë ndërkombëtare organizmat politike e shoqërore shqiptare vazhdojnë të përpëliten prej 14 vitesh si pula kur i presin kokën. Më duket se këtë tregon edhe paqartësia e partive politike shqiptare në përcaktimin e qëndrimit ndaj referendumit për ligjin mbi decentralizimin në FYROM. Sido që të shkojë puna e këtij referendumi sllavomaqedonasit luajnë me qarin. Edhe nëse  referendumi bën të kundërtën e asaj që ka kërkuar opozita sllavomaqedonase, për sëri për faktorin sllavomaqedonas në tërësi “derdhet vaji e bie në lakrat e tij”.

Ende  pa u bërë referendumi sllavomaqedonasit i nxorrën përfitimet e para. Përfaqë suesi i Bashkimit Europian e ka cilësuar këtë referendum si në përputhje me Kushtetutën. Të keqen e fitores së referendumit e ka zvogëluar shumë duke thënë se vetëm do të vonojë zbatimin e “Marrëveshjes së Ohrit”, jo se përmbys këtë marrëveshje. Nga ana tjetër  ka deklaruar se rrëzimi i ligjit për decentralizimin nuk do të çojë në luftë civile në Maqedoni. Ky është një kërcënim paraprak i maskuar për shqiptarët që të mos mendojnë për kundërshtime të vendosura edhe në rastin kur sllavomaqedonasit me referendum do ta lënë ndarjen territoriale në komuna si është dhe do të hedhin poshtë një ndër pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

E çfarë u duhet më shumë shqiptaëvet të zakonshëm, politikanë, intelektualë, filozofë për të kuptuar se sipas “rregullit të Solonit” është e dështuar “Marrëveshja e Ohrit”, sepse me kërkesën për referendum kundër decentralizimit ata e dhanë provën përfundimtare se nuk janë të interesuar të zbatohet ajo marrëveshje që ata e bënë për të fituar kohë dhe për të fituar me politikë atë që nuk e fitonin dot në fushëbetejën e vitit 2001?!

 

II

 

Kush duhet t’i mësojë shqiptarët kur “nuk dinë çfarë duan”?

 

Zhvillimet më të fundit  në FYROM lidhur me referendumin për të hedhur poshtë ligjin mbi decentralizimin sfidojnë rëndë shqiptarët dhe shtojnë amullinë e çoroditjen në politikën e shqiptarëve.

Këto zhvillime  e bëjnë edhe  më të nevojshme të debatohet pa elegancë të tepruar rreth atij defekti që Nebi Merseli e kishte analizuar  në një shkrim të tij të botuar në gazetën “Shekulli” të datës 15 Gusht 2004 nën titullin “Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë se çfarë duan”. Duket si një perifrazim i këtij titulli të përdorur nga Nebi Merseli ajo fjalia e shkruar nga  Arbër Xhaferri një muaj më vonë : “ Shqiptarët janë futur në një dimension të konfuzionit ku asgjë nuk është më e qartë “. Me këtë fjali Xhaferri e ka nxjerrë edhe më shumë në pah atë shqetsim që kishte shprehur Merseli.

Në shkrimin “Në dimension skandali”, botuar në gazetën “Shekulli” më 19 Shtator 2004, nga është nxjerrë fjalia e mësipërme,  Arbri ka parashtruar vlerën që ka mbajtja e qëndrimve që duken “skandaloze” kur duhet të hiqet dorë nga eleganca që shërben për ruajtjen e iluzioneve dhe të tabuve të dëmshme për shqiptarët. Këtë punë e paska bërë edhe Arbri në një tubim ku diplomati amerikan Strob Talbot fliste për “Gligorovin e mirë e Milosheviçin e keq”, apo në takime me Gligorovin.

Na vjen mirë kur lexojmë këto për këtë sepse dhe ne jemi përpjekur të bëjmë gjëra të tilla nëpërmjet shkrimevet mbi zhvillimet në FYROM. Prandaj është kënaqësi kur vërejmë se edhe Arbër Xhaferri bën thirrje të mos stepemi nëse të tjerëvet u duket skandaloze kur ne ngrihemi kundër iluzioneve e tabuve në çështjen shqiptare në FYROM dhe në përgjithësi.

Nëse shqiptarët në FYROM nuk ditkan çfarë duan dhe qenkan zhytur në konfuzion, atëherë u takon intelektualëve të tyre të shkatërrojnë iluzionet e tabutë që kanë krijuar këtë gjendje dhe që pengojnë ecjen përpara.

Më është dashur para disa kohësh të bëja një replikë të imponuar edhe  me zotëri Nebi Merselin, kur ai në një shkrim të egër kundër luftës së armatosur si rrugë për të fituar atë që u takon shqiptarëve, kishte shkruar dhe të pavërtetën se unë isha njëri nga njerëzit e rrezikshëm midis shqiptarëve, njëri nga drejtuesit e Armatës Kombëtare Shqiptare që, sipas Merselit, që shqiptarët u dashka ta mohojnë. Por ajo replikë nuk më pengon ta shijoj nga këndvështrimi im shkrimin-analizë të Merselit mbi tollovinë që ekziston në mendimin politik dhe në sjelljen politike të atyre shqiptarëve në FYROM që kanë marrë përsipër të bëhen zëri i të drejtave të shqiptarëve dhe menaxherët e veprimeve politike e luftarake të shqiptarëve.

Merseli ka të drejtë kur përdor si ilustrim të konstatimit të tij se ‘‘shqiptarët nuk po dinë se çfarë duan”, qëndrimet e kundërta të Fazli Veliut të cilin ai e përshkruan  si :”një ideolog i pakontestuar i çështjes shqiptare që veproi 20 vjet nga Perëndimi duke përgatitur “luftën me sllavët”, e tani pasi ka përfunduar luftën me ta është ulur në koltuqet e parlamentit të Maqedonisë dhe kërkon që shteti të jetojë me parime zvicerane”. Sipas Merselit qenka përsëri ky ideolog i çështjes kombëtare që në një rast tjetër kur ka mbajtur një fjalim në Radushë të Shkupit ka shtruar ndryshe çështjen : historia kombëtare nuk ka përfunduar sepse duhet bërë bashkimi Shqipëri-Kosov ë-Kosovë Lindore-Arbëri. Veliu , ashtu si ideologu tjetër i çështjes shqiptare në Maqedoni, Arbër Xhaferri, Çamërinë e përjashtuaka nga bashkimi kombëtar shqiptar.

Edhe më shumë të drejtë më duket se ka  redaktori përgjegjës i “Bota Sot” në FYROM, zotëri Hasan Saliu, për ato që ka shkruar në analizën “Cilat janë llogaritë e vërteta të Xhaferrit?”, botuar në “Bota Sot”, Prishtinë më 13 Shtator 2004. Zotëri Saliu i nis vlerësimet tij nga kredo politike e Xhaferrit se “dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e krizës”. Por pastaj kur analizon qëndrimet e Xhaferrit për referendumin e ligjin e decentralizimit zbulon se bëhet më shumë pjesë e krizës se e zgjidhjes së saj dhe merret me shumë me politikanizëm se me politikë, me synimin që të shfrytëzojë zhvillimet për t’u ngjitur përsëri në pushtet si gjatë kohës së qeverisjes n ga  VMRO-DPMNE e Georgiveskit ( tani e Gruevskit).

Nëse ndodh kështu me ideologët e çështjes kombëtare shqiptare në FYROM si Fazlli Veliu, Arbër Xhaferri,  apo dhe me politikanët e vijës së parë të politikës shqiptare si Ali Ahmeti ( nipi i Fazli Veliut), që luftën politike dhe luftën me armë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni e kanë shndërruar në luftë për ruajtjen e Maqedonisë së AVNOJ-it, sa për të hyrë në pushtet me radhë si bishtra të pushtetit të alternuar të partive sllavomaqedonase nuk bindemi se janë shqiptarët në përgjithësi që nuk dinë se çfarë duan dhe që janë zhytur në konfuzion. Përkundrazi kemi provën se shqiptarë të ndryshën duan gjëra të ndryshme, nuk kërkojnë të njëjtën gjë, ose nuk kërkojnë të njëjtën gjë në kohë e rrethana të ndryshme. Sepse për interesa të ndryshme i bëjnë bisht aspiratës e kërkesës madhore kombëtare.

Paradoksi më i madh dhe më dëshpërues është kur në pozita të tilla bien dhe shqiptarë që për periudha të caktuara dhe në raste të caktuara kanë sakrifikuar ose pësuar më shumë  se të tjerët që nuk e kanë provuar veten jashtë fushës së debatit politik. Nëse e marrim si të metë të përgjithësuar të shqiptarëve ( jo vetëm në Maqedoni) se ata nuk dinë çfarë duan, atëherë faji kryesor i bie asaj kategorie më të ngushtë që ka uzurpuar titullin e elitës intelektuale e politike të shqiptarëve. I takon kësaj elite t’u shpjegojë shqiptarëve se çfarë duhet të duan, duke u treguar se çfarë u takon, çfarë u është marrë padrejtësisht dhe çfarë u mohohet me dinakëri. I takon elitës p olitike të prijë konkretisht në formulimin e parashtrimin e asaj që duhet të duan e të kërkojnë shqiptarët dhe të udhëheqë në rrugën më të mirë drejt  arritjes së asaj që u takon shqiptarëve.

Ideologët e periudhës që është bërë zakon të quhet “Rilindja Kombëtare” ( ndonëse për këto terma janë bërë dhe kritika që duhen vlerësuar me seriozitet) kanë shkruar me kohë dhe për “Dëshira e vërtetë e shqiptarit”. E keqja më e madhe nuk është se shqiptarët ( jo vetëm në Maqedoni ku e kufizon vëzhgimin e tij Nebi Merseli) nuk dinë ç’kërkojnë, por tek papërgjegjshmëria kombëtare, historike, politike e grupimeve shqiptare që kërkojnë gjëra të ndryshme dhe nuk mbajnë parasysh asnjë hierarki të imponueshme në shkallëzimin e të drejtave kombëtare dhe në përshkallëzimin e kërkesave politike të përgjithëshme të shqiptarëve.

 

Edhe një rregull tjetër i Solonit : ” të bashkohet forca me të drejtën”

 

Qysh në fillim Merseli ka tëhequr vemendjen në faktin dëshpërues se duke u nisur nga “pozita momentale” në Maqedoni disa shqiptarë kërkojnë shtet etnik e bashkim kombëtar, disa shtet të përbashkët me maqedonasit, disa zbatim të “Marrëveshjes së Ohrit”, disa liri e integrime, disa ndarje...Kjo çoroditje vihet re në gjithë hapësirat shqiptare, vihet re qartë dhe në Kosovë e Shqipëri. Disa duan vetëm integrim europian dhe e pranojnë copëtimin e dizintegrimin e mëtejshëm kombëtar shqiptar për hir të  integrimit europian. Disa duan centralizim ballkanik e europian dhe decentralizim brenda shqiptar, deri në kantonizim e principatëzim, ose dhe bajrakëzim. Disa janë për degra dimin hap pas hapi të kombit shqiptar në shoqëri amorfe multietnike në emër të demo kratizimit e të afirmimit të të drejtave të individit.

Por logjika e gjërave imponon gjithnjë atë që është e domosdoshme dhe natyrshme jo vetëm atë që është e këndëshme, sipas shijeve të veçanta dhe me më pak telashe për protagonistët e ngjarjeve të momentit. Soloni jep formën më të përkryer të logjikës së gjërave në  “bashkimin e forcës me të drejtën”. Kjo është e vështirë të bëhet në shumë raste, sidomos në kushtet e shqiptarëve. Por nuk do të thotë se është më mirë të hiqet dorë nga ky synim e parim, ose të përmbyset “rregulli i Solonit” duke lënë mënjanë e braktisur të drejtën kur nuk e ke forcën. Megjithatë shqiptarët më shumë paraqiten të çoroditur kur u lypset ose u thuhet se duhet ndjekur logjika e gjërave.

o:p>

Shembull konkret janë edhe zhvillimet në FYROM. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë zhurmë rreth eksperimentit fyromas për rregullim të kënaqshëm të fërkimeve ndërnacionale, ndëretnike dhe për krijimin pa dhunë e sherr në qendër të Ballkanit të një “shteti kushinetë” që to të amortizonte të gjitha fërkimet gjatë rrotullimeve të ngjarjeve. Nuk doli kështu. FYROM tani është mollë sherri jo “jastëk ajri” që të mbron nga përplasja në autostradë. U sajua “Marrëveshja e Ohrit” për ta grasatuar “shtetin-kushinetë”, apo fryrë edhe një herë “jastëkun e ajrit” në qendër të Ballkanit që u ça gjatë luftimeve midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve në vitin 2001. Por në të vërtetë asgjë nuk është përmirësuar.

FONT>

Marrëveshja e Ohrit si shumë marrëveshja të tjera  ( ajo e Dejtonit për Bosnjen, Rambujesë për Kosovën, Kumanovës për Kosovën, marrëveshja për Preshevën ) janë hibride diplomatike që në një çast dhe për disa kohë ulin flakët, por nuk shuajnë zjarrin e konflikteve me rrënjë të thella historike, etnike, kombëtare, të bazuara në përplasje interesash madhore. Sa e kanë mbajtur parasysh këtë shqiptarët që pranuan Marrëveshjet e Ohrit dhe sa e kanë parasysh këtë shqiptarët që u gëzohen këtyre marrëveshjeve si një teksti të shenjtë, si një mrekullie politike është punë për ta. Por nuk mund të thuhet se të gjithë shqiptarët nuk dinë çfarë duan vetëm për faktin se tani pushtet arët më të lartë dhe partiakët e politikanët më të zhurmshëm në Shqipëri, apo në FYROM përsërisin pa pushim frazën e shpëlarë me tingëllimë boshe “ duhet të zbatohen Marrëveshjet e Ohrit”.

Gjatë vizitës që bëri tani vonë në Tiranë nënkryetari shqiptar i parlamentit fyromas, Hysni Shaqiri pushtetarët e politikanët e Tiranës, me të cilët ai u takua, një avaz kishin : Të zbatohen Marrëveshjet e Ohrit. Po kujt ia japin këtë porosi  e kujt po ia kërkojnë këtë mirësi-mrekulli?! Nuk e dinë se Marrëveshjet e Ohrit nuk janë bërë për t’u zbatuar tërësisht e plotësisht?! Nuk e dinë se sllavomaqedonasit e kanë përcaktuar qartë qëndrimin e tyre se FYROM-i duhet të jetë shtet kombëtar sllavomaqedonas me shqiptarët në pozitën e pakicës kombëtare të maskuar, përndryshe nuk ka përse të ekzistojë ky FYROM e duhet zëvendësuar me një krijesë tjetër? Nuk e shohin se sllavom aqedonasit po punojnë intensivisht dhe kryesisht që të përgatiten për mundësinë e ndarjes së FYROM-it, duke ua lënë në kurriz shqiptarëve harxhet më të rënda?!

 

Kush heq dorë nga e drejta nuk bëhet kurrë i fortë

 

Reduktimi i vazhdueshëm i kërkesave, duke përfshirë dhe ato që u përfshinë në Mërrëveshjen e Ohrit, pajtimi me zbatimin e cunguar të klauzolave për të drejtat e shqiptarëve gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje për hir të politikanizmit avnojist të Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim nuk i kanë prekur në shpirt dhe as kanë paksuar egërsinë e forcave politike dhe të opinionin publik sllavomaqedonas që janë një bllok kompakt përballë shqiptarëve “të ndarë në njëqind çeta” e të ngatërruar në gjithfarë ferrash që kanë mbirë në mendimin politik shqiptar.

Në shkrimin “Të pathënat në tryeza bashkëpunimi” ( Shekulli “ 21 Shtator 2004) gazetari i dëbuar nga Maqedonia, Ylber Lili,  vëren : “ Gjatë qëndrimit në Maqedoni konstatohet lehtë se shqiptarët që i kundërvihen tendencavet për t’ua nëpërkëmbur skajshmërisht dinjitetin konsiderohen si mish i huaj, madje dhe si armiq”.

Zëvendësi partiak i Xhaferrit, Menduh Thaçi thotë : “Maqedonasit që e shpëtuan shtetin e tyre falë dashamirësisë së shqiptarëve, tani i përvishen punës që të përthajnë interesin shqiptar në nivel komunal”. (“Maja e akullnajës” në “Shekulli” 25 Korrik 2004) Pse çfarë paska pritur ai?! Vërtetë kujton ai se sllavomaqedonasit do të ndryshojnë qëndrim se  u thuhet që nuk mund të hyjnë në strukturat euro-atlantike duke shkelur të drejtat e shqiptarëve? Do të jenë përsëri sllavomaqedonasit që do të përdorin hyrjen në strukturat euro-atlantike si trysni që shqiptarët të mos kërkojnë shumë e të mos ngadalsojnë integrimin.

Gazetari Ylber Lili në shkrimin “Ky është vetëm fillimi” thekson :”Nacionalizmi maqedonas është shembull i anormales, irracionales dhe i jo reales”. Kështu mund të duket nëse gjërat shihen vetëm me syzet e markës avnojiste që mbajnë shumica e politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe “integralistët” e kallëpeve të ndryshme. Është e vërtetë se nacionalizmi sllavomaqedonas gjithnjë është treguar shovinist ndaj shqiptarëve, por nuk mund të quhet ireal, as irracional në mbrojtjen e intersave të veta.  Këtë shqiptarët  duhej ta merrnin vesh me kohë.  Sllavomaqedonasit nga dita që FYROM-i u bë subjekt marrëdhëniesh ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se bashkëjetesa e tyre me shqiptarët mund të ishte si bashkëjetesa e kalorësit me kalin. Nëse kali zë hedh shqelma hyn në punë freri e kamxhiku. Nëse këta nuk bëjnë punë mund të marrë fund dhe bashkëjetesa, kali vritet ose shitet.

E megjithatë gjenden shqiptarë të gatshëm që me dashje mbyllin sytë  para realitetit dhe, ashtu siç shkruan Lili, përpiqen që : “ky realitet përjashtues e shpesh vrasës të anashkalohet nëpër tryeza dypalëshe të cilat organizohen nga shoqata, organizata jo qeveritare etj. ku rëndom si për të kaluar radhën shqiptapohen fraza klishe për “vullnet dypalësh bashkëpunimi, për “suksese e progres të dukshëm”. Një veprimtari e kësaj natyre qenka zhvilluar kohët e fundit në Tiranë me temën “Shqipëria dhe Maqedonia drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm në ndërtimin e mirëbesimit dy palësh rajonal” nga ca mekanizma  shqiptarë e amerikanë ( “ shih  “Shqipëria dhe Maqedonia ç’duhet të ndryshojë”, gazeta “Albania”21 Shtator 2004).

Protagonistë të kësaj veprimtarie paskan qenë të njëjtët persona që rrinë gjithë vitin me lugë në brez për t’u shtruar në sofra të tilla  pilafi e bakllavaje demagogjike : grekofoni Sotiraq Hroni, “gazetari i moderimit” Lutfi Dervishi, “pajtuesi i konflikteve” Rasim Gjoka, nënkryetari i Akademisë së Shkencave Luan Omari, analisti Shpëtim Nazarko që gjithë problemin kombëtar shqiptar e sheh të lidhur e të zgjidhur vetëm me ndërtimin e korridorit 8 që përshkon dhe Maqedoninë, shkrimtarja Diana Çuli dhe patjetër Remzi Lani që bashkë me disa sllavomaqedonas, serbë, bullgarë, shqiptarë bënjë atë revistën “Karvan” që del në Shkup për të gjetur terrenin e përbashkët që të bë hen të gjithë thjesht ballkanas.

Në kohën kur në Maqedoni acarohet gjendja ngaqë sllavomaqedonasit kërkojnë t’u heqin shqiptarëve nëpërmjet një referendumi të drejtën për të kërkuar më tej zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Shqipëri organizohen të tilla tryeza për tralalara “mirëkuptimi”. Kjo nuk ndodh se shqiptarët që ulen në këto tryeza në krye të të cilavet është USAID nuk dinë se çfarë duan, por sepse në to thirren pikërisht ata shqiptarë që duan vetëm aq sa thonë të huajt, që nuk kanë oreks të kërkojnë atë që u takon shqiptarëve.

Mbajtja e një tryeze të tillë në Shtator të vitit 2004 në Tiranë  nën patronazhin e “Fridom Hauz” dhe USAID tregon se politika e SHBA është ende e gozhduar në variantin e sakrifikimit sa më shumë të interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe të pozitës së Shqipërisë përballë FYROMi-it për të ruajtur këtë të fundit, sikurse ka bërë qysh nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1991. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë paguar shumë shtrenjt tashmë këtë politikë pragmatiste, por jo realiste amerikane. Por kjo nuk duhet t’i bëjë shqiptarët “të mos dinë se çfarë duan”, sepse tashmë kanë grumbulluar një përvojë negative 15-vjeçare që u mëson se duke u hequr sikur nu k dinë se çfarë duhet të duan shqiptarët i kanë  ngatërruar keq e më keq punët e tyre.

Merseli e ka thënë hapur e saktë se “një dekadë të tërë shqiptarët u pajtuan të jenë pakicë kombëtare”. Edhe pse : “viti 2001 dhe  konflikti i hapur dhanë shenja se megjithatë do të ndryshojnë hesapet dhe shqiptarët do të kërkojnë barazi të plotë karshi  maqedonasve...disi fshehurazi, të humbur në shtegun e kërkimit të vijës kolektive, shqiptarët me ose pa vetëdije po e zbehin ardhmërinë”. Në fakt po vërtetohet çdo ditë më mirë se politika që përfaqëson shqiptarët tani në institucionet fyromase i është përshtatur vazhdës  së bezdisëshme që krjijon tërheqja e litarit titist-avnojist që ka mbetur jashtë varrit të ish-Jugosllavisë edhe nga diplomacia perëndimore, sidomos franceze dhe amerikane.

Kjo politikë është në fazën e kërkesave që bënte politika shqiptare në fillim të viteve 1970 para miratimit të Kushtetutës së vitit 1974 në Kosovë. Politika institucionale që bëjnë tani shqiptarët në Maqedoni në respketim të shenjtërisë së Marrëveshjeve të Ohrit nuk ka energjinë e nevojshme ta çojë çështjen shqiptare më larg se niveli maksimal i të drejtave të një minoriteti kombëtar në një shtet ku sundon një komb, edhe pse kërkohet që këtij statusi minoriteti t’i vihen maska të bukura si për ditë karnavalesh. Kjo politikë është më shumë heqje dorë nga e drejta se karikim i baterive të çështjes shqiptare për t’i dhënë asaj forcë e dinamizëm të ri.

 

Sllavomaqedonasit nuk e njohin  “rregullin e tretë të Solonit”

 

Në librin që përmenda në fillim për jetën e njerëzve të shquar shkruhet : “Cili qytet qeveriset më mirë. Soloni : “ Ai në të cilin edhe ata që s’janë fyer përpiqen, jo më pak se ata që janë fyer, t’i dënojnë fajtorët” (fq,71).

Diplomacia ndërkombëtare dhe reparte të ndryshme të elitës politiko-intelektuale.

shqiptare ua përsërisin shpesh shqiptarëve të Maqedonisë se detyra e tyre është të mendojnë e punojnë për integrimin fyromas dhe këtë mund ta bëjnë duke u pajtuar dhe u mjaftuar me pozitën e një minoriteti kombëtar në këtë shtet. Të vesh shqipta rët në FYROM në pozitën e pakicës kombëtare është diskriminim dhe fyerje. Sllavo maqedonasit këmbëngulin në kërkesën që shqiptarët të pranojnë këtë pozitë, për ndryshe nuk ka bashkëjetesë tjetër kombëtare në të njëjtin shtet. Sllavomaqedonasit jo vetëm nuk kanë dhënë asnjë shenjë se janë për ndëshkimin ( në kuptimin poli tik ) të fajtorëve që kanë fyer shqiptarët për shumë kohë, por nuk duan t’u japin fund as sot këtyre fyerjeve. Pra ata nuk mund të zbatojnë parimin e S olonit. 

Po shqiptarët a duhet dhe a mund të heqin dorë edhe nga e drejta e të fyerit që të kërkojë nga fyesi i tij ndëshkimin e fajtorëve për fyerjet e bëra? Disa shqiptarë e ndërkombëtarë sugjerojnë të hiqet dorë dhe nga një e drejtë e tillë, me argumentin e nënkuptuar se shqiptarët nuk kanë forcë të bëjnë më tepër, ose Europa nuk lejon të bëhet më shumë. Më 3 Gusht 2004, pra vetëm pak ditë pasi ishte botuar shkrimi i Merselit “Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë çfarë duan”, lexuam  në “Shekulli”  një intervistë të Ismail Kadaresë dhënë gazetës franceze “Le Figaro”, thelbi dhe qëllimi kryesor i së cilës ishte t’u mësonte shqiptarëve në Maqedoni se ata duhet të kënaqen vetëm me statusin e një pakice kombëtare.

 

Kadareja në “Le Figaro” rrënon atë që ndërton Arbër Xhaferri në “Shekulli”

 

Thelbi  i synimit dhe i mesazhit politik të kësaj interviste shprehet në përgjigjen e Kadaresë për pyetjen : “A e ushqen gjuha nacionalizmin shqiptar”. Pyetja ka formulim që kërkon sëpari shtjellim teorik. Kurse Kadareja ka hyrë drejt e në thelat politike që i shijojnë intervistuesit francez : “Konflikti i fundit në Maqedoni ishte i lidhur me kër kesat e minoritetit shqiptar që kanë të bëjnë me gjuhën, është e vërtetë”. Vijimi i përgjigjes për talentin e shqiptarëve në mësimin e gjuhëve të huaja e për zotësinë e shqiptarëve që të përkthejnë librat e tyre në frengjisht nuk kanë më rëndësi. Mesa zhi franko-kadareian u nis nëpërmjet “Le Figaro”: shqiptarët në Maqedoni ja në mino ritet. Dhe kuptohet nëse janë të tillë ata nuk duhet të ankohen sepse i kanë tashmë të drejtat që u takojnë minoriteteve.

Nuk mund të themi se Kadareja bën pjesë në kategorinë e shqiptarëve që nuk e di se çfarë do. Nuk duhet menduar se Kadareja është pyetur dhe ka folur ashtu krejt rastësi sht pa ndonjë synim konkret. Këto deklarime të Kadaresë në “Le Figaro” të Parisit erdhën pas botimit në “Shekulli” të datës 26 Korrik 2004 të shkrimit të Arbër Xhafe rrit “Pesha e padurueshme e gjuhës shqipe”, ku janë analizuar frika dhe paniku që ka ka pur sllavomaqedonasit nga realizimi i të drejtavet kolektive të shqiptarëve si të baraba rtë me ta në FYROM. 

Sipas Xhaferrit faktori i parë i panikut është “shkëputja  e Maqedonisë nga federata jugosllave ku ajo e ndjente veten më të sigurtë në përqafimin vëllazëror sllav kundër sfidës shqiptare”. Pra dhe atëherë rreziku shihej nga shqiptarët. Kjo sipas Xhaferrit shpjegon pse sllavomaqedonasit inatosen dhe nuk pranojnë dot realitetin e ri që shqiptarët nga pozita e të nënshtruarit të kalojnë në atë të të barabartit. Pra, vërtetohet se sllavomaqedonasit janë të pa aftë të mësojnë e zbatojnë rregullin e tretë të Solonit që e përmendëm.

Xhaferri vazhdon : “Faktori i dytë që shkakton panik te maqedonasit është gjuha shqipe. Maqedonasit do të ofronin gjithçka që i takon një qytetari, cilado qoftë prej ardhja e tij, përveç vlerave të tij kolektive”. Kjo do të thotë se sllavomaqedonasit as statusin e minoritetit nuk ua njihkan shqiptarëve sipas së drejtës së sotme ndërko mbëtare, por vetëm sipas koncepteve e kornizave më të ngushta që janë  vendosur për të drejtat e minoriteteve midis dy luftrave botërore, si të drejta individuale të qytetarit. Kurse tashmë e drejta ndërkombëtare e minoriteteve njeh e mbron të drejta kolektive.

Xhaferri përmend se në bisedimet e Ohrit ekipi sllavomaqedonas i kryesuar nga i ndjeri President Trajkovski ishte kundër njohjes së të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe në ndihmë të sllavomaqedonasve shkoi eksperti francez Badinter, njeriu që ka përpu nuar  tezën famëkeqe se krahinave autonome në ish-Jugosllavi nuk mund t’u njihej e drejta e shkëputjes.Xhaferri me një krenari që mund të jetë e përligjur thekson se biseduesit në emër të shqiptarëve “veçuan përdorimin e gjuhës shqipe në institu cionet...Në bisedimet e Ohrit pjesa dërrmuese e energjive u shpenzuan për përkufizim të modaliteve të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e sistemit”. Ja përse sllav omaqedonasit nuk lënë gjë pa bërë për ta zhvleftësuar atë që është vendosur në Marrëveshjen e Ohrit. Ja përse francezët mobilizojnë dhe Kadarenë që të njollo sen kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe në FYROM si “nxitje nacionalizmi” të papranueshme.

Xhaferri  jep përfundimin : “ Maqedonasit nuk brengosen nga ekzistimi i shqiptarëve prej të cilëve kanë përfitime të ndryshme, por nga shqiptarizmi, nga kultura e tyre”. Kështu është krejtësisht e qartë se  sllavomaqedonasit nuk duan të kuptojë e të zbatojnë asnjërin nga tre “rregullat e Solonit” që u përmendën. Kjo do të thotë se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur, më sakt ka lindur e vdekur.

 

Për shqiptarët që nuk e dinë këshillën që Soloni u jepte athinasve.

 

“Për ligështinë tuaj nëse vuani, mëri mos mbani kot me perënditë, se vet ju armiqtë i forcuat dhe ratë në të zezën skllavëri” (fq.87). Prandaj shpesh shqiptarët fyhen nga të huajt dhe Shqipëria nga disa prej bijve të saj. Prandaj del edhe llafi “shqiptarët nuk dinë çfarë duan”, apo shqiptarët nuk dinë çfarë janë.

Krahas intervistës së Kadaresë gazeta “Shekulli” më 3 Gusht 2004 ka ribotuar  dhe shkrimin “Shqiptarët kinse moskokëçarës dhe xhelozë” të marrë nga “Le Figaro” e datës 2 Gusht 2004. Autori francez Vianej Ober shkrimin e tij e ka nisur me fjalët e një shkrimtari shqiptar, Fatos Kongolit: “ Tërë shoqëria shqiptare ndodhet në një periudhë krize identiteti. Individi nuk e di më ku është. Ky është një problem thuajse ekzistencial”. Nëse ky vlerësim merret pa ia nënshtruar një analize të rreptë atëherë kjo të çon në përfundimin se në përgjithësi e në tërësi shqiptarët nuk dinë më se çfarë duan.

Francezi komenton se në pamje të parë nuk duhet besuar ajo që ka dëgjuar nga shkrimtari Fatos Kongoli. Por pastaj i vihet punës t’i tregojë lexuesit të “Le Figaro” se qenka pikërisht ashtu. Përshkruan ec-e-jaket (varavingot) që bënin shqiptarët kot së koti në bulevard në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Duket që ka kopjuar nga shkrime të stërpërsëritura në dekada nga gazetarë francezë që përshkruajnë huqet e banorëve të Mesdheut. Pastaj merret me përshkrime të vilës ku ka jetuar Enver Hoxha, të zonës së Bllokut që tani është hapur të shëtisin njerëzit. Përmend bashkëbise dues të tij që i kanë thënë “Zyra ime është në kafene”, llafnajën që bëjnë shqipta rët kafeneve, lezetin e sekretet e së cilës ia kishte sqar uar ish-ambasadori shqiptar e tani deputet i PD-së, Besnik Mustafaj, edhe ky shkrimtar i pëlqyer në Francë sikurse Kada reja e Kongoli.

Nga Besnik Mustafaj ky gazetar francez kishte mësuar shumë edhe për xhelozinë e  zilinë e shqiptarëve. Konkluzioni më i “rëndësishem” i francezit është se tek shqipta rët :”fryma civile është zhdukur”. Kuptohet  kur një popull e mbulojnë cilësitë nega tive si thashethemnaja, maçizmi mesdhetar, xhelozia, zilia e cmira për njëri tjetrin, kur ky popull humbet dhe “ndjenjën e kolektivitetit ” dhe “frymën civile”, ai nuk di më çfa rë do në fushën e politikës kombëtare. Atëherë për këtë popull diplomacia ndërko mbëtare duhet të mendojë si ta rregullojë punën që t’i gjejë identitete të reja në gji rin e shoqërive të tjera që ta sje llë pakëz në vete. Prandaj, këtij populli i rekomando het, madje dhe i imponohet, të integrohet tek fqinjët, të bëhet “minoritet i lumtur” në shtete dhe kombe të tjerë ose shoqëri-turli ( “multietnike”) në trojet që do të quhen si të pavarura.

Prandaj dhe sllavomaqedonasit tregohen idiotësisht “bujarë” që  popullit të dënuar nga shumë anë me zhdukje t’ia lehtësojnë dhimbjet e tjetërsimit duke e xhveshur sa më shumë nga historia e tij, nga vlerat e traditat kulturore, nga gjuha e tij, deri nga si mbolika e tij kombëtare. Më 22 Shtator  çakërritëm sytë kur lexuam në “Shekulli” reportazhin e Ylber Lilit “Parlamentarët e Shkupit: Skënderbeu është maqedonas”. Meqenëse nuk u ndezi të na vidhnin bamirësen e Kishës Katolike, Nënë Terezën,   kryetares së  Komisionit parlamentar për kulturën në Shkup, zonjës Eleonora Petrova-Mitrevska na i qenka shkrepur të na rrëmbejë heroin tonë kombëtar. Deputeti shqiptar Zydi Xhelili për ta kundërshtuar mund t’i thoshte fjalë edhe më të forta se : “ Nuk habitemi që në mënyrë artificiale krijoni historinë tuaj, prandaj mos u mundoni se   do të arrini të falsifikoni historinë shqiptare”.

Me kësi falsifikimesh të historisë e simbolikës kombëtare shqiptare na bëjnë të gaja semi së qeshuri. Por me falsifikimet që i bëhen realitetit shqiptar në FYROM, e në Ballkan dhe Marrëveshjes së Ohrit  nuk duhet të qeshim, duhet të lëshojmë kushtri min shqiptar. Skënderbeun janë munduar dhe më parë ta deshqiptarizojnë, ta bëjnë grek, serb, boshnjak, thjesht kryqzatar etj . Tani vonë  na janë shtuar dhe argumente të panevojshme për të provuar shqiptarsinë e Skënderbeut. Një studiues ka hedhur hipote zën se nëna e tij, Vojsava, nuse e Gjon Kastriotit në Krujë nuk paska ardhur nga Polo gu, që sot është në FYROM, por nga Mirdit a që është në Shqipërinë londineze. Edhe Ismail Kadareja ka mbërritur në përfundimin se :”Figura e Skënderbeut është farkëtuar nga Europa për ta kthyer Shqipërinë nga kristianizmi. Nëse shihni botimet e shkruara për Skënderbeun ka më shumë se njëmijë, por vetëm katër janë shkruar nga shqiptarët”. ( Intervista “Ne jemi popull ambiciozëzh” në “Le Figaro”dhe “Sheku lli” 3 Gusht 2004)  Kështu që kot rropatet ajo  zonja Petrova-Mitreva sepse shqiptarësia e Skënderbeut është vulosur gjatë shekujve të paktën me njëmijë botime europiane, përveç dokumenteve të tjera. Kjo do të thotë se edhe vet Kadareja po largohet nga vle rësimi i Skënderbeut si “Atlet i krishterimit”. Mbase kështu do të evoluojnë në vlerësimet e tyre edhe apostati mysliman i konvertuar në të krishter Rugova, edhe katolikocentristët, edhe integralistët europianë që Skëndebeun e paraqesin si euro centrist 500 vite përpara atyre që nisën pu nën për Europën e Bashkuar pas LDB. Duhet të jemi të gjithë në një mendje që Skënderbeun ta vlerësojmë e nderojmë në shkallën më të lartë si heroin kombëtar të shqiptarëvet.

 

Zvetënimi dhe tjetërsimi kombëtar i shqiptarëvet nëpërmjet dyzimit të identitetit

 

Por sllavomaqedonasit fusin spica sepse shohin se midis shqiptarëve nuk ka vetëm zbu lues të krizës së identitetit. Paska (!) edhe gjurmues të “identitetit të tepruar naciona list shqiptar”.

Në një të përmuajshme  me emrin  “Njerëz” në Korrik 2004 është botuar intervista me titull “Shoqëria shqiptare është shumë nacionaliste”. Tjetër avaz ky! Intervistues është gazetari Ben Andoni, që para pak kohësh ishte në zyrën e Vuk Drashkoviçit në Beograd dhe solli prej andej një intervistë shumë reklamuese për ministrin e jashtëm të Serbisë dhe për politikën e tij. Kurse i intervistuari për “nacionalizmin e tepruar” tek shqiptarët është njëfarë Kimet Fetahu që paraqitet me titullin e drejtuesit të  “Qen drës të studimeve etnike” në Tiranë, por që më shumë njihet si një poterexhi provo kues për ta bërë Shqipërinë “han të multietnizmit” dhe për të bërë një ekspansion minoritar sllavomaqedonas brenda Shqipërisë londineze.

Kimet Fetahu e mbështet pretendimin e shovinistit antishqiptar greko-amerikanit Nikolas Geixhi se minoritetet në Shqipëri përbëjnë 30% të popullsisë. Pra një bajraktaruc i sllavomaqedonasve të Shqipërisë e barazon shkallën e multietnicitetit në Shqipëri me atë në FYROM. Kimet Fetahu nuk turpërohet fare të trillojë për diskriminimin e paki cave në Shqipëri, as të bëjë demagogji të shpëlarë për rrugët e përmirësimit të gjendjes. Nëpërmjet njerëzish si Fetahu sllavomaqedonasit përpiqen të krijojnë  kundërpesha në Shqipëri për kërkesat që kanë shqiptarët në FYROM. Këtyre nuk mund t’u thuash se nuk dinë çfarë duan .

Gazeta “Le Figaro” ka botuar gjithashtu, si në rastin e Shqipërisë, një reportazh nga Maqedonia të titulluar “Maqedonasit dhe shqiptarët, nostalgji në mërgim” dhe një intervistë me një shkrimtar maqedonas, por me kombësi shqiptare, Luan Starova te gazeta franceze e quan “besnik i metaforës globale”. Në intervistën e tij Starova thek son :” Unë për shembull jam shqiptar, por ndihem maqedonas. I shkruaja librat e mi si në shqip ashtu dhe në maqedonisht. Ky identitet i dyfishtë nuk më krijon probleme”. Identiteti i dyfishtë nuk është identitet normal. Në këtë lloj “identiteti” më  shumë se dyzim ka dyfytyrësi. Zakonisht është pamundësia për të zhbërë atë që është e trash ëguar që e shtyn bartësin e kësaj mendësie të bëjë kompromis në vetvete, në pamundësi për të qenë i tëri i identitetit të ri. Në intervistën e shkrimtarit shqiptaro-maqedonas Starova bien shumë në sy fjalitë : “Tek ne mbetet problemi i njohjes së minoriteteve...Popullsia më pak e urbanizuar janë shqiptarët. Ky minoritet është inte gruar me vështirësi në qytete”. Kështu shkrimtari me dy identitete kur vjen puna në çështjen thelbësore përcaktohet plotësisht për qëndrimin sllavomaqedonas se shqipta rët në FYROM  janë minoritet. Pra edhe ky e di fare mirë se çfarë don.  

 

Politikanët shqiptarë që nuk ndjekin rregullin e katërt të Solonit

 

Ezopi : “O Solon, me mbretërit ja mos fol, ja fol sipas qejfit të tyre”

Soloni : “Jo për Zeus, më mirë mos fol, ose fol siç është për të folur” (fq, 83)

 

Për politikanët shqiptarë tani “Mbreti” është diplomacia perëndimore. Dikur ishte ajo lindore. Prandaj politikanët shqiptarë nuk dinë çfarë duan se para diplomacisë perë ndimore ndjekin këshillën e Ezopit e jo të Solonit.

Më 23 Gusht 2004 në gazetën “Bota Sot” është botuar një intervistë e Ali Ahmetit nën një titull shumë domethënës “Referendumi i suksesshëm do ta fuste Maqedoninë në luftën civile”. Nuk gabon fare kur flet kështu në logjikën politike ish-drejtuesi  poli tik i UÇK-së që bëri luftën në vitin 2001 dhe sheh si po rrënohen edhe ato rezultate të pjesëshme që siguruan shqiptarët me këtë luftë. Por shpejt Aliu u kujtua se vlen dhe për atë rregulli se “zakonisht partitë që gjenden në pushtet flasin vetëm për suksese” dhe se pragmatizmi politik të shtyn që para Perëndive të flasësh si Ezopi e jo si Soloni

Prandaj Aliu mban qëndrim zhgënjyes më 29 Gusht 2004 në një  intervistë tjetër nën titullin “Pse i paralajmërova maqedonasit për luftë të re” që ubotuar në “Pano rama” në Tiranë më 29 Gusht 2004. Ai përqëndrohet më shumë në shpjegimet se gjendja në FYROM pas vitit 2001 paska ndryshuar për mirë, se shqiptarët kanë bërë përparime të mëdha, se ata nuk janë pakicë kombëtare pasi përbëjnë 25 % të popullsisë dhe vet Cervenkovski qenka shprehur se gabon ai që e mendon Maqedoninë vetëm të maqedonasve. Nuk ka lënë pa u shfajsuar se fjalët e tij për mundësinë e lu ftës civile nuk kanë qenë kërcënim , por vetëm një alarm pas shqetësimit që shkak toi referendumi.

Aliu nuk ka lënë pa shqiptuar as fjalët e mëdha dinjitoze :”S’mund të jemi qeraxhinj në shtëpinë tonë”, siç shpreheshin para disa dekadash drejtuesit politikë shqiptarë në Kosovë  kur ministra serbë u thonin shqiptarëve “ ta ndjeni veten si në shtëpinë tuaj”. Pra, politika shqiptare në FYROM është ende  në fazën e asaj retorike shqiptaro-sllave që bëhej në Kosovë para disa dekadash. Ndodh kështu se politikanët shqiptarë e dinë mirë se çfarë duan, apo nuk duan të dinë se si kanë shkuar punët.

Më 19 Gusht 2004 në “Gazeta Shqiptare” botohej shkrimi “Referendum për Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”, një ide e paraqitur në një konferencë shtypi në Tetovë nga Shpëtim Pollozhani, kryetar i  Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni. Thirrja e tij ishte të kultivohet vetëdija politike në shërbim të idesë së bashkimit kombëtar. Kurse Ali Ahmeti sipas “G SH” e paska kundërshtuar  sugjerimin e Pollozhanit me arsyetimin se duhet të jemi kundër Shqipërisë së Madhe. Bashkimin e shqiptarëve në një shtet e etiketon “Shqipëri e Madhe”, siç bëjnë edhe armiqtë slla vë të shqiptarëve. Ndërsa përfshirjen e shqiptarëve në një shtet me sh umicë sllavo maqedonase i njëjti politikan e quan vetëm integrim, jo përthithje në një Maqedoni të Madhe.

Edhe politikani tjetër i rëndësishëm shqiptar në Maqedoni Arbër Xhaferri është shprehur : “Jemi kundër referendumit maqedonas, jo për Shqipërinë Etnike” ( gazeta “55” 26 Gusht 2004). Me lëkundjet e tij midis tezës për shtet etnik shqiptar në Maqe doni dhe  barazi për shqiptarët brenda Maqedonisë avnojiste, Arbër Xhaferri të habit jo më pak se Ali Ahmeti, kur mori rolin e institucionalistit pasi u bë pjesëtar i koalici onit qeveritar me Cervenkoskin. Për të rifituar rol politik pas daljes së PDSH nga qeve ria Xhaferri bëri sikur u rikthye në pozitat e radikalit nga nisi ngjitjen e të përojetës politike. Në vitin 2003 n griti flamurin e shtetit etnikshqiptar në Maqedoni e të bashki mit kombëtar të shqiptarëvet. Tani në rastin e krizës së referndumit Xhaferrin e sho hin të shkojë sërish në pozicionin e institucionalistit afër Ahmetit.

 

“Xhaferrizmi” e “fërçkovizmi” bredhin si fantazma të avnojizmit

 

Tani mund të themi  se u provua që nuk kishte të drejtë një tjetër ideolog i çështjes shqiptare në FYROM, shkrimtari Kim Mehmeti, kur u entuzizmua aq shumë nga lufta e UÇK-së sa shpalli  se kishte ardhur “Fundi i “xhaferrizmit” dhe i “fërçkovizmit” në Maqedoni” ( “Bota Sot” 3 Prill 2001).

Me “xhaferrizëm “ Kim Mehmeti kuptonte praktikën e lëkundjes si lavjerrësi në poli tikë nga qëndrimi radikal i Xhaferrit për të fituar rol e rëndësi politike duke sfiduar institucionet e pushtetit, kur në pushtet shqiptarët përfaqësoheshin nga PPD e Abdurra hman Halitit, drejt kalimi në politikën e respektimit e të mbrojtjes së institucionevet të pushtetit kur erdhi në fuqi partia e Georgievskit dhe PDSH e Xhaferrit u bë ortake- she    gerte e saj.

Më 3 Prill të vitit 2001, Kim Mehmeti e shprehte fundin e “xhaferrizmit” në stil letrar : “Heroi i betejavet të huaja- siç është emër(t)uar tashmë Xhaferri në opininon e këtushëm publik- kësaj here u zu ngushtë, nuk kishte mjaft kohë që situatën e re ta kthente në dobi të tij”. Ky vlerësim i Mehmeti doli  shpejt i pasaktë. Xhaferri e ktheu situatën ( ose më mirë të themi, të tjerët e kthyen situatën) në favor të tij , sepse ai u bë protagonist në përfundimin e Marrëveshjese së Ohrit, ndërsa Ali Ahmeti mbeti “ i kërkuar nga policia sl lavomaqedonase” edhe për disa kohë. Xhafe rri në shkrimin e tij më 19 Shtator në “Shekulli”e përmend  me mburrje sfidën që tërboi presidentin Trajkovski kur Arbri foli shqip në rezidencën e presidenciale. Edhte tani Xhaferri është mbrojtës i meritavet të Marrërveshjes së Ohrit.

Këto veprime të Ali Ahmetit e nxorrën edhe më të gabuar vlerësimin e Kim Mehmetit se kishte marrë fund “xhaferrizmi” në politikën shqiptare në FYROM. Edhe më të gabuar vlerëimin që bëri Kimi e nxjerr qëndrimi i tanishëm i Arbrit që po  mundohet, sikurse e argumenton Hasan Saliu, të rikthejë  bashkëqeverisjen si në kohën kur ishte ortak i Georgievskit. Pra ajo që Kim Mehmeti  me gëzim e shpallte si “xhaferrizëm të vdekur” në Prill të vitit 2001 tani është “xhaferrizëm i ringjallur” dhe i mbështetur nga të dy krahët e politikës shqiptare, çka në fakt është avnojizëm titist.

Nuk ka vdekur, por po gjallërohet edhe dukuria politike që Kim Mehmeti e emërtonte “fërçkovizëm”, sipas emrit të ministrit të brendshëm në qeverinë e Georgievskit, Ljubomir Fërçkovski që tani është gazetar politik, njësoj si Arbër Xhaferri. Sipas Kim Mehmetit : ”Fërçkovski e shpiku principin “Mos u jep asgjë ( shqiptarëve kupto het A.B.) nëse ka hapësirë që të manipulohet”. Këtë politikë e kanë ndjekur Gligo rovi, Cervenkovski, Georgievski, Trajkovski dhe të tjerët, edhe pa e thënë Fërçkovski këtë formulin kaq domethënës, kaq të saktë e përmbledhës të politikës së “shkopit të madh e karrotës së vogël” kundër shqiptarëvet pas vitit 1991. Kjo politikë  vazh don dhe tani . Arbër Xhaferri në shkrimin “Në dimesion skandali” më  19 Shtator thekson se : “Sërish shfaqet loja e dyfishtë e maqedonasve që ka për qëllim t’i për buzë shqiptarët”.

Që politika në FYROM sot është vetëm  “fërçkovizëm” e “xhaferrizëm”, siç i konce ptonte Kim Memeti në Prill të vitit 2001, që ziejnë bashkë në kazanin e vjetër e të pakallaisur prej kohësh të avnojizmit, e tregon më së miri shkirmi i  vet Kimit me titull “Sezoni i referendumeve”, botuar në  gazetën “55” më  4 Shtator 2004. Është i vetmi shkrim konfuz që kam lexuar nga pena e Kim Mehmetit , çka nxjerr më në pah titullin e shkrimit të Nebi Merselit “ Shqiptarët në Maqedoni nuk dinë çfarë duan “ dhe  AN>fjalinë e Xhaferrit ( të cilin Kimi e cilëson “analist fjalëmadh”) se  “shqiptarët janë në konfu zion”. Por shkrimi i Kimit më mundëson të them me siguri më të madhe se ata që ka në për detyrë të mësojë shqiptarët çfarë të duan e t’i nxjerrin nga konfuzioni janë të çoroditur për vete, sepse duan gjëra të ndryshme. Këtë e vë në dukje mjaft mirë Kimi në shkrimin e tij.

 

Si ndahen punët midis “fërçkovizmit” e “xhaferrizmit” në FYROM

 

Mendimi më i vlefshëm në shkrimin e Kimit është kur ai thekson se : “Maqedonia do të mbetet shtet pa themele , por me kulm...dhe bashkësia ndërkombëtare nuk vë re se “pullazi pikon” dhe tërë brendia e shtëpisë kalbet”. “Fërçkovizmi “ sllavomaqedonas këtë e vë re shumë mirë, por sa kohë që sheh se ka mundësira, ose i krijohen raste  për manipulim ai nuk nxiton të kalojë në zbatimin përfundimtar të planit të ndarjes.   Prandaj mobilizohen kalemxhinj të “fërçkovizmit” si Denko Maleski, i cili në analizën “Maqedonia thellohet ( duhet përkëthyer fundoset) në krizë politike” (gazeta “55” 19 Shtator 2004) për ta shpëtuar nga m bytja FYROM-in jep këshillën :”Të shpresojmë se grupi etnik shqiptar do të tregojë durim kësaj radhe, se nuk do të niset në drejtim të njëjtë duke mobilizuar, nga ana tjetër, pakënaqësinë e grupit personal për njëfarë prononcimi të ri në referendum”.

Pavarëisht nga përkëthimi keq i gazetës “55” kuptohet që Maleski kërkon t’ua lidhë paraprakisht duart shqiptave që të mos bëjnë referendum për shtet etnik. Këshillën e Maleskit në fakt e ka dhënë vet Ali Ahmeti : “Ne duhet ta kuptojmë, edhe shqiptarët etnikë, edhe maqedonasit etnikë, se nuk kemi ku ta çojmë njëri-tjetrin dhe duhet të pajtohemi me fatin që ne duhet të ndërtojmë bashkërisht çdo vlerë” (“Panorama” 29 Gusht 2004). Kurse sllavomaqedonasit japin përditë shenja më të qarta se vazhdojnë politikën e “fërçkovizmit”, “buçkovizmit” e plot “izmave” të tjerë të hershëm e të tanishëm për “t’i çuar shqiptarët në djall nëse nuk ulin qafën , kurrizin e nuk ngrenë prapanicat e zhveshura. Këtë po kërkon Denko Male ski me këshillat e tij “lutëse”.

Në një intervistë me titull “Kurthi fatal i pluralizmit shqiptar”, botuar në “Ballkan” të datës 16 Shtator edhe Arbër Xhaferi nuk është larg dëshirës së Maleskit kur u bën një inxheksion qetësues shqiptarëve me fjalinë : “ në këtë fazë historike shqiptarët po tregojnë vitalitet...”. Kjo ngërdheshje lavdëruese shoqërohet dhe me një kërleshje xhaferriste për provokim sherri brendashqiptar : ”Mirëpo këtu dua të nënvizoj se ne nuk kemi ndikime dhe nuk jemi të instrumentalizuar nga Tirana. Gjithçka në gjykimet dhe orientimet tona buron nga tradita dhe urtësia tradicionale e kombit tonë. Ndërsa serbët marrin urdhëra nga Beogradi”.

 

Është një dinakëri pështirosëse që praktikojnë disa intelektualë shqiptarë që  sajojnë paralelizma të pavend shqiptaro-serbe kur duan  të largojnë shqiptarët nga një gjë që u takon ta bëjnë dhe kanë për detyrë ta bëjnë. Qenka “urtësia e kombit” që bëka Arbër Xhaferrin të ndikohet nga politika sllavomaqedonase e Shkupit (“fërçko vizmi”) dhe jo nga ajo shqiptare, apo edhe “shqiptare”, e Tiranës ( nanoizmi, berishizmi, enverizmi etj.) . Apo Arbër Xhaferri ka ndërmend “urtësinë” e ndonjë kombi “fyro mas” për t’ua njësuar shqiptarëve në FYROM edhe kombësinë me shtetësinë?!

 

Ku të çon frika e stisur ndaj “instrumentalizimit nga Tirana”?!

 

Shqiptarët duhet ta ndjejnë veten të lumtur kur të vijë ajo ditë që Tirana të bëjë për gjithë shqiptarët politikën paternaliste si bën Beogradi për gjithë serbët dhe kur gjithë shqiptarët të mirëpresin një politikë të tillë paternaliste si serbët e Kosovës presin politikën e Beogradit dhe jo të mburren si Arbri se gjykimet e tij nuk u ndikuakan nga Tirana. Në fakt gjykimet që po bën tani Arbri janë shumë të ndikuara nga poli tika e Tiranës por ai përpiqet ta fshehë këtë sepse ndikimet e Tiranës zyrtare dhe inte lektuale hë për hë çojnë ujë në mullirin e sllavomaqedonasve, jo në atë të drejtave të shqiptarëve në FYROM.

Arbri asnjëherë nuk  ka mundur të na bindë se është nga ata intelektualë e politikanë mendimet e qëndrimet e të cilëvet nuk ndikohen nga jashtë hapësirës së mendimit e politikës së ngushtë partiake, ose shqiptare. Në shumë raste na ka lënë përshtypjen se është i ndikuar fort nga studimet në Beograd, se është i ndikuar shumë nga Vatika ni e katolikocentrizmi në paragjykimet fetare e spekulimet filozofike që shfaq kundër Islamit e myslimanizmit ndër shqiptarët, nga përfitimet që vijnë nga përshtatja ndaj veprimtarisë së  Fondacionit “Soros”, ndaj intelektualizmave europianiste zvetënuese, ndaj rrymavet e skemavet tejet pragmat iste që ndërton diplomacia ndërkombëtare në çështjen shqiptare, ndaj ledhatimeve të mekanizmave ndërkombëtare që  kanë nevo jë për intelektualë e politikanë shqiptarë të lakueshëm në auditoret e seminareve ndërkombëtare kur duhet të jutisfikojnë shpenzimet e fondeve të majme  që caktohen për kësi punësh pa bereqet.

Arbër Xhaferrit nuk i pëlqyeka “instrumentalizimi nga Tirana”. Ai me siguri urren çdo mendim politik që nis nga Tirana dhe nuk përputhet me konstruktet e skemat e të men duarit të tij politk, filozofik e fetar.E kemi vënë re se edhe kur ka qenë i detyruar për pragmatizëm të mbajë ndonjë qëndrim nacionalist, ose të shtjellojë ndonjë tezë naci onaliste, siç i ndodhi në vitin 2003, asnjëherë nuk ka bërë referenca në burime nga Ti rana kur ato qëndrime e mendime janë mbajtur e shtjelluar më parë. Por atij i pëlqen shumë të luajë rolin e mendimtarit politik e filozofik, të politikanit e të partiakut me peshë të madhe në tërë hapësirat  shqiptare e shqipfolëse, rolin e mësu esit të madh edhe për politikanët e Tiranës e shqiptarët e Shqipërisë së cunguar. Atij i pëlqen kur në Tiranë i venë në dispozicion ekranet e televizioneve,  sidomos në emisionin e Xhungës në “Top Channel” ( një herë madje para shumë vitesh edhe unë kam bërë  një debat teleziv me përplasje në TVSH me Xhaferrin e Abdurrahman Halitin), si dhe faqet e gazetave, sidomos në “Shekulli”, apo kur e thërrasin dhe e vënë në qoshen e oxhakut në tubime politike e shkencore.

Përderisa i pranon gjithë këto ndere e privilegje për faktin se është shqiptar me gjak e gjuhë dhe politikan shqiptar në FYROM, duhet të mësojë ta frenojë pakëz veten e të mos rebelohet aq shumë kundër “instrumentalizimit nga Tirana”. Edhe pse betohet se nuk  është i instrumentalizuar nga Tirana, për fat të keq Xhaferri e pranon atë instru mentalizim  që bën dëm, pranon atë instrumentalizim që e largon nga nacionalizmi shqiptar në tërësi, por e hedh në radhët e legjionarëve të  nacionalizmavet të huaja kundër atij shqiptar, siç ka shtyrë disa sportistë shqiptarë në kombëtaret greke .

Ka menduar ndonjëherë seriozisht Arbër Xhaferri se mund të bjerë “viktimë  intele ktuale” e këtij instrumentalizimi anti-shqiptar? Harroi ai si u sulmua vitin e kaluar në Shqipëri nga ata që e kishin përkëdhelur kur gabonte vetëm se mori disa kthesa “nacio naliste” për të cilat ne e përshëndetëm dhe e mbështetëm pa fshehur rezervat që ki shim për qëndrimet e tij të mëparshme ( shih “Politikanizmi avnojist kundër qëndri mit të ri të Xhaferrit” në “Rimëkëmbja” nga 22 Prill deri më 24 Qershor 2003). Xhaferri nuk duhet të gëzohet shumë se e vendosin në krye të sofrës së një propa gande të fëlliqur që bëhet në Shqipëri kundër nacionalizmit

Ai bën mirë të mos humbasë sesnsin e vetvlerësimit realist nga gëzimi kur për të botohet ndonjë shkrim i shpëlarë me superlavdërime pështirosëse si ai i Mustafa Na nos në “Shekulli” më datën 16 Shtator 2003 nën titullin “ Arbër Xhaferri dhe sivë llezërit e tij të Tiranës”. Arbër Xhaferri duhet ta kuptojë se nuk është asnjë meritë të të lavdërojë Mustafa Nano që e ka bezdi t’i thonë  shqiptar. Duhet të marrë vesh se nuk përbën kurrfarë suksesi për të kur e lavdëron me aq patetizëm  Mustafa Nano që e ka obsesion të zvetënojë shqiptarët e të përdhosë çdo vlerë kombëtare shqi ptare. Kur të përzgjedh Mustafa Nano si personazh të panagjerikave të tij duhet të shikosh mirë se ku e ke djallosur në politikën kombëtare.

 

Karagjozllëku modern nuk dëmton më pak se ai mesjetar

      

Edhe pse ka rënë në konfuzion për shumë gjëra Arbër Xhaferri tërheq si duhet vemendjen dhe paralajmëron me vend për rreziqet që vijnë nga mangësitë që ka lejuar pjesa e politikës shqiptare në pushtet (BDI e Ali Ahmetit) në (mos)zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në shkrimin “Në dimension skandali” ai thekson se :” në Strugë, në Kërçovën e ardhëshme, në Shkup nuk janë bërë fare përmirësime, por do të thoshim përkeqësime”, pas miratimit të Ligjit për decentralizimin e përdorimin e gjuhës shqipe, që sllavomaqedonasit duan ta hedhin poshtë sipas  teknikave të “fërçkovizmit”. Është e gabuar të ushqehet iluzioni se ky ligj ka të bëjë me zbatimin korrekt të Marrëvshejs së Ohr it dhe të mbahet fshehur fakti që ai shërben si hap i parë në ndarjen e fshehtë terrritoriale në Maqedoni në kushte të favorshme për sllavomaqedonasit.

Këto mangësi vijnë shpesh ngaqë pushtetarët e politikanët shqiptarët sillen sipas rregullit të këshillës së Ezopit para “Mbretit”, pra para diplomacisë perëndimore, dhe e quajnë paaftësi e mungesë shkathtësie politike po të zbatojnë këshillën e Solonit. Pra problemi shqetësues nuk është se ‘’shqiptarët në Maqedoni nuk dinë çfarë duan” por se një pjesë e  shqiptarëve  “nuk duan atë që duhet” dhe një pjesë më e madhe para “Mbretit” nuk guxojnë të kërkojnë atë që u takon; BASHKIMIN KOMBËTAR. Kurse sllavomaqedonasit kanë përvetësuar shumë mirë “këshillën e Solonit”, kërkojnë para “Mbretit” atë që u duhet, madje edhe pse nuk u ta kon : shtetin kombëtar sllavomaqedonas ku shqiptarët që janë 25% e popullsisë të trajtohen si minoritet” pa i afirmuar kolektivisht të drejtat minoritare.

Nuk dinë se ç’duan pikërisht ata shqiptarë që nuk kanë dëshirë të përvetësojnë “rregullat e Solonit”. Pas shpalljes së një projekti të çakërdisur sllavomaqedonas për të bërë Strugën e ndonjë qytet tjetër “shtet-qytet” si San Marino në Italinë e sotme ose si “poliset” në Greqinë e lashtë gazetari Ylber Lili reagoi me një koment të titulluar “Karagjozët e tipit mesjetar”. Po pse të mos përdoren këto terma më parë për të cilësuar  dëshirat e përpjekjet e  një takëmi politikanësh, partiakësh e  madje pushtetarësh shqipëtarë që kërkojnë me “karagjozllëk modern” që çështja shqiptare në B allkan të mbyllet me një  principatëzim, apo bajraktarëzim politiko-kulturor të trojeve etnike shqiptare nën  suzerenitete e tutela kombesh e shtetesh të tjerë fqinj?! Një kërkesë e tillë në kohën kur po ndërtohet “Europa e kombeve”, jo “Europa e pricipatave feudale”, Europa e Bashkuar jo “Perandoria e Shenjtë Romake” ngjan si një karagjozllëk  më anakronik se ai që shpreh një gazetar  në propozimin për “Strugën shtet-qytet”

E vërteta është e thjeshtë : sllavomaqedonasit nxjerrrin për vete përfitim  sa më shumë e sa më shpesh që ta shkelin Marrëveshjen e Ohrit. Prandaj ata do të vazhdojnë në rrugën ku kanë ecur deri tani. Ali Ahmeti, Arbër Xhaferri e të tjerë si ata nuk e ndryshojnë dot këtë gjë. Shqiptarët në Maqedoni do të detyrohen të duan atë që propozoi Pollozhani, që u pa si parullë edhe në stadiumin e Tiranës gjatë nde shjes së futbollit Shqipëri-Greqi, që është program i disa forcave politike, që e ka shpallur edhe Fronti për Bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve, i cili drejtohet nga një shqiptar i Maqedonisë, që i përkushtohet Armata Kombëtare Shqiptare.

AN>

 

25 Shtator 2004                                                    Abdi Baleta

 

KUR DO TA SJELLË SALIKASHVILI “VJESHTËN E PREÇIT”?

 

“Qeveria ka dështuar”, “Qeveria ka rënë”, “Poshtë qeveria”, “Të rrëzojmë qeverinë”, “Duam qeveri teknike”, “Qeveria s’e mbush vitin, s’e zë stina, s’e zë dekiku”. “Nanos po i vjen fundi” pat dhënë verdiktin Arben Imami në “Albania”, qysh më 31 Tetor të vitit 2002. Dhe tërrci e vërrci pa pushim.

Ka kohë që kështu e kalojnë kohën shumë politikanë të pandershëm dhe mbushin faqet shumë gazeta e plotësojë programet shumë televizione pa përgjegjësi. Dhe qeveritë e qeveritarët vazhdojë avazim e tyre, krijohen, ndryshohen, më shumë nuk punojë se punojnë, por ama kohën e kalojnë dhe mandatet i plotësojnë. Vetëm një herë nuk ndodhi kështu, me qeverinë numër dy të Aleksandër Meksit, se atëherë at që deshën ta rrëzonin e bënë këtë gjë duke rrëmbyer armët.

Të Dielën më 2 Gusht 2004 gazeta “Dita” botonte një fall të Preç Zogaj, që është bërë edhe fallxhor edhe magjistar në politikën shqiptare. Falli tregohej qysh në titullin e shkrimit “Emblema e një qeverie që s’do ta zërë vjeshta”. Rrëzimin e qeverisë e kishte bërë punë stinësh Sali Berisha para Zogajt. Më 22 Shkurt gazeta “55” shpallte sipas porosive të Berishës “Stina e protestave deri në rrëzimin e Nanos”, ndonëse Berisha e PD të entuziazmuar nga ngjarjet në Tbilisi rrëzimin e Nanos e kishin caktuar për më 20 Shkurt 2004, në  përvjetorin e rrëzimit të monumentit të Enverit në vitin 1991.

Por meqenëse hesapet kishin qenë bërë pa hanxhinë Berisha urdhëroi fillimin e e një stine të re për të rrëzuar qeverinë me “protesta të frymëzuar nga Nënë Tereza” domethënë duke ndezur qirinj dhe bërë lutje e përshpirtje fetare. Me sa duket këtë stinë kishte parë Preçi në filxhanin për ngjarjet e Lazaratit që paralajmëroi në Gusht se qeverinë e kryesuar nga Nano nuk do ta zinte vjeshta. Në atë titullin e shkrimit vërtetë nuk thuhej se për vjeshtën e cilit vit e kishte fjalën në fall Preçi, por duke ditur padurimin e tij për t’u bërë edhe një herë ministër, kësaj radhe i PD-së, e merrnim me mend se e kishte fjalën për këtë vjeshtë të vitit 2004 që tashmë ka hyrë, madje me shira e erëra të forta.

Mirëpo vjeshta e këtij viti hyri, falli i Preçit nuk doli. Qeveria është në vend. Nano vazhdon të mos verë mend. Edhe pse nëpër rrugë nuk bërtet më njeri “Nano, ik!” ai vazhdon t’ia mbathë të gjezdisë nëpër botë, nga Pekini hidhet në Nju Jork.

Megjithatë vjeshtat shkojnë e vinë përsëri. Preçi mund të thotë se nuk e ka pasur llafin për këtë vjeshtë që nisi më 21 Shtator 2004. Ai mund të thotë se e ka pasur fjalën për atë vjeshtë kur qeveria vet të vendosë të mos jetë. Kështu ndodh kur fallxhorët e politiës rrëfejnë përralla për kalamajt dhe i besojnë të rriturit. Nuk duhet të kujtojmë se “vjeshta e Preçit” është patjetër stina e njohur e vitit. Preçi flet për një “vjeshtë politike” që mund të vijë edhe në dimër, edhe në pranverë edhe në verë, mjafton që të zverdhen përfundimisht e të bien gjethet (zgjedhjet) e qeverisë, pra për një vjeshtë që varet nga Sali Berisha  dhe PD-ja ta sjellin sa më parë dhe Nano e PS-ja ta vonojnë sa më gjatë.

E si mund të vijë kjo vjeshtë? Ka një shpjegim jo letrar si ai i Preçit, por më  praktik filozofik nga Arian Starova dhe politik nga Sali Berisha. Starova një herë foli si Orakulli i Delfit : “Qeveria ka rënë, por duhet dikush ta rrëzojë” (gazeta “55” 18 Janar 2003). Një vit më vonë foli sipas filozofisë së lashtë dhe asaj komuniste kineze : ”Kur ngrihet populli , bie qeveria” ( gazeta “RD” 22 Shkurt 2004). Kjo filozofi ka nisur qysh nga Konfuci në Kinë që thoshte “ kur fryn era përkulet bari”. Mao Ce Duni këtë filozofi që favorizonte aristokracinë e ktheu në filozofi që favorizon vegjëlinë “kur kalon fshesa, ikën pluhuri”. Edhe Starova këtë kishte ndërmend kur porositi se “ duhet dikush të rrëzojë qeverinë, që ka rënë”. Thënien filozifike të Starovës e vulgarizoi në zhargon fshataresk Nikoll Lesi “S’ka zot që shpëton Nanon”( gazeta “Sot” 22 Shhkurt 2004). Por problemi mbeti i pazgjidhur.

Tani është sërish  Berisha që thotë që qeverië e Nanon duhet t’i ndëshkojnë njerëzit, pa pritur nga perënditë. Madje Berisha tani thotë se nuk duhet pasur shpresë as tek të huajt, prej të cilëve ka pritur gjithçka deri tani, ka pritur ta marrin hopa për ta ulur në kolltukun e kryeministrit, siç marrin prindërit fëmijët e llastuar për t’i vënë në krevat të flenë. Tani Berisha nuk mbetet vetëm tek demonstrimi në frymën e Nënë Terezës dhe shpjegimin priftëror  të Lesit e kthen në direktivë politike  “po të veprojmë si në Tbilisi, qeveria bitisi”.

P>

Pra, “vjeshta e Preçit” do të vijë kur Salikashvili i Shqipërisë ( i lutemi lexuesit të tregojë kujdes të mos e ngatërrojë me mbiemrin e gjeneralit amerikan Shalikashvili, ish-shefi i Shtabeve ushtarake në SHBA) do të përsërisë atë që bëri Saakashvili i Gjeorgjisë para disa muajsh që pas zgjedhjeve të manipuluara nuk i njohu ato, organizoi demonstrata në frymën e Gjergj Sakaxes dhe një ditë demonstruesit hynë në sallën e parlamentit që duhej të fillonte punimet dhe e përmbysën atë parlament. U bënë shpejt zgjedhje të tjera dhe Saakashvili u bë presidenti i vendit.

Berisha u entuziazmua atëherë jashtë mase nga suksesi i Saakashvilit të Gjeorgjisë  dhe tentoi të bëhej përnjëherë Salikashvili i Shqipërisë duke  caktuar datën 20 Shkurt 2004 si ditën për dëbimin nga pushteti të Fatosaxe-s së Shqipërisë. Një shkrim në gazetën proberishiane “Korrieri” më 6 Shkurt 2004, e kishte titullin “Berisha: Nano është Shevarnaxja shqiptar”. Por homologu për post i Shevarnaxes në Shqipëri, Alfred Moisiu, nuk ishte i një mendimi me Berishën dhe deklaroi se “Shqipëria nuk është Gjeorgjia” ( “Shekulli’ 7 Shkurt 2004). Nuk e kemi marrë vesh ende nëse ishte nga kujdesi për të ndrequr gafën politik e të Berishës, apo parandjente se Salikashvili do të fillonte së shpejti ta trajtonte dhe atë si Moisixe-n e Shqipërisë e të kërkonte largimin e tij. Bëri përshtypje dhe  titulli  “Moisiu: Meta dhe Berisha gabuan (në krahasimin) me Gjeorgjinë” që kishte zgjedhur gazeta “Korrieri” më 7 Shkurt 2004 për një intervistë të Moisiut në “Zëri i Amerikës” 

Sali Berisha nuk u bë dot Salikashvili në fillim të pranverës, as gjatë verës së vitit 2004. Lëvizja “Nano, ik” kaloi nga fryma  e rebelimit të tipit të atij të Vlorës në vitin1997 që tentoi t’i ngjiste Nikoll Lesi në Shkodër, në lëvizje me “frymën e Nënë Terezës” dhe u shua fare, derisa doli Bamir Topi e shpalli se lëvizja e kishte kryer misionin në rrugë dhe do të barrikadohej në sallën e parlamentit. Tani dëgjojmë    përsëri Berisha po bën thirrje për të marrë pushtetin si në Tbilisi në rast se zgjedhjet e ardhëshme do të manipulohen ose atij do t’i leverdisë t’i sh pallë të manipuluara.

Pra, Saliu paralajmëron se deri në kohën që do të vijë “vjeshta e Preçit” ai mund të shndërrohet në Salikashvil. “Vjeshta e Preçit” nuk është çudi që të vijë dhe në Qershor, në Korrik. Mirëpo ne dimë se vjeshtat që vinë me metodat e Saakashvilit në Shqipëeri kalojnë lehtë nga vera të nxehta në acarin e dimrit dhe në dimra të fortë në mes të verës siç ndodhi në Janar-Mars dhe  Qershor-Korrik të vitit 1997, apo në Maj të vitit 1996. Berishës mund t’i pëlqejë roli e suksesi i Saakashvilit dhe e ëndërron veten si Salikashvili, por duhet të mendohet mirë ose të përgatitet shumë mirë. Në Shqipëri trëndafilat  për marrje n me lëvizje populiste të institucioneve si ndodhi në parlamentin gjeorgjian kthehen shpejt në gjëmbaçë.

Është njoftuar se SHBA mbas një periudhe disa mujore kanë caktuar amabsadorin në Tiranë. Për herë të dytë emërohet një zonjë. Kujtimet  nga viti 1997 kur në Shqipëri ishte ambasadore zonja Lino janë shumë të hidhura edhe me rolin e ambasadës amerikane. Urojmë që simbolika trishtuese të kthehet  në realitet të hareshëm. Në mungesë të ambasadorit amerikan që na kishte mësuar të dilte çdo ditë në ekran për të na dhënë orientime politike, ekonomike, juridike në Shqipëri gjeti shesh e bëri përshesh diplomacia e vendeve europiane, sidomos ambasadorët e institucionet europiane, Liponen e&n bsp; Salcman.

Kështu që ardhja e titullarit të ambasadës amerikane është më e ngutëshme për shqiptarët. Mirpo mund të vonojë dhe disa kohë, ndoshta nga që SHBA nuk duan të jenë të përfshira shumë e shpejt në katrahurën zgjedhore të Shqipërisë. Minjtë e diplomacisë europiane mund të vazhdojnë të hedhin ende valle në Tiranë në  mungesë të maçokut amerikan. A do të bëhet kjo me qëllim që t’i shtohen mundësitë Berishës të imitojë Saakashvilin, apo për të penguar Berishën të bëjë një lojë aktoriale si Salikashvili?!

Këto le të na shpjegojë fallxhori Preç Zogaj që i sheh dhe i njeh më mirë filxhanët e kafeve politike të Berishës.

 

26 Shtator 2004                                                    Abdi Baleta

 

 

PD-ja KRIZË  SI  PPSH-ja

 

BERISHA IMITON ALINË PËR TË SHPËTUAR PARTINË

 

Shumë shqiptarë, por sidomos ish-anëtarët e PPSH-së, e mbajnë mend mirë dhe e kujtojnë me njëfarë bezdie periudhën e fundit të PPSH-së në krizë identiteti politik, pasigurie në udhëheqje ku përpëlitej Ramiz Alia për të bërë diçka ndryshe që e çonte gjendjen nga shiu në breshër. Ishte koha e agonisë së sistemit, e mpirjes së përgjithëshme të organizmit partiak, e refuzimit  në rritje të partisë nga mjedisi tjetër shoqëror.

Në çaste krizash të tilla zakonisht ndërmerren hapa gjysmakë, të improvizuar që më shumë prishin se ndreqin që shpejtojnë çthurjen që nuk karikojnë por humbasin energji. Në atë kohë Ramiz Alia me kolgët e tij e kërkonin zgjidhjen për dështimet e ekonomisë në ca pseudoreforma që prishnin dhe atë rregullshmëri që kishte ekzistuar, në tentativa të kota për të ndëshkuar administratën duke çorientuar punëtorët.

Në parti e kërkuan rrugëdaljen nëpërmjet një presioni pa dobi mbi anëtarsinë e  organizatat bazë, duke i fajsuar ato edhe për gjëra që nuk ndreqeshin më. U  sajuan mbledhjet e hapura të partisë gjoja për të vënë në lëvizje organizatat e komunistët, për të lidhur partinë me masat pas shkëputjes, për të nxitur masat të ndreqnin partinë. Nuk ishte as  revolucion kulturor kinez, as përsëritje karikaturale e kontrollit punëtor të disa dekadave më parë, as respektim i njerëzve pa parti. Ishte një gjë krejt e mbrapshtë që ftohnte dhe anëtarët e përkushtuar e të zellshëm nga par tia dhe nuk ngrohnte askend.

Tani Sali Berisha po jep shenja se me metoda të ngjashme përpiqet të nxjerrë PD-në nga amullia. Berisha këto ditë shpalli se PD-ja do të hapet para shoqërisë civile. E çdo të thotë kjo? E njëjta gjë si ajo që tentonte Ramizi ta ndreqtë PPSH-në me ata që nuk ishin në PPSh dhe as nuk kishin ndonjë aftësi për të ndrequr partinë. Këtë fushatë për të  ndrequr PD-në brenda disa vitesh Berisha e ka shpallur disa herë, me emra të ndryshëm me konceptim të njëtë. Qysh në vitet e para shpalli fushatën e “vetkorigjimit të PD-së”. Pastaj erdhi hapja e dyerve nën parrullën “nuk ka të vonuar në demokraci”. Pastaj fushata e “tërheqjes së intelektualëve në parti”, Më pas fu shata e “forcimit të PD-së nga qëndrestarët”. Pastaj përsëri ftesa për intelektualët e hapje për shoqërinë civile me emra të ndryshme.

Në fillim të vitit 2004 Berisha shpalli “PD do të ketë fytyrë të re” (“Panorama” 25 Janar). Tani pas disa muajsh shohim po atë fytyrë që kishte. Më 26 Shkurt 2004 në “Tema” shkruhej “Berisha zbardh projektin e hapjes së PD-së”. Projekti vazhdon ende të zbardhet e të mvrenjtet. “PD fton shoqërinë civile në prag të ndryshimit të forumeve” njoftonte më 25 Janar 2004 “Shekulli”. Ftesa vazhdon se si duket askush nuk po shkon në panair.

Po atë ditë “Shekulli” njoftonte “Zogaj: Hapja e PD-së për të pasuruar e ripërtërirë forumet”. Skandal, një udhëheqës i një partie tjetër, i mbetur pa parti, hiqet sikur të ishte udhëheqës i PD-së! Po ky skandal në jetën e PD-së kishte nisur me kohë me ata që kërkonin “riatdhesim në PD” pas tradhtive që kishin bërë. Zogaj qysh më  8 Janar 2003 kishte shkruar në “Albania”  se :”shkrirja e PD-ve sjell opozitën në pushtet dhe pse duhet të kthehemi në PD”. Por një tjetër “i larguar”, Dashamir Shehi, mendonte ndryshe “Unifikimi nuk duhet të përfshijë ish-ministrat socialistë” ( Tema”). Zogaj ka qenë ministër socialist si Arben Imami i PAD, i cili qysh më 2002 kujdesej të ndreqte partinë e Berishës dhe të përforconte pozitën e Saliut me deklarata : “ Berisha, i vetmi që mund të rigrumbullojë PD-në” (“Albania” më 23 Mars 2003). Imami bëhej fjalëmirë dhe për plangprishësin tjetër që ende kërkon rikthim si udhëheqës aktiv e jo fiktiv në PD, Aleksandër Meksin kur shprehej : ”zoti Berisha ka ardhur deri tek teza e Meksit ku bëhet fjalë për rithemelimin e PD-së”.  Kjo bëhej tema e pëlqyer e të dëshiruarve për “rimëmësim” tek PD-ja. “Imami; PD si mund të rithemelohet” ishte titulli i një tjetër interviste të botuar në “Shekulli” më 30 Mars 2003. Imami kishte dhënë dhe një intervistë tjetër në “Albania” të 26 Janarit 2003 për të shpjeguar “Përse jam me Berishën”. Pra një fushatë e tërë për të shpëtuar PD-në duke lejuar përsëri në të ata që e kishin braktisur ose ishin përjashtuar si ngatërrestarë. Edhe kjo është imitim i asaj strategjisë e taktikës “sh pëtimtare” që përdori PPSH dhe më pas PS për të ndrequr veten e forcuar pozitën duke u bërë thirrje të ktheheshin gjithë atyre që  i kishin larguar dikur nga partia dhe sigurisht shumica ishte dëbuar me të drejtë.

Fushata që bënin për “rithemelimin e PD-së e kthimin e tyre në PD” do t’u sillte Imamit e Zogajt një sulm therës nga “ZP” e datës 19 Janar 2003 në shkrimin “Kreu i komiteteve të armatosura dhe “Çiftelia” kthehen në PD”. Megjthatë ky sulm nuk stepi as Imamin as Zogajn për t’u rrasur nën sqetullën e Saliut, as Saliun për t’i marë ata përsëri në prehër. PD-ja ishte në hall si PS-ja në vitin 1991. Edhe Jozefina Topalli, nënkryetarja e PD-së në intervistën “Kthimi i të larguarve” (“Albania” 21 Janar 2003) ndonëse hidhte ndonjë romuz për dëmet që i kishin bërë të larguarit partisë nuk ua mbyllte derën.

Kurse Bashkim Kopliku nuk donte të radhitej tek Imamët e Preçët e rikthimit si plangrishës. Intervista e tij e gjatë në “Albania” të datës 22 Janar 2003 botohej me titullin “Nuk ka PD, por PB (Partia e Berishës)”. Kopliku ndryshe nga Imami ia  përplaste Meksit “ nuk ke qenë ansjëherë në PD por ke qenë në PB, je majtist, por antienverist”.

Nëse zbresim edhe më në kohë , në vitin 2002 do të kujtohemi për fushatën e madhe që shpërtheu atëherë Berisha për të gllabëruar gjithë partitë e djathta , jo vetëm ata grupet e shkëputura nga PD e vitit 1991. Berisha shfaqi një imperializëm të papërmbajtur partiak ndaj aleatëve në vitin 2002, pas marrëveshjeve me Nanon. Më 22 Dhjetor 2002 gazeta “Korrieri” botonte shkrimin me titull “Berisha: Opozita të shkrihet në një parti të vetme”. Sipas “Albania” të 24 Dhjetorit 2002 Berisha po përdorte dhe korruptimin e liderve për të shkrirë partitë “Shkrini partitë, ju bëjmë ministra”. E mbështeste më shumë Jozefina Topalli  që sipas “Shekulli” të datës 25 Dhjetor 2002 ishte shprehur : “Të ligjërojmë bipolarizimin. Është absurde që një popull prej 3 milionësh të ketë 13 parti parlamentare” Në një aktiv të PD-së në Durrës Berisha lëshoi dhe parrullën “Një parti, një projekt, një qëndrim”, një imitim allasojçe i parullë së “Rimëkëmbjes”- “Një komb, një atdhe, një shtet”.

Fushata për tufëzimin e partive shqiptare në dy stane, njëri i Nanos (i majti) dhe tjetri i Berishës dhe Topallit ( i djathti) ishte rezultati më i prekshëm në rrafshin e veprimtarisë partiake i  marrëveshjes së pajtimit e të bashkëpunimit midis Nanos e Berishës. Përpjekjet për këtë tufëzim janë një ndër pikat që respektohen ende nga të dy palët. Gazeta “Shekulli “ e datës 8 Tetor 2002 njoftonte “Nano: sistem parlamentar dypartiak. Eliminohen pseudoaktorë që prej 10 vitesh sorollaten si figurantë diletantë në politikën shqiptare”. Kështu ka folur më pas Jozefina Topalli.

Por, megjithë marrëveshjen e plotë dhe të sinqertë në këtë pikë midis Nanos e Berishës punët morën drejtim të kundërt dhe tani ka më shumë partira e grupime sesa në vitin 2002, pasi jan ndarë disa parti. Më në fund edhe nga PS lindi bijëza-shemër Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës.Berisha, megjithëse u mbështet fort nga Topalli ndeshi në një rezistencë që nuk e kishte ndeshur për disa kohë në PD. Nuk i bëri shumë punë shkathtësia demagogjike e Preç Zogajt që u shpreh “Berisha po vepron si Shiraku, Aznari dhe Berluskoni” (“Tema” 780). Më 27 Dhjetor 2002 në “Albania” u shfaq titulli “Berisha përçan kryesinë e PD-së. Arbnori dhe Butka kundër shkrirjes së opozitës në një parti të vetme”. Kjo is hte e ditur edhe më herët. Qysh më 21 Korrik 2002 në “Albania” ishte botuar teksti i Uran Butkës mbi “Pushtetin e pakontrolluar të Berishës”. Në shtyp kishin dalë shkrime të Arbnorit me titujt “S’duhet të vendosë vetëm Nano e Berisha”(“Intervista”),”Edhe unë do të takoj Nanon” (“Albania” 24 Shtatr 2002), “PD ka rënë në grepin e PS-së” (“Ballkan” 24 Shtator 2002). Më 14 Korrik 2002 në gazetën “Koja Jonë” njoftohej “Shpërthne Arbnori. Nano ia ka hedhur Beruishës. Marrëveshja Nnao-Berusha ka dëmtuar PD-në”. Në këtë intervistë të gjatë Arbnori shprehte inatet që PD e Berisha nuk mbështetën kandidaturën aë vuri vet Pjetri për president i Shqipërisë, por u morën vesh të bënin “president konsensual” Alfred Moisiun. Ishte pra inat për karrierizëm jo për parimësi.

Për të theksuar vështirësinë e shkrirjes së opozitës në një parti, që nuk i pelqente fort partisë së Pollos, gazeta “Albania” më 10 Dhjetor 2002 botonte shkrimin “PD-ja, parti me 299 tradhtarë”. Kurse Dashamir Shehi, kryetar i një partie të shkëputur nga PD deklaronte: “Ja pse nuk kthehem në PD” ( “Albania” 10 Janar 2003). “Të ikin Nano dhe Berisha” është një deklaratë tjetër mirëdashëse e Dashamirit në “Dita” më 19 Janar 2004.

Fatmir Mediu është njëri nga kryepartiakët që ka tentuar të vejë sa më shumë kapital politik e të sigurojë pozita karrieriste nga çdo nismë e Berishës. Kur Berisha nisi fushatën “për një parti” Mediu menjëherë nxitoi të vinte një kusht të rëndë “Qeveri, hije pastaj një parti” (“Tema” 782). Me këtë i thoshte Berishës : me garanto mua paraprakisht postin që duan në mos kryeministër, zëvëndës-kryeministër e ministër i jashtëm, pastaj bëj si do ti. Edhe tani është miku i Mediut, Godo, që i ka kërkuar Saliut të shpallë se cili do të jetë kryeministër dhe vet Saliu të heqë dorë nga ky post. Pra, me nënkputim i sugjeron të shpallë Mediun kryeministër. Edhe në Janar të vitit 2004 Mediu vazhdonte të bënte naz e e të hidhte vickla, ndonëse Berisha ia ka shtuar gjithnjë tagjinë politike në grazhdin opozitar. Ai madje e sfidon idhët Berishën  në “Dita” të  9 Janarit 2004 : “Opozita vuan për lider”.

Kështu që Berisha në projektet e tij për hapjen e madhe që do të bëjë tani ka mbetur më shumë në dorë të Preç Zogajt, i cili flet sikur të ishte vet Saliu, edhe pse është anëtar i një partie tjetër. “Do të afrojmë njerëz për qeverinë e ardhëshme të PD-së”, ka cituar gazeta “Shekulli” më 9 Janar 2004 fjalët e Zogajt. “Hapja e PD-së shtysë pë protesta qytetare” shprehej Bamir Topi, sipas gazetës “Tema” më 3 Shkurt 2004. Vërdallisje reth të njëjtave formula pa përmbajtje, pa frymë të re dhe pa besnikëri ndaj një tradite.

Berisha duhet të jetë verbuar fare politikisht nëse nuk sheh se nga e famshmja “shoqëri civile” nuk ka për të vjelur fryte, ose do të marrë fryte të krimbura. Berisha duhet të jetë zhveshur tërësisht nga çdo ndjenjë besnikërie ndaj qëndrestarëve nëse i shet ata kaq lirë për “shoqërinë civile”. Berisha tregohet më cinik se drejtuesit e dikurshëm të PPSH-së nëse e keqpërdor pa kufi fanatizmin e një grumbulli idhtarësh të tij pa horizont në PD.

Rregulli i ri “një njeri, një votë në parti” nuk  është ndonjë përparim në demokraci, por një dredhi. Berisha nuk e ndjen më veten aq të sigurtë në forumet, atje ku sidoqoftë grumbullohen njerëz që kanë njëfarë horizonti politk, njëfarë afirmimi partiak, një nuhatje më të madhe politike dhe ndjejnë më tepër përçmim politik. Berisha po imiton përsëri një kryetar të PS-së, Fatos Nanon, i cili kur  e pa veten ngushtë në Komitetin Drejtues të PS-së para ca vitesh kërcënoi me referendum në parti, madje një herë dha dorëheqje dhe nga baza nisi sulmin e kapi përsëri kreun. Pra PD e Berisha në të gjitha e etapat e krizës në PD ndjekin praktikat e PPSH-së dhe të PS-së

 

26 Shtator 2004                                              Abdi Baleta.       

 

NË VEND TË KOMENTIT

 

KUR “KUAZIPATRIOTIZMI” PERDORET PËR LINÇIM DHE HAKMARRJE..!

 

Rexhep ELEZAJ

 

Patriotizmi dhe atdhedashuria janë vlera universale të gjithë njerëzimit. Pra, janë vlera që nuk mund t’i tjetërsojë ose përvetësojë askush, sado që ndokush mund të ushqejë iluzone se ato i takojnë vetëm një kategorie njerëzish, ose ndonjë elite të caktuar të shoqërive njerëzore.

Ta keqpërdorësh hapësirën mediale që ta kanë ofruar të tjerët për “merita” dhe “kontribut” që ke dhënë diku, dhe dikur, duke e helmuar opinionin me të pa verteta, në mënyrën e paskrupulltë dhe stilin e vrazhdë që po ushtron një kategori profiterësh politikë dhe bashibozukë të deridjeshëm, për të cilët nuk kemi dëgjuar kurrë para viteve të 90-ta dhe të cilëve nuk iu është ndjer asnjëherë zëri në publicistikën shqiptare, është paturpësi dhe imoralitet i paskajshëm. Dhe si jo, kur kemi të bëjmë pikërisht me individë të cilët sot e kësaj dite ushqejnë tinëz ose hapur nostalgjitë e tyre për kohën e Titos dhe ish Jugosllavisë, e që në skenën publike na janë paraqitur për herë të parë pasiqë në Kosovë janë krijuar rrethanat më të favorshme politike , pra kemi të bëjmë me individë që duan të bëhën me çdo kusht “faktorë” të mëdhenjë në politikë, trima dhe heronjë të pas luftës si dhe të mençur pas kuvendeve. Për pozitën e tyre të mjeruar njerëzore dhe politike ndjejmë keqardhje, sepse siç po dëshmojnë vetë si “virtyte” më të mëdha njerëzore kanë; urrejtjen, xhelozinë si dhe shpirtin hakmarrës ndaj intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë. Kjo, kur dihet se askush në këtë botë nuk e ka të drejtën e personifikimit të vetëvetës me historinë tonë kombëtare, por as me kohën dhe ngjarjet që krijojnë të ardhmën e një populli. Më së paku ata që gënjejnë dhe dezinformojnë opinionin publik duke u marrë me shpifje, gënjeshtra dhe thashethëmë ndaj krijuesëve dhe politikanëve të denjë shqiptarë, të cilët, denbaden i kanë shërbyer kombit e atdheut me tërë qenjën fizike dhe forcën e tyre intelektuale, pa u lëkundur kurrë në orientimet politike dhe kombëtare, dhe sa herë që është paraqitur nevoja kanë dalë në mbrojtje të tokës, dinjitetit dhe ka uzës së tyre nacionale. Atdheu është i të gjithëve, dhe të drejtën për ta dashur dhe mbrojtur ate e kanë të gjithë njësoi, sepse të privilegjuar nuk ka dhe as nuk mund të ketë, ndaj të klithurat e disa egocentrikëve politikë dhe fetarë, kinse në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit duke njollosur, sharë, përgojuar dhe shpifur ndaj poetëve dhe publicistëve tanë të mirëfilltë, fletë katërcipërisht se fjala është për kategorinë e “intelektualëve” të cilët, për mëny të ushqimit ditor kanë; shpifjen në vend të aperitivit, helmin në vend të bukës, urrejtjen në vend të ujit, xhelozinë në vend të mishit si dhe hakmarrjën në vend të bakllavës?! Se, të tillët s’ke se si t’i cilësosh ndryshe veçse si shpekullantë politikë, tregon më së miri servilizmi i tyre politik, gjuha dhe fjalori agresiv që përdorin, mbase në të kundërtën shtrohet pyetja; cilat na qenkan atëherë shkaqet dhe motivet tjera që po i shtykan ata që t’i përgojojnë, nënçmojnë, xhelozojnë dhe denigrojnë intelektuatët e mirëfill të shqiptarë sot?!. Dhe, bile tani sikur po e luajnë rolin e “ideologëve” të mëdhenjë, sipas asaj maksimës primitive; se po të mos ishim ne, nuk do të kishte as komb dhe as patriotizëm shqiptar! Mjeranët, si nuk ia ditkan hallin vetës, por kështu në mënyrë shumë të cekët prejudikojnë “vlerat” që nuk i kanë, duke bërë luftën e shtrigave në dëm të harmonisë, mirëqenjës kombëtare si dhe mirëkuptimit të ndërsjellë politik, intelektual dhe vëllazëror!?

Pra, ajo që na bënë të neveritemi nga shkrimet e tyre është fakti i hidhur se nga soji shqiptar ka individë të shumtë të cilët në emër të kombëtarës bëjnë pazarllëçë politike me të huajt për interesa të tyre të ngushta, se kemi shkollarë afishexhinjë të trakteve të ndryshme (anti)fetare, përçarës, kasnecë në politikë si dhe gazetarë-kalemxhijë analfabetë, të cilët me injorancë dhe primitivizëm vazhdojnë t’i shërbejnë të keqës për motive të ulëta hakmarrëse ndaj intelektualëve tanë të përkushtuar ndaj atdheut, të cilët për fatin tonë kombëtar, kanë bërë emër dhe vepra të mëdha në jetë, të cilat, i pelqeu kjo dikujt ose jo, pas vdekjes do t’ua ndriçojnë rrugën drejtë amshimit dhe përjetësisë.

Të merresh më sojin dhe tipin e këtillë të njerëzve të cilët si urithët gjurmojnë nëpër biografitë e intelektualëve dhe publicistëve tanë të aftë dhe të guximshëm, që bëjnë përpjekje për ta njollosur punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në kohë dhe rrethana shumë të vështira të okupimit klasik të Kosovës dhe trojeve tjera etnike, në kohën kur “bira e minit ishte treqind qese” për shumë “intelektualë” të asaj kohe si dhe për shumë “patriotë” të sotëm, s’ka asnjë dyshim se është punë sizifi dhe shumë e rëndë. Ngase, të japish vlerësime qëllimkëqija dhe paushalle për punën dhe veprën e poetëve dhe krijuesëve tanë, pa patur kompetencë dhe aftësi intelektuale për të vlerësuar se ç’është revolucionare dhe ç’është kundërrevoluci onare, se ç’është nacionale dhe internacionale, se ç’është kënga dhe poezia, se ç’është vepra letrare dhe krijimtaria, se ç’do të thotë poet dhe intelektual, se ç’do të thotë frymëzim dhe inspirim, se ç’kuptim ka midis injorancës dhe diturisë, se ç’dallim ka midis atdhetarizmit dhe tradhëtisë, se ç’dallim ka në mes kaçikut të madh dhe kaçikut të vogël politik, etj, thënë më së buti, është lloji më i padenjë i shkrimeve që kanë gjetur vend në publicistikën shqiptare gjithëandej në trojet tona etnike, e cila në vend se të tillëve t’ua mbyllte derën, ate në mënyrën më të pandershme po e keqpërdorin injorantët dhe “vrasësit me pagesë në publicistikë” (A.B.) për t’i jashtëqitur helmet e tyre mendore dhe shpirtërore, duke ndotur dhe përçarë mendimin e lirë dhe demokratik brenda opusit krijues dhe publicistik shqiptar. Kjo punë e zezë që po bëjnë, jo se nuk i shërben asgjë çështjes sonë kombëtare dhe atdheut, por përkundrazi, është sjellje dhe punë tejet e poshtër që shkon në linjë të plotë me politikën antishqiptare të Athinës dhe Beogradit, e cila për qëllim kryesorë gjithnjë ka patur eliminimin nga skena politike dhe intelektuale të figurave dhe penave më të guximshme dhe më të shquara të kombit shqiptar !               

 

FERMENTIMI OSE ZHGËNJIMI



Kur e pyeta njëi nxhinjer amerikan që aktualisht është me punë në Shkodër, në se fermentohet, domethënë tjetërsohet,vota në Amerikë, ai ma ktheu I shqetësuar me fjalët: "Shumë, për fat të keq, shumë". Por ne nuk kemi ndonjë arsye të madhe për t'u habitur.Rraca njerëzore kudo është e njëjtë, , kulturat janë ato që ndryshojnë . Mirpo këto kultura inflencojnë pak për të ndryshuar mendësitë e të gjitha rracave në planet.Rracat janë të ndryshme por luftën për pushtet e konsiderojnë  një lloj të justifikuar edhe kur ajo del
nga shinat normale të ligjit apo të logjikës e të moralit. Kandidati për president në SHBA, Xhon Kerri apo edhe vetë Bushi, me siguri, kanë në dispozicion mekanizma të përsosura të fermentimit të votive, po Nano, Ruçi , Meta apo edhe Sala , me mendësitë tipike ballkanase të kultit, çfarë duhet të bëjnë? Me siguri investime të mëdha  për të blerë makinerinë gjigante
të fermentimit si dhe manovratorët e saj , Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Po shqiptarët si duhet të pozicionohen kur e dinë se egziston një mekanizëm I tillë gjigant, që votat I tjetërson nga të vlefshme në të pavlefshme. Së paku që nga viti 1997, Fatos Nano e ka montuar këtë mekanizëm dhe mirëmbajtësit e saj në Komision Qëndror të Zgjedhjeve po kalojnë me sukses
disa zezone, e do të kalojnë  kushedi sat ë tjerë qoftë për pushtet lokal, qoftë për  në parlament, që rrushin e votimit popullor e fermenton nga verë e kuqe në ujë të njelmët! Forcate djathta, duke përfshirë këtu edhe Mbretin hyjnë në garën e votimit pa as më të
voglën mundësi praktike për të fituar! Mbreti thotë se e fituam Referendumin e '97-ës. Nano, nga ana tjetër nxjerr taze shifra  mohuese të prodhuara në makineritë e fermentimit, që e rrëzojnë Mbret in nga froni kaq I dëshiruar . Po kështu edhe Berisha. Gjysma e Shqiparisë në  vitin 1997 ishte e pushtuar nga rebelët e kuq dhe bojë qieli grek, madje nuk lejohej që në
këto zona të Jugut të shkelte këmbë demokrati, se për shtypin as që bëhej fjalë të shpërndahej në ato anë megjithatë Berisha hyri në garë për të marrë pushtetin! Motoja ishte e qartë; berishjanët votojnë nanoistët numurojnë ! Por sikur ky të ishte një rast I veçuar do të ngushëlloheshim sadopak. Por mekanizmi I fermentimit të votës, vashtoi me një rendiment të pa parë(kujtojmë këtu Dushkun e partisë) pra edhe në pesë apo gjashtë  sezone votimesh të tjerë me moton; ju votoni ne numurojmë. Sot na bëhet propagandë që të votojmë në 2005-sën. Berisha si gjithmonë me me një siguri apsolute thotë se do të fitojë e djathta! Nano gjithashtu deklaron se "sa të jetë Berisha në politikë , fitoren e kam në xhep!" ne shqiptarët e kemi mësuar tashmë se deklaratat absolute të Berishës për fitore, janë treguesi më i mirë i dështimeve  në cilatdo zgjedhje  dhe janë më pak të besueshme se deklaratat e Nanos . Kjo është edhe arsyeja e vetme që shqiptarët kanë një paralajmërim të besueshëm për fermentimin e votës së tyre, prandaj është më se e justifikueshme përqindja aq e lartë e abstenimeve . këto abstenime që i rrjedh kazani i madh i fermentimit, shohim se dëshiron t'i administrojë Mbreti! A do të arrijë vallë t'i administrojë? Me çka shikojmë në politikanët që rrinë afër Mbretit nëpër baçet e vilës së Tij, e kanë të pa mundur këtë administrim . Mbreti, kjo figurë  më
e besueshme se politikanët e tjerë, duhet tashmë t'i njohioj edhe më mirë politikanët që pushojnë nëpër baçen e vilës së Tij. Sepse në këtë kuptim, duke patur në dispozicion edhe 14 vjet të ndryshimeve kemi rastin t'i vëmë në vendin e tyre, në vendin që u takon , të gjithë llojet e politikanëve. Njerëzit që njgjasojnë duhet të dinë  edhe të bashkohen. Në këtë drejtim
xhelozia dhe egoizmi në politikën sh qiptare nuk tolerojnë . Pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i shkatërrimit i  makinerisë së sofistikuar të  fermentimit të votës. Berisha do të bëhej më i besueshëm në rast se në premtimet pa bazë  se "ne do të fitojmë" të shtonte edhe shprehjen që ka lidhje me dorëheqjen e tij në rast të kundërt. Të paktën një dorëheqje si ajo e Cekës apo e Godos në vitet që shkuan.. Shkodër, më 24.09.04                                  
                                                                                    B U J A R  S H E H U 

Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - 50x more storage than other providers!

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Yahoo! Groups Links
arbri_i_lire | 5 Oct 05:32 2004
Picon

Re: RIMEKEMBJA 28/ 09/ 2004 [ i ]


Bravo Olsi.

Baleta ka qene uragan tek ky numer.

--- In shqiperia <at> yahoogroups.com, Olsi <olsi <at> r...> wrote:
> 
> BAZE DHE DUKURIA E VRASËSVE ME PAGESË NË PUBLICISTIKË
> 
>  
> 
> II
> 
>  
> 
> Çfarë e profilizon dhe e dallon "vrasësin me pagesë në publicistikë"
> 
>  
> 
> Profili i Kastriot Myftarajt për rolin e "vrasësit me pagesë në 
publicistikë", sado që nuk kishte rënë në sy, ishte shfaqur qysh në 
tymnajën e misterit me të cilën e mbë shtollën kur u botua në vitin 
1998 paloromani i tij "Një shenjtore për rekonkuistën shqiptare". Atë 
e kishin përzgjedhur e stërvitur si një "vrasës me pagesë në publici 
stikë" kundër fesë islame në Shqipëri. 
> 
> U desh njëfarë kohe që të pikasej si duhej ky rol i tij, të cilin 
ai filloi ta luante më hapur edhe në politikë kur botoi 
palolibrin "Nacional-islamizmi shqiptar". Për këdo që kishte interes 
të dinte e të mbronte të vërtetën pas botimit të këtij palolibri dhe 
sidomos pas demaskimit të tij në "Rimëkëmbja" me 
serialin "Kundërshpifografi" nuk kishte vend për ngurim për ta lënë 
të mospërfillur në mjerimin e poshtësisë së vet "këtë vrasës me 
pagesë në publicistikë". Për njëfarë kohe kështu ndodhi. As tutori i 
tij Mujë Buçpapa nuk e nxorri dot nga mjerimi e mospërfillja kur ia 
mundësoi të boto nte nja dy shkrime të përsëritura në "Liria", gazetë 
e të përndjekurve politikë. Por edhe aty iu mbyll shpejt dera. Askush 
nuk e mban gjatë gjënë e keqe në qoftë se nuk i duhet të bëjë me të 
ndonjë të keqe. Nuk e nxorri nga mjerimi as ribotimi me struktu rë e 
gjuhë më të përçudnuar i palolibrit të tij në Prill të vitit 2003 nën 
një titull të ndryshuar "Kalvari gjysëhanës". Madje poshtërsitë e tij
>  revoltuan shumë njerëz dhe çuan në hapjen e një procesi penal 
kundër tij.
> 
> Por ashtu siç nuk shuhet kërkesa për vrasës me pagesë në 
kriminalitetin ordiner nuk shuhet as kërkesa për "vrasës me pagesë në 
publicistikë". Myftaraj u përzgjodh si au tor ose si pseudonims për 
të botuar në gazetën e mbrapshtë "Sot" një sërë shkrimesh të 
fëlliqura provokuese kundër pushtetarëve që i vinte në shenjë 
ortakëria politike Berisha-Meta dhe për duelet shpifografike në 
kuadër të një spiunologjie që shpër theu në faqet e "SOT". Punë 
tipike prej "vrasësi me pagesë në publicistikë" është për shembull 
shkrimi me titull "Spiunët e Sigurimit me petkun e politikanit" 
( "Sot" 3 Gusht 2004). 
> 
> Ky shkrim nis me pjesën "Pavlik Morozovi i qeverisë Nano". Krijohet 
përshtypja sikur autori ka rënë në vobegësi trillimi dhe mbllaçit atë 
jashtëqitje të shpifografisë së vet që e ka lëshuar qysh në vitin 
2001 në faqet e palolibrit "Nacional-islamizmi shqi ptar", kur 
krahasimin me Morozovin e bënte kundër Abdi Baletës. Por kjo 
përshtypje nuk është e mjaftueshme. Shkrimi "Spiunët e Sigurimit me 
petkun e politikanit" nuk është i Kastriotit, sepse përndryshe ai do 
ta mbante mend se atë krahasimin me Pavli kun e ka konsumuar njëherë 
e nuk duhej të bënte gafën ta përdorte sërish kësaj here për Fatos 
Nanon. Për rrjedhojë edhe krahasimet me Pavlik Morozovin nuk janë të 
tij, por të disa mjeshtrave të tjerë të trillimit provokues që janë 
edukuar në fëmijëri e rini me tregimet për Pavlik Morozovin para se 
të vinte në këtë botë Myftaraj. 
> 
> Për rrjedhojë, besoj se  edhe në palolibrin " Nacioal-islamizmi 
shqiptar" pjesët kur bë het krahasimi me Morozovin i ka shkruar 
dikush tjetër Duhet të jetë ai që para se të dilte në skenë Myftaraj 
ka pas shkruar në "ZP" kundër Abdi Baletës me gjuhë të për afërt ( e 
kam trajtuar më gjatë këtë episod në "Kundërshpifografi") dhe që ka 
botuar ose frymëzuar shkrime si "Themelet e karrierës së Baletës janë 
në moçalin e krimit" ( "RD" 5 Prill1994). Këto krahasime më bindin 
dhe më shumë se nuk është Kastrioti i vetmi autor i "Nacional-
islamizmit shqiptar". Këtë bindje e kishte dhe një person V. P. me 
origjinë nga Puka ( sipas vetprezantimit) që sapo kishte përfunduar 
leximin e paloli brit "Kalvari i Gjysëhanës" më telefonoi  më 16 
Shtator 2004. Ai më tha se palolibrin ia kishte dhënë  "një shok" ta 
lexonte. Pra vazhdon qarkullimi i tij si trakt ilegal. Inicialet e 
emrit e të mbiemrit më të cilët u paraqit në telefon personi në fjalë 
përpu then  me ato të një autori që e  kam parë dy ditë më
>  vonë në gazetën  "55". 
> 
> Më 3 Gusht 2004 në "Sot" është sulmuar shumë "shoqëria civile"e OJQ-
ve sepse "është në pjesën e vet  më të madhe një komunitet ish-
sigurimsash". Sulme të tilla janë në frymë tipike berishiane. Saliu 
nga një anë hiqet sikur e çmon shumë shoqëri në civile, kur do ta 
bëjë për vete, nga ana tjetër e godet pas shpine nëpërmjet "vrasë 
sish me pagesë në publicistikë" kur OJQ-të nuk i binden. Berisha e 
ledhaton  lëvizjen "Mjaft" kur ajo i bën sherre Nanos dhe i vërsluet 
kur ajo i bën ndonjë konkurencë PD-së si qendër e veprimtarive 
pseudopopuliste.
> 
> Më 3 Gusht është sulmuar "biografikisht" dhe si bashkëpunëtor i 
Sigurimit me pseudo nimin "Fatosi", Pirro Misha, pa ndonjë shkak ose 
shkas specifik të momentit kur bëhej sulmi. Por edhe ky veprim ka 
qenë i llogaritur që të përkëdhelej Ismail Kadareja, të kalohej prej 
tij mbi Pirro Mishën tërë dyshimi për ndonjë "punë sigurimse" në dëm 
të Bashkim Shehut, kur të tre ata kanë qenë miq të ngushtë 
në "Bllokun e udhë heqjes". Punë të tilla nuk mund t'u ngarkohen 
penave të rëndësishme të propagandës berishiane , por "vrasësve me 
pagesë në publicistikë". Bashkë me Mishën është sul muar edhe 
Fondacioni "Soros". Edhe ky sulm është bërë për shkak të xhelozisë së 
madhe që kanë shtabet propagandistike të Berishës që nuk kanë 
përfituar sa rivalët e tyre para nga Fondacioni "Soros". Dihet me 
çfarë xhelozie e cmire kanë reaguar herë pas here gazetat e krijuara 
nga Berisha, "Tema"e "55," ndaj mekanizmave qeveritare e OJQ-ve që 
ndajnë para për shtypin kur nuk kënaqin kërkesat e tyre. Dihet si 
kanë rea
>  guar Mero Baze e të tjerë me sulme të ashpra kundër ish-
kryeministrit Ilir Meta kur ai i diskriminonte në shpërndarjen e 
parave qeveritare për gazetat dhe si Mero e të tjerë filluan ta 
lavdëronin kur u soll më mirë me ta. 
> 
> Më 3 Gusht është sulmuar edhe Frrok Çupi si bashkëpunëtor i 
Sigurimit kur askush nuk ka nevojë më t'ia kujtojnë këtë gjë të 
ditur. Por edhe Frroku duhej të vihej në shënjestrën e "vrasësit me 
pagesë në publicistikë" sepse pas rehabilitimit nga Berisha të Zogajt 
e Imamit mund t'i shkrepet dhe Frrokut për kunj të afrohet tek PD-ja, 
kurse Berisha atë nuk e do si dy të tjerët sepse e di që nuk i 
nënshtrohet si ata.
> 
> "Vrasësi me pagesë në publicistikë" më 3 Gusht 2004 kishte si 
detyrë të veçantë  të sulmonte "Spiunët me profil të ulët"  në 
politikë për t'u shërbyer atyre "me profil të lartë" në spiunllëk. 
Shtabet berishiane ishin më të egërsuara se kurrë të diskredito   nin 
jo vetëm kundërshtarë, por edhe njerëz të stukturave të tyre politike 
e partiake du ke përmendur pseudonime sigurimse të shoqëruara me 
karakteristika që e çonin lexue sin fare lehtë drejt emrash të 
personave konkretë. 
> 
> "Alfons Ballsha" mori më 7 Prill detyrën e një kryeredaktori të një 
gazete opozitare me tirazh 17 500 kopje sot nuk nxjerr me tepër se 
600 kopje", dekonspiron Kastriot My ftaraj. Kaq pak kopje thonë se 
nxjerr edhe "Tema" edhe "55", por sipas asaj që shkruhet fjala më 
shumë duhet të jetë për kryeredaktorin e "RD"-, që kërcënohet se 
është planifikuar "për t'u larguar nga gazeta opozitare për dështim 
total"dhe vendin e tij u bëka gati ta zejë "Plepi". Hopaaa! U bë 
tabelë qitje dhe një tjetër, përsëri nga mjedi set publicistike të PD-
së, i cili paralajmërohet në paragrafët e titulluar "Sqarim 
për "Plepin" të mos ushqejë ëndrra karrieriste. "Plepit" i tunden 
degët e shkunden gjethet e thara para kohe sepse në muajin Korrik 
kishte lajthitur e mëkatuar rëndë duke  nxjerrë sekretin në një 
gazetë opozitare se pseudonimet që botoheshin në "Sot" ishin 
kryesisht të opozitarëve. "Plepit" nuk i falej që  "kishte bërë 
deklaratë kompromentuese për opozitën". Me sa mbaj mend diçka të 
tillë në "55" e
>  ka shkruar Agron Tufa.
> 
> Kur bën jetëshkrimin e "Plepit" "vrasësi me pagesë në publicistikë" 
nuk nguron të përmendë se : " Të shkuarën e tij prej sigurimsi e 
kompromenton se zgjodhi Moskën për t'u shkolluar në vitet 
paskomuniste. Tash po bën lobing për të vënë në kthetra një gazetë të 
opozitës". I mbetet Agron Tufës të hedhë dritë mbi këto insinuata ose 
të vërteta meqenëse ai ka mësuar në Moskë dhe nuk dimë që në 
gazetarinë e opo zitës të ketë tjetër si ai. Mos vallë me të tilla 
presione e detyroi Mero Baze që shkri min tim të mos e botonte 
në "Fjala" por t'ia jepte Meros ta nxirte në "Tema"? 
> 
> Një pickim paraprak në shkrimin e 3 Gushtit në "Sot" e ka marrë dhe 
mbajtësi i pseu donimit "Naftëtari" " që "dëshmoi në Kongresin 
amerikan kundër manipulimit qeve ritar". Nga ata që shkuan në 
Kongresin amerikan me naftën i lidhur ka qenë vetëm Fatmir Mediu, i 
cili e zemëroi Berishën kur shkoi me marifet në Amerikë dhe ia zvo 
gëloi Saliut shtatin politik si "kryetari i opozitës" në Shqipëri. 
Pas 3 Gushtit Fatmir Me diu është munduar të mos ia prishë në asgjë 
qejfin Saliut. Një bërdaf nga "vrasësi me pagesë në publicistikë" e 
ka marrë dhe mbajtësi i pseudonimit "Masoviku" që u shtirka 
se "drejton të përditëshmen më antiqeveritare në vend". Nuk i biem 
dot më të se cili mund të jetë ky, pasi ka disa të përditëshme që 
hiqen si më anti-qeveritaret në vend 
si "Tema", "55", "RD", "Sot", "Panorama", "Republika" etj. Por dimë 
se ortaku i Mero Bazes, pra, ky "vrasësi me pagesë në publicistikë" 
ia ka tërhequr pakëz veshin në një rast gazetës "55" dhe Fahri Balliu 
nuk ua ka ndezur dritën e
>  gjelbërt bashkëpu nëtorëvet të tij për të reagur në vetmbrojtje.
> 
> Ka mundësi që mjaft nga ato që paraqiten si pseudonime të jenë 
spekulime. Por  pava rësisht nga kjo del qartë sa poshtërsisht i 
sulmojnë Berisha dhe shtabi i tij edhe bashkë punëtorët e ngushtë dhe 
krijesat e tyre politike e propagandistike nëpërmjet "vrasë sish ish 
me pagesë në publicistikë" kur ua prishin qejfin në ndonjë gjë, ose 
kur duan të bëjnë rirreshtim skalionesh të servilëve e veglave të 
lojës së ndyrë politike! 
> 
>  
> 
> Dhe me laçot e pa laçot baze-berishizmi nuk ndryshon
> 
>  
> 
> Kastriot Myftaraj mund të kapardiset se është më i preferuari i 
shtabit të ngushtë beri shian për operacione spiunologjike e 
shpifografike. Këtë e provon qartë edhe shkrimi që ka dalë  me 
autorsinë "nga Kastriot Myftaraj" më 17, 18 dhe 19 Shtator në 6 faqe 
të plota në gazetën "Sot" nën tre tituj  "Akt-ekspertiza e Teodor 
Laços që futi në burg Bashkimin, djalin e Mehmet Shehut", " Teodor 
Laço : Bashkim Shehu veprimtari armiqësore ndaj partisë" dhe "Stuhia" 
e Laços dënoi me 10 vjet burg Bashkim Shehun". 
> 
> Asnjë shkrimtari tjetër të angazhuar në politikë nuk i është bërë 
një "nder" kaq i madh spiunologjik sa Teodor Laços në një gazetë 
gjysëm-berishiane. Në të vërtetë katër faqe të gazetës janë zënë me 
një "akt-espertimi" të veprave të Bashkim She hut të përgatitur 
bashkërisht nga Dalan Shapllo e Teodor Laço në kuadrin e një rubri ke 
që paska vendosur të hapë "Sot" për akt-ekspertiza të tilla. Kurse dy 
faqet që pritej të ishin "vlerësime" të Kastriotit janë vetëm një 
biografi e hollësishme politike e Teodor Laços dhe nuk kanë të bëjnë 
fare me titullin, sespe nuk trajtojnë qëndrimet e Laços ndaj Bashkim 
Shehut, por qëndrimet "mosmirënjohëse" të Laços ndaj Beri shës, edhe 
pse Laço ka gati 15 vjet që është bythë e brekë me Berishën në 
politikë. Për më tepër sikurse e ka bërë të qartë Teodor Laço në 
replikën e tij katëfaqëshe nën titujt "Nuk duhet të përdorësh 
teknologjinë e përbaltjes" ( "Sot" 22 Shtator 2004) dhe "Gjatë 
vitevet të diktaturës kam qenë shkrimtar puçist" ( Sot" 23 Shtator)
>  edhe biografinë e Laços "vrasësi me pagesë në publicistikë" e paka 
falsifikuar në disa momente. 
> 
> Laço reagimin e tij e ka mbyllur me njoftimin për lexuesit se për 
katër falsifikime biografike shpifësit do t'i duhet të japë shpjegime 
në sallën e gjyqit. Laço nuk duhet të habitet kaq shumë pse  u bënë 
kundër tij disa fyerje dhe shpifje sepse nën të njëjtën autorsi në 
librin "Nacional-islamizmi shqiptar", që u botua dy herë brenda dy 
vitesh, i njëjti "vrasës me pagesë në publicistikë", Kastriot 
Myftaraj, ka  bërë publikisht të paktën 300 shpifje kundër meje. Do 
të duhej të krijohej edhe një "gjykatë speciale për shpifjet e rënda" 
që të angazhohej për një kohë të gjatë me shpifografinë time, nëse 
unë vendos të ndjek çështjen gjyqësisht, tani që në 
serialin "Kundëshpifografi" prej qindra faqesh i kam bërë publike 
faktet e kundërta.
> 
>  
> 
> Abdi Baleta       (vijon)
> 
>  
> 
>  
> 
> NUK  DINË ÇFARË DUAN, APO NUK KËRKOJNË ÇFARË U TAKON?! 
> 
>  
> 
> "Njerëzit i mbrojnë marrëveshjet që bëjnë vetë, kur asnjëra palë 
nuk ka përfitim t'i shkelë ato" 
> 
>  
> 
>                                                                     
       SOLONI
> 
>  
> 
> Ky mendim i dijetarit të madh në punët e ligjeve në lashtësi (e 
citoj sipas  "Plutarku. Jetë njerëzish të shquar", botim shqip 
i "Naim Frashëri" 1980, Tiranë fq. 50) jep kyçin e artë për të 
kuptuar përse parimi themelor i të drejtës ndërkombëtare për 
traktatet,  "pacta sunt servanda" ( marrëveshjet duhen zbatuar), nuk 
është respektuar asnjëherë si duhet. Marrëveshjet në të shumtën e 
rasteve bëhen nga halli, nga dobësia, nga dinakëria, për të kapërcyer 
përkohësisht një gjendje të ngatërruar, në pritje të çasteve e 
kushteve më të mira për të përfituar atë që do e kërkon, ose për të 
rimarrë atë që të përket. 
> 
> Mendimi i Solonit është argumenti më i mirë për t'u bindur 
përse "Marrëveshja e Ohrit" nuk po zbatohet dhe nuk ka për t'u  
zbatuar plotësisht apo kënaqëshëm, sado të çirren e të ngjirren 
pushtetarët, politikanët, diplomatët në FYROM e në shtete të tjerë  
të interesuar ose në mekanizmat ndërkombëtare të implikuar. Këtë tani 
po e shohin dhe po e pohojnë shumë vëzhgues që nuk donin të shihnin 
qartë më parë. Më 26 Shtator 2004 në gazetën "Shekulli" është botuar 
shkrimi "Ahmeti dhe "dinakëria" e Cervenkoskit" kur pranohen 
konstatime që deri tani i bënin vetëm disa "heretikë" midis 
analistëve politikë shqiptarë.
> 
> Tani është edhe një vëzhgues kompetent e me përvojë i zhvillimevet 
në Maqedoni, Ylber Lili që thekson  se " prirja që Maqedonia do të 
funksionojë si shtet shumëetnik rezulton zhgënjyese",  vëren 
se "maqedonasit e shprehin haptazi dhe pa komplekse ligësinë e tyre". 
E mbi të gjitha ai vë në dukje se "BDI-ja, e cila thirret si 
trashëgimtare e luftës së shqiptarëvet në Maqedoni u tret në ujrat e 
pushtetit nën moton e integrimit...Ali Ahmeti u manipulua edhe nga 
dinakëria e Cervenkovskit".
> 
> Më 26 Shtator 2004 gazeta tjetër e Tiranës "Albania" na dha për 
lexim një tekst të gjatë "të marrë me shkurtim" të një interviste të  
ambasadorit amerikan në Shkup, Laurens Batler, dhënë "Lobi-t". Nga 
fjalët e shumta të ambasadorit amerikan ka pak gjëra që të nguliten 
në mendje dhe që paraqesin risi analizuese. Ai shtjellon temën pse 
diplomacia që përfaqëson nuk mund të jetë indiferente ndaj 
referendumit që do të mbahet në Maqedoni. Shqetësimi i tij kryesor 
është se mos rezultatet e referendumit  krijojnë një situatë që nuk i 
përshtatet asaj skeme politiko-diplomatike të cilës i përmbahet 
politika amerikane  për Maqedoninë qysh nga viti 1991 dhe që SHBA 
duket ende e kanë të vështirë ta modifikojnë në përputhje me 
realitetin dhe me në bazë të përvojës e mësimevet që duhej të ishin 
nxjerrë deri tani.   
> 
> Për të perceptuar më qartë çoroditjen që tregojnë shqiptarët kur 
diplomacia botërore bën paralelizma midis situatave të tanishme në 
qendër të Ballkanit me situatat e së shkuarës dhe vepron sipas 
skemash të tejkaluara nga ngjarjet e vlen t'i drejtohemi sërisht 
analizës së studiuesit amerikan Fromkin që e kemi përmendur edhe në 
shkrimin e mëparshëm "FYROM, litari i sherrit jashtë varrit të ish-
Jugosllavisë".
> 
>  
> 
> Ndërkombëtarët japin për FYROM receta që dështuan në ish-Jugosllavi
> 
>  
> 
> Fromkin tërheq vemendjen në faktet se në vitet 1990-91 presidenti 
amerikan Bush ( i vjetri)  kur fliste për rendin e ri botëror  : "Në 
vend të këtij (rendi), të paktën në disa pjesë të Europës Qendrore 
dhe Lindore po ndodhte një rikthim tek politikat e dhe pasionet e 
kohës së para luftës së vitit 1914...Në kohën e Xhorxh Bushit ( i 
vjetri) si në kohën e Udro Uillsonit amerikanët parapëlqenin që  
shtetet të mbeteshin të bashkuar dhe të paprekur...Cimermanit ( ish-
mabasadorit të fundit amerikan në ish-Jugosllavi, A.B.) i ishin dhënë 
udhëzime të ripohonte qëndrimin e njohur të SHBA në mbështetje të 
kompaktësisë, pavarësisë, tërësisë territoriale dhe demokracisë ( në 
federatën jugosllave A.B.)"(fq. 150, 151, 154). 
> 
> Edhe tani, pas 14 vitesh, kur në SHBA presidenti përsëri quhet 
Xhorxh Bush ( i riu), kur nuk janë më as Jugosllavia, as ambasadori i 
ndjerë Cimerman, bëhen të njëjtat arsyetime, mbahen të njëjtat 
qëndrime për rastin e FYROM-it. Arsyetimet dhe zgjidhjet që dështuan 
në rastin e Jugosllavisë për çudi konsiderohen se mund të kenë forcë 
magjike e të mistershme në rastin e FYROM-t që është një krijesë edhe 
më artificiale dhe më shëndetligë se Jugosllavia e Versajës dhe e 
Jajces. Diplomacia ndërkombëtare jep përshtypjen e nxënësit me 
zhvillim të vonuar, ndonëse kjo përshtypje realisht është pasojë e 
politikës së përçudnuar që është bërë gjithnjë në Ballkan.
> 
>  
> 
> Sllavomaqedonasit nuk janë të interesuar për zbatimin 
e "Marrëveshjes së Ohrit"
> 
>  
> 
> Përballë një diplomacie dhe politike të tillë ndërkombëtare 
organizmat politike e shoqërore shqiptare vazhdojnë të përpëliten 
prej 14 vitesh si pula kur i presin kokën. Më duket se këtë tregon 
edhe paqartësia e partive politike shqiptare në përcaktimin e 
qëndrimit ndaj referendumit për ligjin mbi decentralizimin në FYROM. 
Sido që të shkojë puna e këtij referendumi sllavomaqedonasit luajnë 
me qarin. Edhe nëse  referendumi bën të kundërtën e asaj që ka 
kërkuar opozita sllavomaqedonase, për sëri për faktorin 
sllavomaqedonas në tërësi "derdhet vaji e bie në lakrat e tij". 
> 
> Ende  pa u bërë referendumi sllavomaqedonasit i nxorrën përfitimet 
e para. Përfaqë suesi i Bashkimit Europian e ka cilësuar këtë 
referendum si në përputhje me Kushtetutën. Të keqen e fitores së 
referendumit e ka zvogëluar shumë duke thënë se vetëm do të vonojë 
zbatimin e "Marrëveshjes së Ohrit", jo se përmbys këtë marrëveshje. 
Nga ana tjetër  ka deklaruar se rrëzimi i ligjit për decentralizimin 
nuk do të çojë në luftë civile në Maqedoni. Ky është një kërcënim 
paraprak i maskuar për shqiptarët që të mos mendojnë për kundërshtime 
të vendosura edhe në rastin kur sllavomaqedonasit me referendum do ta 
lënë ndarjen territoriale në komuna si është dhe do të hedhin poshtë 
një ndër pikat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.
> 
> E çfarë u duhet më shumë shqiptaëvet të zakonshëm, politikanë, 
intelektualë, filozofë për të kuptuar se sipas "rregullit të Solonit" 
është e dështuar "Marrëveshja e Ohrit", sepse me kërkesën për 
referendum kundër decentralizimit ata e dhanë provën përfundimtare se 
nuk janë të interesuar të zbatohet ajo marrëveshje që ata e bënë për 
të fituar kohë dhe për të fituar me politikë atë që nuk e fitonin dot 
në fushëbetejën e vitit 2001?!
> 
>  
> 
> II
> 
>  
> 
> Kush duhet t'i mësojë shqiptarët kur "nuk dinë çfarë duan"?
> 
>  
> 
> Zhvillimet më të fundit  në FYROM lidhur me referendumin për të 
hedhur poshtë ligjin mbi decentralizimin sfidojnë rëndë shqiptarët 
dhe shtojnë amullinë e çoroditjen në politikën e shqiptarëve. 
> 
> Këto zhvillime  e bëjnë edhe  më të nevojshme të debatohet pa 
elegancë të tepruar rreth atij defekti që Nebi Merseli e kishte 
analizuar  në një shkrim të tij të botuar në gazetën "Shekulli" të 
datës 15 Gusht 2004 nën titullin "Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë se 
çfarë duan". Duket si një perifrazim i këtij titulli të përdorur nga 
Nebi Merseli ajo fjalia e shkruar nga  Arbër Xhaferri një muaj më 
vonë : " Shqiptarët janë futur në një dimension të konfuzionit ku 
asgjë nuk është më e qartë ". Me këtë fjali Xhaferri e ka nxjerrë 
edhe më shumë në pah atë shqetsim që kishte shprehur Merseli.
> 
> Në shkrimin "Në dimension skandali", botuar në gazetën "Shekulli" 
më 19 Shtator 2004, nga është nxjerrë fjalia e mësipërme,  Arbri ka 
parashtruar vlerën që ka mbajtja e qëndrimve që duken "skandaloze" 
kur duhet të hiqet dorë nga eleganca që shërben për ruajtjen e 
iluzioneve dhe të tabuve të dëmshme për shqiptarët. Këtë punë e paska 
bërë edhe Arbri në një tubim ku diplomati amerikan Strob Talbot 
fliste për "Gligorovin e mirë e Milosheviçin e keq", apo në takime me 
Gligorovin.
> 
> Na vjen mirë kur lexojmë këto për këtë sepse dhe ne jemi përpjekur 
të bëjmë gjëra të tilla nëpërmjet shkrimevet mbi zhvillimet në FYROM. 
Prandaj është kënaqësi kur vërejmë se edhe Arbër Xhaferri bën thirrje 
të mos stepemi nëse të tjerëvet u duket skandaloze kur ne ngrihemi 
kundër iluzioneve e tabuve në çështjen shqiptare në FYROM dhe në 
përgjithësi. 
> 
> Nëse shqiptarët në FYROM nuk ditkan çfarë duan dhe qenkan zhytur në 
konfuzion, atëherë u takon intelektualëve të tyre të shkatërrojnë 
iluzionet e tabutë që kanë krijuar këtë gjendje dhe që pengojnë ecjen 
përpara.
> 
> Më është dashur para disa kohësh të bëja një replikë të imponuar 
edhe  me zotëri Nebi Merselin, kur ai në një shkrim të egër kundër 
luftës së armatosur si rrugë për të fituar atë që u takon 
shqiptarëve, kishte shkruar dhe të pavërtetën se unë isha njëri nga 
njerëzit e rrezikshëm midis shqiptarëve, njëri nga drejtuesit e 
Armatës Kombëtare Shqiptare që, sipas Merselit, që shqiptarët u 
dashka ta mohojnë. Por ajo replikë nuk më pengon ta shijoj nga 
këndvështrimi im shkrimin-analizë të Merselit mbi tollovinë që 
ekziston në mendimin politik dhe në sjelljen politike të atyre 
shqiptarëve në FYROM që kanë marrë përsipër të bëhen zëri i të 
drejtave të shqiptarëve dhe menaxherët e veprimeve politike e 
luftarake të shqiptarëve.
> 
> Merseli ka të drejtë kur përdor si ilustrim të konstatimit të tij 
se ``shqiptarët nuk po dinë se çfarë duan", qëndrimet e kundërta të 
Fazli Veliut të cilin ai e përshkruan  si :"një ideolog i 
pakontestuar i çështjes shqiptare që veproi 20 vjet nga Perëndimi 
duke përgatitur "luftën me sllavët", e tani pasi ka përfunduar luftën 
me ta është ulur në koltuqet e parlamentit të Maqedonisë dhe kërkon 
që shteti të jetojë me parime zvicerane". Sipas Merselit qenka 
përsëri ky ideolog i çështjes kombëtare që në një rast tjetër kur ka 
mbajtur një fjalim në Radushë të Shkupit ka shtruar ndryshe 
çështjen : historia kombëtare nuk ka përfunduar sepse duhet bërë 
bashkimi Shqipëri-Kosovë-Kosovë Lindore-Arbëri. Veliu , ashtu si 
ideologu tjetër i çështjes shqiptare në Maqedoni, Arbër Xhaferri, 
Çamërinë e përjashtuaka nga bashkimi kombëtar shqiptar. 
> 
> Edhe më shumë të drejtë më duket se ka  redaktori përgjegjës 
i "Bota Sot" në FYROM, zotëri Hasan Saliu, për ato që ka shkruar në 
analizën "Cilat janë llogaritë e vërteta të Xhaferrit?", botuar 
në "Bota Sot", Prishtinë më 13 Shtator 2004. Zotëri Saliu i nis 
vlerësimet tij nga kredo politike e Xhaferrit se "dëshiron të jetë 
pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e krizës". Por pastaj kur analizon 
qëndrimet e Xhaferrit për referendumin e ligjin e decentralizimit 
zbulon se bëhet më shumë pjesë e krizës se e zgjidhjes së saj dhe 
merret me shumë me politikanizëm se me politikë, me synimin që të 
shfrytëzojë zhvillimet për t'u ngjitur përsëri në pushtet si gjatë 
kohës së qeverisjes nga  VMRO-DPMNE e Georgiveskit ( tani e 
Gruevskit).
> 
> Nëse ndodh kështu me ideologët e çështjes kombëtare shqiptare në 
FYROM si Fazlli Veliu, Arbër Xhaferri,  apo dhe me politikanët e 
vijës së parë të politikës shqiptare si Ali Ahmeti ( nipi i Fazli 
Veliut), që luftën politike dhe luftën me armë për të drejtat e 
shqiptarëve në Maqedoni e kanë shndërruar në luftë për ruajtjen e 
Maqedonisë së AVNOJ-it, sa për të hyrë në pushtet me radhë si bishtra 
të pushtetit të alternuar të partive sllavomaqedonase nuk bindemi se 
janë shqiptarët në përgjithësi që nuk dinë se çfarë duan dhe që janë 
zhytur në konfuzion. Përkundrazi kemi provën se shqiptarë të ndryshën 
duan gjëra të ndryshme, nuk kërkojnë të njëjtën gjë, ose nuk kërkojnë 
të njëjtën gjë në kohë e rrethana të ndryshme. Sepse për interesa të 
ndryshme i bëjnë bisht aspiratës e kërkesës madhore kombëtare. 
> 
> Paradoksi më i madh dhe më dëshpërues është kur në pozita të tilla 
bien dhe shqiptarë që për periudha të caktuara dhe në raste të 
caktuara kanë sakrifikuar ose pësuar më shumë  se të tjerët që nuk e 
kanë provuar veten jashtë fushës së debatit politik. Nëse e marrim si 
të metë të përgjithësuar të shqiptarëve ( jo vetëm në Maqedoni) se 
ata nuk dinë çfarë duan, atëherë faji kryesor i bie asaj kategorie më 
të ngushtë që ka uzurpuar titullin e elitës intelektuale e politike 
të shqiptarëve. I takon kësaj elite t'u shpjegojë shqiptarëve se 
çfarë duhet të duan, duke u treguar se çfarë u takon, çfarë u është 
marrë padrejtësisht dhe çfarë u mohohet me dinakëri. I takon elitës 
politike të prijë konkretisht në formulimin e parashtrimin e asaj që 
duhet të duan e të kërkojnë shqiptarët dhe të udhëheqë në rrugën më 
të mirë drejt  arritjes së asaj që u takon shqiptarëve. 
> 
> Ideologët e periudhës që është bërë zakon të quhet "Rilindja 
Kombëtare" ( ndonëse për këto terma janë bërë dhe kritika që duhen 
vlerësuar me seriozitet) kanë shkruar me kohë dhe për "Dëshira e 
vërtetë e shqiptarit". E keqja më e madhe nuk është se shqiptarët ( 
jo vetëm në Maqedoni ku e kufizon vëzhgimin e tij Nebi Merseli) nuk 
dinë ç'kërkojnë, por tek papërgjegjshmëria kombëtare, historike, 
politike e grupimeve shqiptare që kërkojnë gjëra të ndryshme dhe nuk 
mbajnë parasysh asnjë hierarki të imponueshme në shkallëzimin e të 
drejtave kombëtare dhe në përshkallëzimin e kërkesave politike të 
përgjithëshme të shqiptarëve. 
> 
>  
> 
> Edhe një rregull tjetër i Solonit : " të bashkohet forca me të 
drejtën"
> 
>  
> 
> Qysh në fillim Merseli ka tëhequr vemendjen në faktin dëshpërues se 
duke u nisur nga "pozita momentale" në Maqedoni disa shqiptarë 
kërkojnë shtet etnik e bashkim kombëtar, disa shtet të përbashkët me 
maqedonasit, disa zbatim të "Marrëveshjes së Ohrit", disa liri e 
integrime, disa ndarje...Kjo çoroditje vihet re në gjithë hapësirat 
shqiptare, vihet re qartë dhe në Kosovë e Shqipëri. Disa duan vetëm 
integrim europian dhe e pranojnë copëtimin e dizintegrimin e 
mëtejshëm kombëtar shqiptar për hir të  integrimit europian. Disa 
duan centralizim ballkanik e europian dhe decentralizim brenda 
shqiptar, deri në kantonizim e principatëzim, ose dhe bajrakëzim. 
Disa janë për degra dimin hap pas hapi të kombit shqiptar në shoqëri 
amorfe multietnike në emër të demo kratizimit e të afirmimit të të 
drejtave të individit.
> 
> Por logjika e gjërave imponon gjithnjë atë që është e domosdoshme 
dhe natyrshme jo vetëm atë që është e këndëshme, sipas shijeve të 
veçanta dhe me më pak telashe për protagonistët e ngjarjeve të 
momentit. Soloni jep formën më të përkryer të logjikës së gjërave 
në  "bashkimin e forcës me të drejtën". Kjo është e vështirë të bëhet 
në shumë raste, sidomos në kushtet e shqiptarëve. Por nuk do të thotë 
se është më mirë të hiqet dorë nga ky synim e parim, ose të 
përmbyset "rregulli i Solonit" duke lënë mënjanë e braktisur të 
drejtën kur nuk e ke forcën. Megjithatë shqiptarët më shumë paraqiten 
të çoroditur kur u lypset ose u thuhet se duhet ndjekur logjika e 
gjërave.
> 
> Shembull konkret janë edhe zhvillimet në FYROM. Bashkësia 
ndërkombëtare ka bërë shumë zhurmë rreth eksperimentit fyromas për 
rregullim të kënaqshëm të fërkimeve ndërnacionale, ndëretnike dhe për 
krijimin pa dhunë e sherr në qendër të Ballkanit të një "shteti 
kushinetë" që to të amortizonte të gjitha fërkimet gjatë rrotullimeve 
të ngjarjeve. Nuk doli kështu. FYROM tani është mollë sherri 
jo "jastëk ajri" që të mbron nga përplasja në autostradë. U 
sajua "Marrëveshja e Ohrit" për ta grasatuar "shtetin-kushinetë", apo 
fryrë edhe një herë "jastëkun e ajrit" në qendër të Ballkanit që u ça 
gjatë luftimeve midis shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve në vitin 
2001. Por në të vërtetë asgjë nuk është përmirësuar.
> 
> Marrëveshja e Ohrit si shumë marrëveshja të tjera  ( ajo e Dejtonit 
për Bosnjen, Rambujesë për Kosovën, Kumanovës për Kosovën, 
marrëveshja për Preshevën ) janë hibride diplomatike që në një çast 
dhe për disa kohë ulin flakët, por nuk shuajnë zjarrin e konflikteve 
me rrënjë të thella historike, etnike, kombëtare, të bazuara në 
përplasje interesash madhore. Sa e kanë mbajtur parasysh këtë 
shqiptarët që pranuan Marrëveshjet e Ohrit dhe sa e kanë parasysh 
këtë shqiptarët që u gëzohen këtyre marrëveshjeve si një teksti të 
shenjtë, si një mrekullie politike është punë për ta. Por nuk mund të 
thuhet se të gjithë shqiptarët nuk dinë çfarë duan vetëm për faktin 
se tani pushtetarët më të lartë dhe partiakët e politikanët më të 
zhurmshëm në Shqipëri, apo në FYROM përsërisin pa pushim frazën e 
shpëlarë me tingëllimë boshe " duhet të zbatohen Marrëveshjet e 
Ohrit". 
> 
> Gjatë vizitës që bëri tani vonë në Tiranë nënkryetari shqiptar i 
parlamentit fyromas, Hysni Shaqiri pushtetarët e politikanët e 
Tiranës, me të cilët ai u takua, një avaz kishin : Të zbatohen 
Marrëveshjet e Ohrit. Po kujt ia japin këtë porosi  e kujt po ia 
kërkojnë këtë mirësi-mrekulli?! Nuk e dinë se Marrëveshjet e Ohrit 
nuk janë bërë për t'u zbatuar tërësisht e plotësisht?! Nuk e dinë se 
sllavomaqedonasit e kanë përcaktuar qartë qëndrimin e tyre se FYROM-i 
duhet të jetë shtet kombëtar sllavomaqedonas me shqiptarët në pozitën 
e pakicës kombëtare të maskuar, përndryshe nuk ka përse të ekzistojë 
ky FYROM e duhet zëvendësuar me një krijesë tjetër? Nuk e shohin se 
sllavomaqedonasit po punojnë intensivisht dhe kryesisht që të 
përgatiten për mundësinë e ndarjes së FYROM-it, duke ua lënë në 
kurriz shqiptarëve harxhet më të rënda?!
> 
>  
> 
> Kush heq dorë nga e drejta nuk bëhet kurrë i fortë
> 
>  
> 
> Reduktimi i vazhdueshëm i kërkesave, duke përfshirë dhe ato që u 
përfshinë në Mërrëveshjen e Ohrit, pajtimi me zbatimin e cunguar të 
klauzolave për të drejtat e shqiptarëve gjatë zbatimit të kësaj 
marrëveshjeje për hir të politikanizmit avnojist të Partisë Bashkimi 
Demokratik për Integrim nuk i kanë prekur në shpirt dhe as kanë 
paksuar egërsinë e forcave politike dhe të opinionin publik 
sllavomaqedonas që janë një bllok kompakt përballë shqiptarëve "të 
ndarë në njëqind çeta" e të ngatërruar në gjithfarë ferrash që kanë 
mbirë në mendimin politik shqiptar. 
> 
> Në shkrimin "Të pathënat në tryeza bashkëpunimi" ( Shekulli " 21 
Shtator 2004) gazetari i dëbuar nga Maqedonia, Ylber Lili,  vëren : " 
Gjatë qëndrimit në Maqedoni konstatohet lehtë se shqiptarët që i 
kundërvihen tendencavet për t'ua nëpërkëmbur skajshmërisht dinjitetin 
konsiderohen si mish i huaj, madje dhe si armiq".
> 
> Zëvendësi partiak i Xhaferrit, Menduh Thaçi thotë : "Maqedonasit që 
e shpëtuan shtetin e tyre falë dashamirësisë së shqiptarëve, tani i 
përvishen punës që të përthajnë interesin shqiptar në nivel komunal". 
("Maja e akullnajës" në "Shekulli" 25 Korrik 2004) Pse çfarë paska 
pritur ai?! Vërtetë kujton ai se sllavomaqedonasit do të ndryshojnë 
qëndrim se  u thuhet që nuk mund të hyjnë në strukturat euro-
atlantike duke shkelur të drejtat e shqiptarëve? Do të jenë përsëri 
sllavomaqedonasit që do të përdorin hyrjen në strukturat euro-
atlantike si trysni që shqiptarët të mos kërkojnë shumë e të mos 
ngadalsojnë integrimin. 
> 
> Gazetari Ylber Lili në shkrimin "Ky është vetëm fillimi" 
thekson :"Nacionalizmi maqedonas është shembull i anormales, 
irracionales dhe i jo reales". Kështu mund të duket nëse gjërat 
shihen vetëm me syzet e markës avnojiste që mbajnë shumica e 
politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe "integralistët" e kallëpeve të 
ndryshme. Është e vërtetë se nacionalizmi sllavomaqedonas gjithnjë 
është treguar shovinist ndaj shqiptarëve, por nuk mund të quhet 
ireal, as irracional në mbrojtjen e intersave të veta.  Këtë 
shqiptarët  duhej ta merrnin vesh me kohë.  Sllavomaqedonasit nga 
dita që FYROM-i u bë subjekt marrëdhëniesh ndërkombëtare e kanë bërë 
të qartë se bashkëjetesa e tyre me shqiptarët mund të ishte si 
bashkëjetesa e kalorësit me kalin. Nëse kali zë hedh shqelma hyn në 
punë freri e kamxhiku. Nëse këta nuk bëjnë punë mund të marrë fund 
dhe bashkëjetesa, kali vritet ose shitet. 
> 
> E megjithatë gjenden shqiptarë të gatshëm që me dashje mbyllin 
sytë  para realitetit dhe, ashtu siç shkruan Lili, përpiqen që : "ky 
realitet përjashtues e shpesh vrasës të anashkalohet nëpër tryeza 
dypalëshe të cilat organizohen nga shoqata, organizata jo qeveritare 
etj. ku rëndom si për të kaluar radhën shqiptapohen fraza klishe 
për "vullnet dypalësh bashkëpunimi, për "suksese e progres të 
dukshëm". Një veprimtari e kësaj natyre qenka zhvilluar kohët e 
fundit në Tiranë me temën "Shqipëria dhe Maqedonia drejt 
bashkëpunimit të qëndrueshëm në ndërtimin e mirëbesimit dy palësh 
rajonal" nga ca mekanizma  shqiptarë e amerikanë ( " shih  "Shqipëria 
dhe Maqedonia ç'duhet të ndryshojë", gazeta "Albania"21 Shtator 
2004). 
> 
> Protagonistë të kësaj veprimtarie paskan qenë të njëjtët persona që 
rrinë gjithë vitin me lugë në brez për t'u shtruar në sofra të tilla  
pilafi e bakllavaje demagogjike : grekofoni Sotiraq Hroni, "gazetari 
i moderimit" Lutfi Dervishi, "pajtuesi i konflikteve" Rasim Gjoka, 
nënkryetari i Akademisë së Shkencave Luan Omari, analisti Shpëtim 
Nazarko që gjithë problemin kombëtar shqiptar e sheh të lidhur e të 
zgjidhur vetëm me ndërtimin e korridorit 8 që përshkon dhe 
Maqedoninë, shkrimtarja Diana Çuli dhe patjetër Remzi Lani që bashkë 
me disa sllavomaqedonas, serbë, bullgarë, shqiptarë bënjë atë 
revistën "Karvan" që del në Shkup për të gjetur terrenin e përbashkët 
që të bëhen të gjithë thjesht ballkanas. 
> 
> Në kohën kur në Maqedoni acarohet gjendja ngaqë sllavomaqedonasit 
kërkojnë t'u heqin shqiptarëve nëpërmjet një referendumi të drejtën 
për të kërkuar më tej zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në Shqipëri 
organizohen të tilla tryeza për tralalara "mirëkuptimi". Kjo nuk 
ndodh se shqiptarët që ulen në këto tryeza në krye të të cilavet 
është USAID nuk dinë se çfarë duan, por sepse në to thirren pikërisht 
ata shqiptarë që duan vetëm aq sa thonë të huajt, që nuk kanë oreks 
të kërkojnë atë që u takon shqiptarëve. 
> 
> Mbajtja e një tryeze të tillë në Shtator të vitit 2004 në Tiranë  
nën patronazhin e "Fridom Hauz" dhe USAID tregon se politika e SHBA 
është ende e gozhduar në variantin e sakrifikimit sa më shumë të 
interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe të pozitës së Shqipërisë 
përballë FYROMi-it për të ruajtur këtë të fundit, sikurse ka bërë 
qysh nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1991. 
Shqiptarët e Maqedonisë e kanë paguar shumë shtrenjt tashmë këtë 
politikë pragmatiste, por jo realiste amerikane. Por kjo nuk duhet 
t'i bëjë shqiptarët "të mos dinë se çfarë duan", sepse tashmë kanë 
grumbulluar një përvojë negative 15-vjeçare që u mëson se duke u 
hequr sikur nuk dinë se çfarë duhet të duan shqiptarët i kanë  
ngatërruar keq e më keq punët e tyre.
> 
> Merseli e ka thënë hapur e saktë se "një dekadë të tërë shqiptarët 
u pajtuan të jenë pakicë kombëtare". Edhe pse : "viti 2001 dhe  
konflikti i hapur dhanë shenja se megjithatë do të ndryshojnë hesapet 
dhe shqiptarët do të kërkojnë barazi të plotë karshi  
maqedonasve...disi fshehurazi, të humbur në shtegun e kërkimit të 
vijës kolektive, shqiptarët me ose pa vetëdije po e zbehin 
ardhmërinë". Në fakt po vërtetohet çdo ditë më mirë se politika që 
përfaqëson shqiptarët tani në institucionet fyromase i është 
përshtatur vazhdës  së bezdisëshme që krjijon tërheqja e litarit 
titist-avnojist që ka mbetur jashtë varrit të ish-Jugosllavisë edhe 
nga diplomacia perëndimore, sidomos franceze dhe amerikane. 
> 
> Kjo politikë është në fazën e kërkesave që bënte politika shqiptare 
në fillim të viteve 1970 para miratimit të Kushtetutës së vitit 1974 
në Kosovë. Politika institucionale që bëjnë tani shqiptarët në 
Maqedoni në respketim të shenjtërisë së Marrëveshjeve të Ohrit nuk ka 
energjinë e nevojshme ta çojë çështjen shqiptare më larg se niveli 
maksimal i të drejtave të një minoriteti kombëtar në një shtet ku 
sundon një komb, edhe pse kërkohet që këtij statusi minoriteti t'i 
vihen maska të bukura si për ditë karnavalesh. Kjo politikë është më 
shumë heqje dorë nga e drejta se karikim i baterive të çështjes 
shqiptare për t'i dhënë asaj forcë e dinamizëm të ri.
> 
>  
> 
> Sllavomaqedonasit nuk e njohin  "rregullin e tretë të Solonit" 
> 
>  
> 
> Në librin që përmenda në fillim për jetën e njerëzve të shquar 
shkruhet : "Cili qytet qeveriset më mirë. Soloni : " Ai në të cilin 
edhe ata që s'janë fyer përpiqen, jo më pak se ata që janë fyer, t'i 
dënojnë fajtorët" (fq,71).
> 
> Diplomacia ndërkombëtare dhe reparte të ndryshme të elitës politiko-
intelektuale.
> 
> shqiptare ua përsërisin shpesh shqiptarëve të Maqedonisë se detyra 
e tyre është të mendojnë e punojnë për integrimin fyromas dhe këtë 
mund ta bëjnë duke u pajtuar dhe u mjaftuar me pozitën e një 
minoriteti kombëtar në këtë shtet. Të vesh shqipta rët në FYROM në 
pozitën e pakicës kombëtare është diskriminim dhe fyerje. Sllavo 
maqedonasit këmbëngulin në kërkesën që shqiptarët të pranojnë këtë 
pozitë, për ndryshe nuk ka bashkëjetesë tjetër kombëtare në të 
njëjtin shtet. Sllavomaqedonasit jo vetëm nuk kanë dhënë asnjë shenjë 
se janë për ndëshkimin ( në kuptimin poli tik ) të fajtorëve që kanë 
fyer shqiptarët për shumë kohë, por nuk duan t'u japin fund as sot 
këtyre fyerjeve. Pra ata nuk mund të zbatojnë parimin e Solonit.  
> 
> Po shqiptarët a duhet dhe a mund të heqin dorë edhe nga e drejta e 
të fyerit që të kërkojë nga fyesi i tij ndëshkimin e fajtorëve për 
fyerjet e bëra? Disa shqiptarë e ndërkombëtarë sugjerojnë të hiqet 
dorë dhe nga një e drejtë e tillë, me argumentin e nënkuptuar se 
shqiptarët nuk kanë forcë të bëjnë më tepër, ose Europa nuk lejon të 
bëhet më shumë. Më 3 Gusht 2004, pra vetëm pak ditë pasi ishte botuar 
shkrimi i Merselit "Shqiptarët e Maqedonisë nuk dinë çfarë duan", 
lexuam  në "Shekulli"  një intervistë të Ismail Kadaresë dhënë 
gazetës franceze "Le Figaro", thelbi dhe qëllimi kryesor i së cilës 
ishte t'u mësonte shqiptarëve në Maqedoni se ata duhet të kënaqen 
vetëm me statusin e një pakice kombëtare.
> 
>  
> 
> Kadareja në "Le Figaro" rrënon atë që ndërton Arbër Xhaferri 
në "Shekulli"
> 
>  
> 
> Thelbi  i synimit dhe i mesazhit politik të kësaj interviste 
shprehet në përgjigjen e Kadaresë për pyetjen : "A e ushqen gjuha 
nacionalizmin shqiptar". Pyetja ka formulim që kërkon sëpari 
shtjellim teorik. Kurse Kadareja ka hyrë drejt e në thelat politike 
që i shijojnë intervistuesit francez : "Konflikti i fundit në 
Maqedoni ishte i lidhur me kër kesat e minoritetit shqiptar që kanë 
të bëjnë me gjuhën, është e vërtetë". Vijimi i përgjigjes për 
talentin e shqiptarëve në mësimin e gjuhëve të huaja e për zotësinë e 
shqiptarëve që të përkthejnë librat e tyre në frengjisht nuk kanë më 
rëndësi. Mesa zhi franko-kadareian u nis nëpërmjet "Le Figaro": 
shqiptarët në Maqedoni janë mino ritet. Dhe kuptohet nëse janë të 
tillë ata nuk duhet të ankohen sepse i kanë tashmë të drejtat që u 
takojnë minoriteteve. 
> 
> Nuk mund të themi se Kadareja bën pjesë në kategorinë e shqiptarëve 
që nuk e di se çfarë do. Nuk duhet menduar se Kadareja është pyetur 
dhe ka folur ashtu krejt rastësi sht pa ndonjë synim konkret. Këto 
deklarime të Kadaresë në "Le Figaro" të Parisit erdhën pas botimit 
në "Shekulli" të datës 26 Korrik 2004 të shkrimit të Arbër Xhafe 
rrit "Pesha e padurueshme e gjuhës shqipe", ku janë analizuar frika 
dhe paniku që ka ka pur sllavomaqedonasit nga realizimi i të 
drejtavet kolektive të shqiptarëve si të baraba rtë me ta në FYROM.  
> 
> Sipas Xhaferrit faktori i parë i panikut është "shkëputja  e 
Maqedonisë nga federata jugosllave ku ajo e ndjente veten më të 
sigurtë në përqafimin vëllazëror sllav kundër sfidës shqiptare". Pra 
dhe atëherë rreziku shihej nga shqiptarët. Kjo sipas Xhaferrit 
shpjegon pse sllavomaqedonasit inatosen dhe nuk pranojnë dot 
realitetin e ri që shqiptarët nga pozita e të nënshtruarit të kalojnë 
në atë të të barabartit. Pra, vërtetohet se sllavomaqedonasit janë të 
pa aftë të mësojnë e zbatojnë rregullin e tretë të Solonit që e 
përmendëm.
> 
> Xhaferri vazhdon : "Faktori i dytë që shkakton panik te maqedonasit 
është gjuha shqipe. Maqedonasit do të ofronin gjithçka që i takon një 
qytetari, cilado qoftë prej ardhja e tij, përveç vlerave të tij 
kolektive". Kjo do të thotë se sllavomaqedonasit as statusin e 
minoritetit nuk ua njihkan shqiptarëve sipas së drejtës së sotme 
ndërko mbëtare, por vetëm sipas koncepteve e kornizave më të ngushta 
që janë  vendosur për të drejtat e minoriteteve midis dy luftrave 
botërore, si të drejta individuale të qytetarit. Kurse tashmë e 
drejta ndërkombëtare e minoriteteve njeh e mbron të drejta kolektive. 
> 
> Xhaferri përmend se në bisedimet e Ohrit ekipi sllavomaqedonas i 
kryesuar nga i ndjeri President Trajkovski ishte kundër njohjes së të 
drejtave kolektive të shqiptarëve dhe në ndihmë të sllavomaqedonasve 
shkoi eksperti francez Badinter, njeriu që ka përpu nuar  tezën 
famëkeqe se krahinave autonome në ish-Jugosllavi nuk mund t'u njihej 
e drejta e shkëputjes.Xhaferri me një krenari që mund të jetë e 
përligjur thekson se biseduesit në emër të shqiptarëve "veçuan 
përdorimin e gjuhës shqipe në institu cionet...Në bisedimet e Ohrit 
pjesa dërrmuese e energjive u shpenzuan për përkufizim të modaliteve 
të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e sistemit". Ja përse 
sllavomaqedonasit nuk lënë gjë pa bërë për ta zhvleftësuar atë që 
është vendosur në Marrëveshjen e Ohrit. Ja përse francezët 
mobilizojnë dhe Kadarenë që të njollo sen kërkesat për përdorimin e 
gjuhës shqipe në FYROM si "nxitje nacionalizmi" të papranueshme.
> 
> Xhaferri  jep përfundimin : " Maqedonasit nuk brengosen nga 
ekzistimi i shqiptarëve prej të cilëve kanë përfitime të ndryshme, 
por nga shqiptarizmi, nga kultura e tyre". Kështu është krejtësisht e 
qartë se  sllavomaqedonasit nuk duan të kuptojë e të zbatojnë 
asnjërin nga tre "rregullat e Solonit" që u përmendën. Kjo do të 
thotë se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur, më sakt ka lindur e 
vdekur.
> 
>  
> 
> Për shqiptarët që nuk e dinë këshillën që Soloni u jepte athinasve.
> 
>  
> 
> "Për ligështinë tuaj nëse vuani, mëri mos mbani kot me perënditë, 
se vet ju armiqtë i forcuat dhe ratë në të zezën skllavëri" (fq.87). 
Prandaj shpesh shqiptarët fyhen nga të huajt dhe Shqipëria nga disa 
prej bijve të saj. Prandaj del edhe llafi "shqiptarët nuk dinë çfarë 
duan", apo shqiptarët nuk dinë çfarë janë.
> 
> Krahas intervistës së Kadaresë gazeta "Shekulli" më 3 Gusht 2004 ka 
ribotuar  dhe shkrimin "Shqiptarët kinse moskokëçarës dhe xhelozë" të 
marrë nga "Le Figaro" e datës 2 Gusht 2004. Autori francez Vianej 
Ober shkrimin e tij e ka nisur me fjalët e një shkrimtari shqiptar, 
Fatos Kongolit: " Tërë shoqëria shqiptare ndodhet në një periudhë 
krize identiteti. Individi nuk e di më ku është. Ky është një problem 
thuajse ekzistencial". Nëse ky vlerësim merret pa ia nënshtruar një 
analize të rreptë atëherë kjo të çon në përfundimin se në përgjithësi 
e në tërësi shqiptarët nuk dinë më se çfarë duan. 
> 
> Francezi komenton se në pamje të parë nuk duhet besuar ajo që ka 
dëgjuar nga shkrimtari Fatos Kongoli. Por pastaj i vihet punës t'i 
tregojë lexuesit të "Le Figaro" se qenka pikërisht ashtu. Përshkruan 
ec-e-jaket (varavingot) që bënin shqiptarët kot së koti në bulevard 
në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Duket që ka kopjuar nga shkrime 
të stërpërsëritura në dekada nga gazetarë francezë që përshkruajnë 
huqet e banorëve të Mesdheut. Pastaj merret me përshkrime të vilës ku 
ka jetuar Enver Hoxha, të zonës së Bllokut që tani është hapur të 
shëtisin njerëzit. Përmend bashkëbise dues të tij që i kanë 
thënë "Zyra ime është në kafene", llafnajën që bëjnë shqipta rët 
kafeneve, lezetin e sekretet e së cilës ia kishte sqaruar ish-
ambasadori shqiptar e tani deputet i PD-së, Besnik Mustafaj, edhe ky 
shkrimtar i pëlqyer në Francë sikurse Kada reja e Kongoli. 
> 
> Nga Besnik Mustafaj ky gazetar francez kishte mësuar shumë edhe për 
xhelozinë e  zilinë e shqiptarëve. Konkluzioni më i "rëndësishem" i 
francezit është se tek shqipta rët :"fryma civile është zhdukur". 
Kuptohet  kur një popull e mbulojnë cilësitë nega tive si 
thashethemnaja, maçizmi mesdhetar, xhelozia, zilia e cmira për njëri 
tjetrin, kur ky popull humbet dhe "ndjenjën e kolektivitetit " 
dhe "frymën civile", ai nuk di më çfa rë do në fushën e politikës 
kombëtare. Atëherë për këtë popull diplomacia ndërko mbëtare duhet të 
mendojë si ta rregullojë punën që t'i gjejë identitete të reja në gji 
rin e shoqërive të tjera që ta sjellë pakëz në vete. Prandaj, këtij 
populli i rekomando het, madje dhe i imponohet, të integrohet tek 
fqinjët, të bëhet "minoritet i lumtur" në shtete dhe kombe të tjerë 
ose shoqëri-turli ( "multietnike") në trojet që do të quhen si të 
pavarura.
> 
> Prandaj dhe sllavomaqedonasit tregohen idiotësisht "bujarë" që  
popullit të dënuar nga shumë anë me zhdukje t'ia lehtësojnë dhimbjet 
e tjetërsimit duke e xhveshur sa më shumë nga historia e tij, nga 
vlerat e traditat kulturore, nga gjuha e tij, deri nga si mbolika e 
tij kombëtare. Më 22 Shtator  çakërritëm sytë kur lexuam 
në "Shekulli" reportazhin e Ylber Lilit "Parlamentarët e Shkupit: 
Skënderbeu është maqedonas". Meqenëse nuk u ndezi të na vidhnin 
bamirësen e Kishës Katolike, Nënë Terezën,   kryetares së  Komisionit 
parlamentar për kulturën në Shkup, zonjës Eleonora Petrova-Mitrevska 
na i qenka shkrepur të na rrëmbejë heroin tonë kombëtar. Deputeti 
shqiptar Zydi Xhelili për ta kundërshtuar mund t'i thoshte fjalë edhe 
më të forta se : " Nuk habitemi që në mënyrë artificiale krijoni 
historinë tuaj, prandaj mos u mundoni se   do të arrini të 
falsifikoni historinë shqiptare". 
> 
> Me kësi falsifikimesh të historisë e simbolikës kombëtare shqiptare 
na bëjnë të gaja semi së qeshuri. Por me falsifikimet që i bëhen 
realitetit shqiptar në FYROM, e në Ballkan dhe Marrëveshjes së Ohrit  
nuk duhet të qeshim, duhet të lëshojmë kushtri min shqiptar. 
Skënderbeun janë munduar dhe më parë ta deshqiptarizojnë, ta bëjnë 
grek, serb, boshnjak, thjesht kryqzatar etj . Tani vonë  na janë 
shtuar dhe argumente të panevojshme për të provuar shqiptarsinë e 
Skënderbeut. Një studiues ka hedhur hipote zën se nëna e tij, 
Vojsava, nuse e Gjon Kastriotit në Krujë nuk paska ardhur nga Polo 
gu, që sot është në FYROM, por nga Mirdita që është në Shqipërinë 
londineze. Edhe Ismail Kadareja ka mbërritur në përfundimin 
se :"Figura e Skënderbeut është farkëtuar nga Europa për ta kthyer 
Shqipërinë nga kristianizmi. Nëse shihni botimet e shkruara për 
Skënderbeun ka më shumë se njëmijë, por vetëm katër janë shkruar nga 
shqiptarët". ( Intervista "Ne jemi popull ambiciozëzh" në "Le 
Figaro"dhe "Sheku
>  lli" 3 Gusht 2004)  Kështu që kot rropatet ajo  zonja Petrova-
Mitreva sepse shqiptarësia e Skënderbeut është vulosur gjatë shekujve 
të paktën me njëmijë botime europiane, përveç dokumenteve të tjera. 
Kjo do të thotë se edhe vet Kadareja po largohet nga vle rësimi i 
Skënderbeut si "Atlet i krishterimit". Mbase kështu do të evoluojnë 
në vlerësimet e tyre edhe apostati mysliman i konvertuar në të 
krishter Rugova, edhe katolikocentristët, edhe integralistët 
europianë që Skëndebeun e paraqesin si euro centrist 500 vite përpara 
atyre që nisën punën për Europën e Bashkuar pas LDB. Duhet të jemi të 
gjithë në një mendje që Skënderbeun ta vlerësojmë e nderojmë në 
shkallën më të lartë si heroin kombëtar të shqiptarëvet.
> 
>  
> 
> Zvetënimi dhe tjetërsimi kombëtar i shqiptarëvet nëpërmjet dyzimit 
të identitetit
> 
>  
> 
> Por sllavomaqedonasit fusin spica sepse shohin se midis shqiptarëve 
nuk ka vetëm zbu lues të krizës së identitetit. Paska (!) edhe 
gjurmues të "identitetit të tepruar naciona list shqiptar". 
> 
> Në një të përmuajshme  me emrin  "Njerëz" në Korrik 2004 është 
botuar intervista me titull "Shoqëria shqiptare është shumë 
nacionaliste". Tjetër avaz ky! Intervistues është gazetari Ben 
Andoni, që para pak kohësh ishte në zyrën e Vuk Drashkoviçit në 
Beograd dhe solli prej andej një intervistë shumë reklamuese për 
ministrin e jashtëm të Serbisë dhe për politikën e tij. Kurse i 
intervistuari për "nacionalizmin e tepruar" tek shqiptarët është 
njëfarë Kimet Fetahu që paraqitet me titullin e drejtuesit të  "Qen 
drës të studimeve etnike" në Tiranë, por që më shumë njihet si një 
poterexhi provo kues për ta bërë Shqipërinë "han të multietnizmit" 
dhe për të bërë një ekspansion minoritar sllavomaqedonas brenda 
Shqipërisë londineze. 
> 
> Kimet Fetahu e mbështet pretendimin e shovinistit antishqiptar 
greko-amerikanit Nikolas Geixhi se minoritetet në Shqipëri përbëjnë 
30% të popullsisë. Pra një bajraktaruc i sllavomaqedonasve të 
Shqipërisë e barazon shkallën e multietnicitetit në Shqipëri me atë 
në FYROM. Kimet Fetahu nuk turpërohet fare të trillojë për 
diskriminimin e paki cave në Shqipëri, as të bëjë demagogji të 
shpëlarë për rrugët e përmirësimit të gjendjes. Nëpërmjet njerëzish 
si Fetahu sllavomaqedonasit përpiqen të krijojnë  kundërpesha në 
Shqipëri për kërkesat që kanë shqiptarët në FYROM. Këtyre nuk mund 
t'u thuash se nuk dinë çfarë duan . 
> 
> Gazeta "Le Figaro" ka botuar gjithashtu, si në rastin e Shqipërisë, 
një reportazh nga Maqedonia të titulluar "Maqedonasit dhe shqiptarët, 
nostalgji në mërgim" dhe një intervistë me një shkrimtar maqedonas, 
por me kombësi shqiptare, Luan Starova te gazeta franceze e 
quan "besnik i metaforës globale". Në intervistën e tij Starova thek 
son :" Unë për shembull jam shqiptar, por ndihem maqedonas. I 
shkruaja librat e mi si në shqip ashtu dhe në maqedonisht. Ky 
identitet i dyfishtë nuk më krijon probleme". Identiteti i dyfishtë 
nuk është identitet normal. Në këtë lloj "identiteti" më  shumë se 
dyzim ka dyfytyrësi. Zakonisht është pamundësia për të zhbërë atë që 
është e trashëguar që e shtyn bartësin e kësaj mendësie të bëjë 
kompromis në vetvete, në pamundësi për të qenë i tëri i identitetit 
të ri. Në intervistën e shkrimtarit shqiptaro-maqedonas Starova bien 
shumë në sy fjalitë : "Tek ne mbetet problemi i njohjes së 
minoriteteve...Popullsia më pak e urbanizuar janë shqiptarët. Ky 
minoritet
>  është inte gruar me vështirësi në qytete". Kështu shkrimtari me dy 
identitete kur vjen puna në çështjen thelbësore përcaktohet 
plotësisht për qëndrimin sllavomaqedonas se shqipta rët në FYROM  
janë minoritet. Pra edhe ky e di fare mirë se çfarë don.   
> 
>  
> 
> Politikanët shqiptarë që nuk ndjekin rregullin e katërt të Solonit 
> 
>  
> 
> Ezopi : "O Solon, me mbretërit ja mos fol, ja fol sipas qejfit të 
tyre"
> 
> Soloni : "Jo për Zeus, më mirë mos fol, ose fol siç është për të 
folur" (fq, 83)
> 
>  
> 
> Për politikanët shqiptarë tani "Mbreti" është diplomacia 
perëndimore. Dikur ishte ajo lindore. Prandaj politikanët shqiptarë 
nuk dinë çfarë duan se para diplomacisë perë ndimore ndjekin 
këshillën e Ezopit e jo të Solonit.
> 
> Më 23 Gusht 2004 në gazetën "Bota Sot" është botuar një intervistë 
e Ali Ahmetit nën një titull shumë domethënës "Referendumi i 
suksesshëm do ta fuste Maqedoninë në luftën civile". Nuk gabon fare 
kur flet kështu në logjikën politike ish-drejtuesi  poli tik i UÇK-së 
që bëri luftën në vitin 2001 dhe sheh si po rrënohen edhe ato 
rezultate të pjesëshme që siguruan shqiptarët me këtë luftë. Por 
shpejt Aliu u kujtua se vlen dhe për atë rregulli se "zakonisht 
partitë që gjenden në pushtet flasin vetëm për suksese" dhe se 
pragmatizmi politik të shtyn që para Perëndive të flasësh si Ezopi e 
jo si Soloni
> 
> Prandaj Aliu mban qëndrim zhgënjyes më 29 Gusht 2004 në një  
intervistë tjetër nën titullin "Pse i paralajmërova maqedonasit për 
luftë të re" që ubotuar në "Pano rama" në Tiranë më 29 Gusht 2004. Ai 
përqëndrohet më shumë në shpjegimet se gjendja në FYROM pas vitit 
2001 paska ndryshuar për mirë, se shqiptarët kanë bërë përparime të 
mëdha, se ata nuk janë pakicë kombëtare pasi përbëjnë 25 % të 
popullsisë dhe vet Cervenkovski qenka shprehur se gabon ai që e 
mendon Maqedoninë vetëm të maqedonasve. Nuk ka lënë pa u shfajsuar se 
fjalët e tij për mundësinë e lu ftës civile nuk kanë qenë kërcënim , 
por vetëm një alarm pas shqetësimit që shkak toi referendumi. 
> 
> Aliu nuk ka lënë pa shqiptuar as fjalët e mëdha dinjitoze :"S'mund 
të jemi qeraxhinj në shtëpinë tonë", siç shpreheshin para disa 
dekadash drejtuesit politikë shqiptarë në Kosovë  kur ministra serbë 
u thonin shqiptarëve " ta ndjeni veten si në shtëpinë tuaj". Pra, 
politika shqiptare në FYROM është ende  në fazën e asaj retorike 
shqiptaro-sllave që bëhej në Kosovë para disa dekadash. Ndodh kështu 
se politikanët shqiptarë e dinë mirë se çfarë duan, apo nuk duan të 
dinë se si kanë shkuar punët.
> 
> Më 19 Gusht 2004 në "Gazeta Shqiptare" botohej shkrimi "Referendum 
për Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë", një ide e paraqitur në një 
konferencë shtypi në Tetovë nga Shpëtim Pollozhani, kryetar i  
Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë shqiptarë në Maqedoni. 
Thirrja e tij ishte të kultivohet vetëdija politike në shërbim të 
idesë së bashkimit kombëtar. Kurse Ali Ahmeti sipas "G SH" e paska 
kundërshtuar  sugjerimin e Pollozhanit me arsyetimin se duhet të jemi 
kundër Shqipërisë së Madhe. Bashkimin e shqiptarëve në një shtet e 
etiketon "Shqipëri e Madhe", siç bëjnë edhe armiqtë slla vë të 
shqiptarëve. Ndërsa përfshirjen e shqiptarëve në një shtet me shumicë 
sllavo maqedonase i njëjti politikan e quan vetëm integrim, jo 
përthithje në një Maqedoni të Madhe. 
> 
> Edhe politikani tjetër i rëndësishëm shqiptar në Maqedoni Arbër 
Xhaferri është shprehur : "Jemi kundër referendumit maqedonas, jo për 
Shqipërinë Etnike" ( gazeta "55" 26 Gusht 2004). Me lëkundjet e tij 
midis tezës për shtet etnik shqiptar në Maqe doni dhe  barazi për 
shqiptarët brenda Maqedonisë avnojiste, Arbër Xhaferri të habit jo më 
pak se Ali Ahmeti, kur mori rolin e institucionalistit pasi u bë 
pjesëtar i koalici onit qeveritar me Cervenkoskin. Për të rifituar 
rol politik pas daljes së PDSH nga qeve ria Xhaferri bëri sikur u 
rikthye në pozitat e radikalit nga nisi ngjitjen e të përojetës 
politike. Në vitin 2003 ngriti flamurin e shtetit etnikshqiptar në 
Maqedoni e të bashki mit kombëtar të shqiptarëvet. Tani në rastin e 
krizës së referndumit Xhaferrin e sho hin të shkojë sërish në 
pozicionin e institucionalistit afër Ahmetit. 
> 
>  
> 
> "Xhaferrizmi" e "fërçkovizmi" bredhin si fantazma të avnojizmit
> 
>  
> 
> Tani mund të themi  se u provua që nuk kishte të drejtë një tjetër 
ideolog i çështjes shqiptare në FYROM, shkrimtari Kim Mehmeti, kur u 
entuzizmua aq shumë nga lufta e UÇK-së sa shpalli  se kishte 
ardhur "Fundi i "xhaferrizmit" dhe i "fërçkovizmit" në Maqedoni" 
( "Bota Sot" 3 Prill 2001). 
> 
> Me "xhaferrizëm " Kim Mehmeti kuptonte praktikën e lëkundjes si 
lavjerrësi në poli tikë nga qëndrimi radikal i Xhaferrit për të 
fituar rol e rëndësi politike duke sfiduar institucionet e pushtetit, 
kur në pushtet shqiptarët përfaqësoheshin nga PPD e Abdurra hman 
Halitit, drejt kalimi në politikën e respektimit e të mbrojtjes së 
institucionevet të pushtetit kur erdhi në fuqi partia e Georgievskit 
dhe PDSH e Xhaferrit u bë ortake- she    gerte e saj. 
> 
> Më 3 Prill të vitit 2001, Kim Mehmeti e shprehte fundin 
e "xhaferrizmit" në stil letrar : "Heroi i betejavet të huaja- siç 
është emër(t)uar tashmë Xhaferri në opininon e këtushëm publik- kësaj 
here u zu ngushtë, nuk kishte mjaft kohë që situatën e re ta kthente 
në dobi të tij". Ky vlerësim i Mehmeti doli  shpejt i pasaktë. 
Xhaferri e ktheu situatën ( ose më mirë të themi, të tjerët e kthyen 
situatën) në favor të tij , sepse ai u bë protagonist në përfundimin 
e Marrëveshjese së Ohrit, ndërsa Ali Ahmeti mbeti " i kërkuar nga 
policia sllavomaqedonase" edhe për disa kohë. Xhafe rri në shkrimin e 
tij më 19 Shtator në "Shekulli"e përmend  me mburrje sfidën që tërboi 
presidentin Trajkovski kur Arbri foli shqip në rezidencën e 
presidenciale. Edhte tani Xhaferri është mbrojtës i meritavet të 
Marrërveshjes së Ohrit. 
> 
> Këto veprime të Ali Ahmetit e nxorrën edhe më të gabuar vlerësimin 
e Kim Mehmetit se kishte marrë fund "xhaferrizmi" në politikën 
shqiptare në FYROM. Edhe më të gabuar vlerëimin që bëri Kimi e nxjerr 
qëndrimi i tanishëm i Arbrit që po  mundohet, sikurse e argumenton 
Hasan Saliu, të rikthejë  bashkëqeverisjen si në kohën kur ishte 
ortak i Georgievskit. Pra ajo që Kim Mehmeti  me gëzim e shpallte 
si "xhaferrizëm të vdekur" në Prill të vitit 2001 tani 
është "xhaferrizëm i ringjallur" dhe i mbështetur nga të dy krahët e 
politikës shqiptare, çka në fakt është avnojizëm titist. 
> 
> Nuk ka vdekur, por po gjallërohet edhe dukuria politike që Kim 
Mehmeti e emërtonte "fërçkovizëm", sipas emrit të ministrit të 
brendshëm në qeverinë e Georgievskit, Ljubomir Fërçkovski që tani 
është gazetar politik, njësoj si Arbër Xhaferri. Sipas Kim 
Mehmetit : "Fërçkovski e shpiku principin "Mos u jep asgjë ( 
shqiptarëve kupto het A.B.) nëse ka hapësirë që të manipulohet". Këtë 
politikë e kanë ndjekur Gligo rovi, Cervenkovski, Georgievski, 
Trajkovski dhe të tjerët, edhe pa e thënë Fërçkovski këtë formulin 
kaq domethënës, kaq të saktë e përmbledhës të politikës së "shkopit 
të madh e karrotës së vogël" kundër shqiptarëvet pas vitit 1991. Kjo 
politikë  vazh don dhe tani. Arbër Xhaferri në shkrimin "Në dimesion 
skandali" më  19 Shtator thekson se : "Sërish shfaqet loja e dyfishtë 
e maqedonasve që ka për qëllim t'i për buzë shqiptarët".
> 
> Që politika në FYROM sot është vetëm  "fërçkovizëm" 
e "xhaferrizëm", siç i konce ptonte Kim Memeti në Prill të vitit 
2001, që ziejnë bashkë në kazanin e vjetër e të pakallaisur prej 
kohësh të avnojizmit, e tregon më së miri shkirmi i  vet Kimit me 
titull "Sezoni i referendumeve", botuar në  gazetën "55" më  4 
Shtator 2004. Është i vetmi shkrim konfuz që kam lexuar nga pena e 
Kim Mehmetit , çka nxjerr më në pah titullin e shkrimit të Nebi 
Merselit " Shqiptarët në Maqedoni nuk dinë çfarë duan " dhe  fjalinë 
e Xhaferrit ( të cilin Kimi e cilëson "analist fjalëmadh") 
se  "shqiptarët janë në konfu zion". Por shkrimi i Kimit më mundëson 
të them me siguri më të madhe se ata që ka në për detyrë të mësojë 
shqiptarët çfarë të duan e t'i nxjerrin nga konfuzioni janë të 
çoroditur për vete, sepse duan gjëra të ndryshme. Këtë e vë në dukje 
mjaft mirë Kimi në shkrimin e tij.
> 
>  
> 
> Si ndahen punët midis "fërçkovizmit" e "xhaferrizmit" në FYROM
> 
>  
> 
> Mendimi më i vlefshëm në shkrimin e Kimit është kur ai thekson 
se : "Maqedonia do të mbetet shtet pa themele , por me kulm...dhe 
bashkësia ndërkombëtare nuk vë re se "pullazi pikon" dhe tërë brendia 
e shtëpisë kalbet". "Fërçkovizmi " sllavomaqedonas këtë e vë re shumë 
mirë, por sa kohë që sheh se ka mundësira, ose i krijohen raste  për 
manipulim ai nuk nxiton të kalojë në zbatimin përfundimtar të planit 
të ndarjes.   Prandaj mobilizohen kalemxhinj të "fërçkovizmit" si 
Denko Maleski, i cili në analizën "Maqedonia thellohet ( duhet 
përkëthyer fundoset) në krizë politike" (gazeta "55" 19 Shtator 2004) 
për ta shpëtuar nga mbytja FYROM-in jep këshillën :"Të shpresojmë se 
grupi etnik shqiptar do të tregojë durim kësaj radhe, se nuk do të 
niset në drejtim të njëjtë duke mobilizuar, nga ana tjetër, 
pakënaqësinë e grupit personal për njëfarë prononcimi të ri në 
referendum". 
> 
> Pavarëisht nga përkëthimi keq i gazetës "55" kuptohet që Maleski 
kërkon t'ua lidhë paraprakisht duart shqiptave që të mos bëjnë 
referendum për shtet etnik. Këshillën e Maleskit në fakt e ka dhënë 
vet Ali Ahmeti : "Ne duhet ta kuptojmë, edhe shqiptarët etnikë, edhe 
maqedonasit etnikë, se nuk kemi ku ta çojmë njëri-tjetrin dhe duhet 
të pajtohemi me fatin që ne duhet të ndërtojmë bashkërisht çdo vlerë" 
("Panorama" 29 Gusht 2004). Kurse sllavomaqedonasit japin përditë 
shenja më të qarta se vazhdojnë politikën 
e "fërçkovizmit", "buçkovizmit" e plot "izmave" të tjerë të hershëm e 
të tanishëm për "t'i çuar shqiptarët në djall nëse nuk ulin qafën , 
kurrizin e nuk ngrenë prapanicat e zhveshura. Këtë po kërkon Denko 
Maleski me këshillat e tij "lutëse". 
> 
> Në një intervistë me titull "Kurthi fatal i pluralizmit shqiptar", 
botuar në "Ballkan" të datës 16 Shtator edhe Arbër Xhaferi nuk është 
larg dëshirës së Maleskit kur u bën një inxheksion qetësues 
shqiptarëve me fjalinë : " në këtë fazë historike shqiptarët po 
tregojnë vitalitet...". Kjo ngërdheshje lavdëruese shoqërohet dhe me 
një kërleshje xhaferriste për provokim sherri 
brendashqiptar : "Mirëpo këtu dua të nënvizoj se ne nuk kemi ndikime 
dhe nuk jemi të instrumentalizuar nga Tirana. Gjithçka në gjykimet 
dhe orientimet tona buron nga tradita dhe urtësia tradicionale e 
kombit tonë. Ndërsa serbët marrin urdhëra nga Beogradi". 
> 
>  
> 
> Është një dinakëri pështirosëse që praktikojnë disa intelektualë 
shqiptarë që  sajojnë paralelizma të pavend shqiptaro-serbe kur duan  
të largojnë shqiptarët nga një gjë që u takon ta bëjnë dhe kanë për 
detyrë ta bëjnë. Qenka "urtësia e kombit" që bëka Arbër Xhaferrin të 
ndikohet nga politika sllavomaqedonase e Shkupit ("fërçko vizmi") dhe 
jo nga ajo shqiptare, apo edhe "shqiptare", e Tiranës ( nanoizmi, 
berishizmi, enverizmi etj.) . Apo Arbër Xhaferri ka 
ndërmend "urtësinë" e ndonjë kombi "fyro mas" për t'ua njësuar 
shqiptarëve në FYROM edhe kombësinë me shtetësinë?! 
> 
>  
> 
> Ku të çon frika e stisur ndaj "instrumentalizimit nga Tirana"?!
> 
>  
> 
> Shqiptarët duhet ta ndjejnë veten të lumtur kur të vijë ajo ditë që 
Tirana të bëjë për gjithë shqiptarët politikën paternaliste si bën 
Beogradi për gjithë serbët dhe kur gjithë shqiptarët të mirëpresin 
një politikë të tillë paternaliste si serbët e Kosovës presin 
politikën e Beogradit dhe jo të mburren si Arbri se gjykimet e tij 
nuk u ndikuakan nga Tirana. Në fakt gjykimet që po bën tani Arbri 
janë shumë të ndikuara nga poli tika e Tiranës por ai përpiqet ta 
fshehë këtë sepse ndikimet e Tiranës zyrtare dhe inte lektuale hë për 
hë çojnë ujë në mullirin e sllavomaqedonasve, jo në atë të drejtave 
të shqiptarëve në FYROM. 
> 
> Arbri asnjëherë nuk  ka mundur të na bindë se është nga ata 
intelektualë e politikanë mendimet e qëndrimet e të cilëvet nuk 
ndikohen nga jashtë hapësirës së mendimit e politikës së ngushtë 
partiake, ose shqiptare. Në shumë raste na ka lënë përshtypjen se 
është i ndikuar fort nga studimet në Beograd, se është i ndikuar 
shumë nga Vatika ni e katolikocentrizmi në paragjykimet fetare e 
spekulimet filozofike që shfaq kundër Islamit e myslimanizmit ndër 
shqiptarët, nga përfitimet që vijnë nga përshtatja ndaj veprimtarisë 
së  Fondacionit "Soros", ndaj intelektualizmave europianiste 
zvetënuese, ndaj rrymavet e skemavet tejet pragmatiste që ndërton 
diplomacia ndërkombëtare në çështjen shqiptare, ndaj ledhatimeve të 
mekanizmave ndërkombëtare që  kanë nevo jë për intelektualë e 
politikanë shqiptarë të lakueshëm në auditoret e seminareve 
ndërkombëtare kur duhet të jutisfikojnë shpenzimet e fondeve të 
majme  që caktohen për kësi punësh pa bereqet. 
> 
> Arbër Xhaferrit nuk i pëlqyeka "instrumentalizimi nga Tirana". Ai 
me siguri urren çdo mendim politik që nis nga Tirana dhe nuk 
përputhet me konstruktet e skemat e të men duarit të tij politk, 
filozofik e fetar.E kemi vënë re se edhe kur ka qenë i detyruar për 
pragmatizëm të mbajë ndonjë qëndrim nacionalist, ose të shtjellojë 
ndonjë tezë naci onaliste, siç i ndodhi në vitin 2003, asnjëherë nuk 
ka bërë referenca në burime nga Ti rana kur ato qëndrime e mendime 
janë mbajtur e shtjelluar më parë. Por atij i pëlqen shumë të luajë 
rolin e mendimtarit politik e filozofik, të politikanit e të 
partiakut me peshë të madhe në tërë hapësirat  shqiptare e 
shqipfolëse, rolin e mësuesit të madh edhe për politikanët e Tiranës 
e shqiptarët e Shqipërisë së cunguar. Atij i pëlqen kur në Tiranë i 
venë në dispozicion ekranet e televizioneve,  sidomos në emisionin e 
Xhungës në "Top Channel" ( një herë madje para shumë vitesh edhe unë 
kam bërë  një debat teleziv me përplasje në TVSH me Xhaferrin e
>  Abdurrahman Halitin), si dhe faqet e gazetave, sidomos 
në "Shekulli", apo kur e thërrasin dhe e vënë në qoshen e oxhakut në 
tubime politike e shkencore. 
> 
> Përderisa i pranon gjithë këto ndere e privilegje për faktin se 
është shqiptar me gjak e gjuhë dhe politikan shqiptar në FYROM, duhet 
të mësojë ta frenojë pakëz veten e të mos rebelohet aq shumë 
kundër "instrumentalizimit nga Tirana". Edhe pse betohet se nuk  
është i instrumentalizuar nga Tirana, për fat të keq Xhaferri e 
pranon atë instru mentalizim  që bën dëm, pranon atë instrumentalizim 
që e largon nga nacionalizmi shqiptar në tërësi, por e hedh në radhët 
e legjionarëve të  nacionalizmavet të huaja kundër atij shqiptar, siç 
ka shtyrë disa sportistë shqiptarë në kombëtaret greke. 
> 
> Ka menduar ndonjëherë seriozisht Arbër Xhaferri se mund të 
bjerë "viktimë  intele ktuale" e këtij instrumentalizimi anti-
shqiptar? Harroi ai si u sulmua vitin e kaluar në Shqipëri nga ata që 
e kishin përkëdhelur kur gabonte vetëm se mori disa kthesa "nacio 
naliste" për të cilat ne e përshëndetëm dhe e mbështetëm pa fshehur 
rezervat që ki shim për qëndrimet e tij të mëparshme ( 
shih "Politikanizmi avnojist kundër qëndri mit të ri të Xhaferrit" 
në "Rimëkëmbja" nga 22 Prill deri më 24 Qershor 2003). Xhaferri nuk 
duhet të gëzohet shumë se e vendosin në krye të sofrës së një propa 
gande të fëlliqur që bëhet në Shqipëri kundër nacionalizmit 
> 
> Ai bën mirë të mos humbasë sesnsin e vetvlerësimit realist nga 
gëzimi kur për të botohet ndonjë shkrim i shpëlarë me superlavdërime 
pështirosëse si ai i Mustafa Na nos në "Shekulli" më datën 16 Shtator 
2003 nën titullin " Arbër Xhaferri dhe sivë llezërit e tij të 
Tiranës". Arbër Xhaferri duhet ta kuptojë se nuk është asnjë meritë 
të të lavdërojë Mustafa Nano që e ka bezdi t'i thonë  shqiptar. Duhet 
të marrë vesh se nuk përbën kurrfarë suksesi për të kur e lavdëron me 
aq patetizëm  Mustafa Nano që e ka obsesion të zvetënojë shqiptarët e 
të përdhosë çdo vlerë kombëtare shqi ptare. Kur të përzgjedh Mustafa 
Nano si personazh të panagjerikave të tij duhet të shikosh mirë se ku 
e ke djallosur në politikën kombëtare.
> 
>  
> 
> Karagjozllëku modern nuk dëmton më pak se ai mesjetar
> 
>        
> 
> Edhe pse ka rënë në konfuzion për shumë gjëra Arbër Xhaferri tërheq 
si duhet vemendjen dhe paralajmëron me vend për rreziqet që vijnë nga 
mangësitë që ka lejuar pjesa e politikës shqiptare në pushtet (BDI e 
Ali Ahmetit) në (mos)zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në 
shkrimin "Në dimension skandali" ai thekson se :" në Strugë, në 
Kërçovën e ardhëshme, në Shkup nuk janë bërë fare përmirësime, por do 
të thoshim përkeqësime", pas miratimit të Ligjit për decentralizimin 
e përdorimin e gjuhës shqipe, që sllavomaqedonasit duan ta hedhin 
poshtë sipas  teknikave të "fërçkovizmit". Është e gabuar të ushqehet 
iluzioni se ky ligj ka të bëjë me zbatimin korrekt të Marrëvshejs së 
Ohrit dhe të mbahet fshehur fakti që ai shërben si hap i parë në 
ndarjen e fshehtë terrritoriale në Maqedoni në kushte të favorshme 
për sllavomaqedonasit. 
> 
> Këto mangësi vijnë shpesh ngaqë pushtetarët e politikanët 
shqiptarët sillen sipas rregullit të këshillës së Ezopit 
para "Mbretit", pra para diplomacisë perëndimore, dhe e quajnë 
paaftësi e mungesë shkathtësie politike po të zbatojnë këshillën e 
Solonit. Pra problemi shqetësues nuk është se `'shqiptarët në 
Maqedoni nuk dinë çfarë duan" por se një pjesë e  shqiptarëve  "nuk 
duan atë që duhet" dhe një pjesë më e madhe para "Mbretit" nuk 
guxojnë të kërkojnë atë që u takon; BASHKIMIN KOMBËTAR. Kurse 
sllavomaqedonasit kanë përvetësuar shumë mirë "këshillën e Solonit", 
kërkojnë para "Mbretit" atë që u duhet, madje edhe pse nuk u takon : 
shtetin kombëtar sllavomaqedonas ku shqiptarët që janë 25% e 
popullsisë të trajtohen si minoritet" pa i afirmuar kolektivisht të 
drejtat minoritare.
> 
> Nuk dinë se ç'duan pikërisht ata shqiptarë që nuk kanë dëshirë të 
përvetësojnë "rregullat e Solonit". Pas shpalljes së një projekti të 
çakërdisur sllavomaqedonas për të bërë Strugën e ndonjë qytet 
tjetër "shtet-qytet" si San Marino në Italinë e sotme ose 
si "poliset" në Greqinë e lashtë gazetari Ylber Lili reagoi me një 
koment të titulluar "Karagjozët e tipit mesjetar". Po pse të mos 
përdoren këto terma më parë për të cilësuar  dëshirat e përpjekjet e  
një takëmi politikanësh, partiakësh e  madje pushtetarësh shqipëtarë 
që kërkojnë me "karagjozllëk modern" që çështja shqiptare në Ballkan 
të mbyllet me një  principatëzim, apo bajraktarëzim politiko-kulturor 
të trojeve etnike shqiptare nën  suzerenitete e tutela kombesh e 
shtetesh të tjerë fqinj?! Një kërkesë e tillë në kohën kur po 
ndërtohet "Europa e kombeve", jo "Europa e pricipatave feudale", 
Europa e Bashkuar jo "Perandoria e Shenjtë Romake" ngjan si një 
karagjozllëk  më anakronik se ai që shpreh një gazetar  në propozimin 
për
>  "Strugën shtet-qytet" 
> 
> E vërteta është e thjeshtë : sllavomaqedonasit nxjerrrin për vete 
përfitim  sa më shumë e sa më shpesh që ta shkelin Marrëveshjen e 
Ohrit. Prandaj ata do të vazhdojnë në rrugën ku kanë ecur deri tani. 
Ali Ahmeti, Arbër Xhaferri e të tjerë si ata nuk e ndryshojnë dot 
këtë gjë. Shqiptarët në Maqedoni do të detyrohen të duan atë që 
propozoi Pollozhani, që u pa si parullë edhe në stadiumin e Tiranës 
gjatë nde shjes së futbollit Shqipëri-Greqi, që është program i disa 
forcave politike, që e ka shpallur edhe Fronti për Bashkimin Kombëtar 
të Shqiptarëve, i cili drejtohet nga një shqiptar i Maqedonisë, që i 
përkushtohet Armata Kombëtare Shqiptare.
> 
>  
> 
> 25 Shtator 2004                                                    
Abdi Baleta
> 
>  
> 
> KUR DO TA SJELLË SALIKASHVILI "VJESHTËN E PREÇIT"?
> 
>  
> 
> "Qeveria ka dështuar", "Qeveria ka rënë", "Poshtë qeveria", "Të 
rrëzojmë qeverinë", "Duam qeveri teknike", "Qeveria s'e mbush vitin, 
s'e zë stina, s'e zë dekiku". "Nanos po i vjen fundi" pat dhënë 
verdiktin Arben Imami në "Albania", qysh më 31 Tetor të vitit 2002. 
Dhe tërrci e vërrci pa pushim. 
> 
> Ka kohë që kështu e kalojnë kohën shumë politikanë të pandershëm 
dhe mbushin faqet shumë gazeta e plotësojë programet shumë 
televizione pa përgjegjësi. Dhe qeveritë e qeveritarët vazhdojë 
avazim e tyre, krijohen, ndryshohen, më shumë nuk punojë se punojnë, 
por ama kohën e kalojnë dhe mandatet i plotësojnë. Vetëm një herë nuk 
ndodhi kështu, me qeverinë numër dy të Aleksandër Meksit, se atëherë 
at që deshën ta rrëzonin e bënë këtë gjë duke rrëmbyer armët.
> 
> Të Dielën më 2 Gusht 2004 gazeta "Dita" botonte një fall të Preç 
Zogaj, që është bërë edhe fallxhor edhe magjistar në politikën 
shqiptare. Falli tregohej qysh në titullin e shkrimit "Emblema e një 
qeverie që s'do ta zërë vjeshta". Rrëzimin e qeverisë e kishte bërë 
punë stinësh Sali Berisha para Zogajt. Më 22 Shkurt gazeta "55" 
shpallte sipas porosive të Berishës "Stina e protestave deri në 
rrëzimin e Nanos", ndonëse Berisha e PD të entuziazmuar nga ngjarjet 
në Tbilisi rrëzimin e Nanos e kishin caktuar për më 20 Shkurt 2004, 
në  përvjetorin e rrëzimit të monumentit të Enverit në vitin 1991. 
> 
> Por meqenëse hesapet kishin qenë bërë pa hanxhinë Berisha urdhëroi 
fillimin e e një stine të re për të rrëzuar qeverinë me "protesta të 
frymëzuar nga Nënë Tereza" domethënë duke ndezur qirinj dhe bërë 
lutje e përshpirtje fetare. Me sa duket këtë stinë kishte parë Preçi 
në filxhanin për ngjarjet e Lazaratit që paralajmëroi në Gusht se 
qeverinë e kryesuar nga Nano nuk do ta zinte vjeshta. Në atë titullin 
e shkrimit vërtetë nuk thuhej se për vjeshtën e cilit vit e kishte 
fjalën në fall Preçi, por duke ditur padurimin e tij për t'u bërë 
edhe një herë ministër, kësaj radhe i PD-së, e merrnim me mend se e 
kishte fjalën për këtë vjeshtë të vitit 2004 që tashmë ka hyrë, madje 
me shira e erëra të forta. 
> 
> Mirëpo vjeshta e këtij viti hyri, falli i Preçit nuk doli. Qeveria 
është në vend. Nano vazhdon të mos verë mend. Edhe pse nëpër rrugë 
nuk bërtet më njeri "Nano, ik!" ai vazhdon t'ia mbathë të gjezdisë 
nëpër botë, nga Pekini hidhet në Nju Jork.
> 
> Megjithatë vjeshtat shkojnë e vinë përsëri. Preçi mund të thotë se 
nuk e ka pasur llafin për këtë vjeshtë që nisi më 21 Shtator 2004. Ai 
mund të thotë se e ka pasur fjalën për atë vjeshtë kur qeveria vet të 
vendosë të mos jetë. Kështu ndodh kur fallxhorët e politiës rrëfejnë 
përralla për kalamajt dhe i besojnë të rriturit. Nuk duhet të 
kujtojmë se "vjeshta e Preçit" është patjetër stina e njohur e vitit. 
Preçi flet për një "vjeshtë politike" që mund të vijë edhe në dimër, 
edhe në pranverë edhe në verë, mjafton që të zverdhen përfundimisht e 
të bien gjethet (zgjedhjet) e qeverisë, pra për një vjeshtë që varet 
nga Sali Berisha  dhe PD-ja ta sjellin sa më parë dhe Nano e PS-ja ta 
vonojnë sa më gjatë. 
> 
> E si mund të vijë kjo vjeshtë? Ka një shpjegim jo letrar si ai i 
Preçit, por më  praktik filozofik nga Arian Starova dhe politik nga 
Sali Berisha. Starova një herë foli si Orakulli i Delfit : "Qeveria 
ka rënë, por duhet dikush ta rrëzojë" (gazeta "55" 18 Janar 2003). 
Një vit më vonë foli sipas filozofisë së lashtë dhe asaj komuniste 
kineze : "Kur ngrihet populli , bie qeveria" ( gazeta "RD" 22 Shkurt 
2004). Kjo filozofi ka nisur qysh nga Konfuci në Kinë që thoshte " 
kur fryn era përkulet bari". Mao Ce Duni këtë filozofi që favorizonte 
aristokracinë e ktheu në filozofi që favorizon vegjëlinë "kur kalon 
fshesa, ikën pluhuri". Edhe Starova këtë kishte ndërmend kur porositi 
se " duhet dikush të rrëzojë qeverinë, që ka rënë". Thënien 
filozifike të Starovës e vulgarizoi në zhargon fshataresk Nikoll 
Lesi "S'ka zot që shpëton Nanon"( gazeta "Sot" 22 Shhkurt 2004). Por 
problemi mbeti i pazgjidhur. 
> 
> Tani është sërish  Berisha që thotë që qeverië e Nanon duhet t'i 
ndëshkojnë njerëzit, pa pritur nga perënditë. Madje Berisha tani 
thotë se nuk duhet pasur shpresë as tek të huajt, prej të cilëve ka 
pritur gjithçka deri tani, ka pritur ta marrin hopa për ta ulur në 
kolltukun e kryeministrit, siç marrin prindërit fëmijët e llastuar 
për t'i vënë në krevat të flenë. Tani Berisha nuk mbetet vetëm tek 
demonstrimi në frymën e Nënë Terezës dhe shpjegimin priftëror  të 
Lesit e kthen në direktivë politike  "po të veprojmë si në Tbilisi, 
qeveria bitisi". 
> 
> Pra, "vjeshta e Preçit" do të vijë kur Salikashvili i Shqipërisë ( 
i lutemi lexuesit të tregojë kujdes të mos e ngatërrojë me mbiemrin e 
gjeneralit amerikan Shalikashvili, ish-shefi i Shtabeve ushtarake në 
SHBA) do të përsërisë atë që bëri Saakashvili i Gjeorgjisë para disa 
muajsh që pas zgjedhjeve të manipuluara nuk i njohu ato, organizoi 
demonstrata në frymën e Gjergj Sakaxes dhe një ditë demonstruesit 
hynë në sallën e parlamentit që duhej të fillonte punimet dhe e 
përmbysën atë parlament. U bënë shpejt zgjedhje të tjera dhe 
Saakashvili u bë presidenti i vendit.
> 
> Berisha u entuziazmua atëherë jashtë mase nga suksesi i 
Saakashvilit të Gjeorgjisë  dhe tentoi të bëhej përnjëherë 
Salikashvili i Shqipërisë duke  caktuar datën 20 Shkurt 2004 si ditën 
për dëbimin nga pushteti të Fatosaxe-s së Shqipërisë. Një shkrim në 
gazetën proberishiane "Korrieri" më 6 Shkurt 2004, e kishte 
titullin "Berisha: Nano është Shevarnaxja shqiptar". Por homologu për 
post i Shevarnaxes në Shqipëri, Alfred Moisiu, nuk ishte i një 
mendimi me Berishën dhe deklaroi se "Shqipëria nuk është Gjeorgjia" 
( "Shekulli' 7 Shkurt 2004). Nuk e kemi marrë vesh ende nëse ishte 
nga kujdesi për të ndrequr gafën politike të Berishës, apo 
parandjente se Salikashvili do të fillonte së shpejti ta trajtonte 
dhe atë si Moisixe-n e Shqipërisë e të kërkonte largimin e tij. Bëri 
përshtypje dhe  titulli  "Moisiu: Meta dhe Berisha gabuan (në 
krahasimin) me Gjeorgjinë" që kishte zgjedhur gazeta "Korrieri" më 7 
Shkurt 2004 për një intervistë të Moisiut në "Zëri i Amerikës"  
> 
> Sali Berisha nuk u bë dot Salikashvili në fillim të pranverës, as 
gjatë verës së vitit 2004. Lëvizja "Nano, ik" kaloi nga fryma  e 
rebelimit të tipit të atij të Vlorës në vitin1997 që tentoi t'i 
ngjiste Nikoll Lesi në Shkodër, në lëvizje me "frymën e Nënë Terezës" 
dhe u shua fare, derisa doli Bamir Topi e shpalli se lëvizja e kishte 
kryer misionin në rrugë dhe do të barrikadohej në sallën e 
parlamentit. Tani dëgjojmë  që  përsëri Berisha po bën thirrje për të 
marrë pushtetin si në Tbilisi në rast se zgjedhjet e ardhëshme do të 
manipulohen ose atij do t'i leverdisë t'i shpallë të manipuluara. 
> 
> Pra, Saliu paralajmëron se deri në kohën që do të vijë "vjeshta e 
Preçit" ai mund të shndërrohet në Salikashvil. "Vjeshta e Preçit" nuk 
është çudi që të vijë dhe në Qershor, në Korrik. Mirëpo ne dimë se 
vjeshtat që vinë me metodat e Saakashvilit në Shqipëeri kalojnë lehtë 
nga vera të nxehta në acarin e dimrit dhe në dimra të fortë në mes të 
verës siç ndodhi në Janar-Mars dhe  Qershor-Korrik të vitit 1997, apo 
në Maj të vitit 1996. Berishës mund t'i pëlqejë roli e suksesi i 
Saakashvilit dhe e ëndërron veten si Salikashvili, por duhet të 
mendohet mirë ose të përgatitet shumë mirë. Në Shqipëri trëndafilat  
për marrjen me lëvizje populiste të institucioneve si ndodhi në 
parlamentin gjeorgjian kthehen shpejt në gjëmbaçë. 
> 
> Është njoftuar se SHBA mbas një periudhe disa mujore kanë caktuar 
amabsadorin në Tiranë. Për herë të dytë emërohet një zonjë. Kujtimet  
nga viti 1997 kur në Shqipëri ishte ambasadore zonja Lino janë shumë 
të hidhura edhe me rolin e ambasadës amerikane. Urojmë që simbolika 
trishtuese të kthehet  në realitet të hareshëm. Në mungesë të 
ambasadorit amerikan që na kishte mësuar të dilte çdo ditë në ekran 
për të na dhënë orientime politike, ekonomike, juridike në Shqipëri 
gjeti shesh e bëri përshesh diplomacia e vendeve europiane, sidomos 
ambasadorët e institucionet europiane, Liponen e  Salcman. 
> 
> Kështu që ardhja e titullarit të ambasadës amerikane është më e 
ngutëshme për shqiptarët. Mirpo mund të vonojë dhe disa kohë, ndoshta 
nga që SHBA nuk duan të jenë të përfshira shumë e shpejt në 
katrahurën zgjedhore të Shqipërisë. Minjtë e diplomacisë europiane 
mund të vazhdojnë të hedhin ende valle në Tiranë në  mungesë të 
maçokut amerikan. A do të bëhet kjo me qëllim që t'i shtohen 
mundësitë Berishës të imitojë Saakashvilin, apo për të penguar 
Berishën të bëjë një lojë aktoriale si Salikashvili?! 
> 
> Këto le të na shpjegojë fallxhori Preç Zogaj që i sheh dhe i njeh 
më mirë filxhanët e kafeve politike të Berishës.
> 
>  
> 
> 26 Shtator 2004                                                    
Abdi Baleta
> 
>  
> 
>  
> 
> PD-ja KRIZË  SI  PPSH-ja
> 
>  
> 
> BERISHA IMITON ALINË PËR TË SHPËTUAR PARTINË
> 
>  
> 
> Shumë shqiptarë, por sidomos ish-anëtarët e PPSH-së, e mbajnë mend 
mirë dhe e kujtojnë me njëfarë bezdie periudhën e fundit të PPSH-së 
në krizë identiteti politik, pasigurie në udhëheqje ku përpëlitej 
Ramiz Alia për të bërë diçka ndryshe që e çonte gjendjen nga shiu në 
breshër. Ishte koha e agonisë së sistemit, e mpirjes së përgjithëshme 
të organizmit partiak, e refuzimit  në rritje të partisë nga mjedisi 
tjetër shoqëror.
> 
> Në çaste krizash të tilla zakonisht ndërmerren hapa gjysmakë, të 
improvizuar që më shumë prishin se ndreqin që shpejtojnë çthurjen që 
nuk karikojnë por humbasin energji. Në atë kohë Ramiz Alia me kolgët 
e tij e kërkonin zgjidhjen për dështimet e ekonomisë në ca 
pseudoreforma që prishnin dhe atë rregullshmëri që kishte ekzistuar, 
në tentativa të kota për të ndëshkuar administratën duke çorientuar 
punëtorët. 
> 
> Në parti e kërkuan rrugëdaljen nëpërmjet një presioni pa dobi mbi 
anëtarsinë e  organizatat bazë, duke i fajsuar ato edhe për gjëra që 
nuk ndreqeshin më. U  sajuan mbledhjet e hapura të partisë gjoja për 
të vënë në lëvizje organizatat e komunistët, për të lidhur partinë me 
masat pas shkëputjes, për të nxitur masat të ndreqnin partinë. Nuk 
ishte as  revolucion kulturor kinez, as përsëritje karikaturale e 
kontrollit punëtor të disa dekadave më parë, as respektim i njerëzve 
pa parti. Ishte një gjë krejt e mbrapshtë që ftohnte dhe anëtarët e 
përkushtuar e të zellshëm nga partia dhe nuk ngrohnte askend.
> 
> Tani Sali Berisha po jep shenja se me metoda të ngjashme përpiqet 
të nxjerrë PD-në nga amullia. Berisha këto ditë shpalli se PD-ja do 
të hapet para shoqërisë civile. E çdo të thotë kjo? E njëjta gjë si 
ajo që tentonte Ramizi ta ndreqtë PPSH-në me ata që nuk ishin në PPSh 
dhe as nuk kishin ndonjë aftësi për të ndrequr partinë. Këtë fushatë 
për të  ndrequr PD-në brenda disa vitesh Berisha e ka shpallur disa 
herë, me emra të ndryshëm me konceptim të njëtë. Qysh në vitet e para 
shpalli fushatën e "vetkorigjimit të PD-së". Pastaj erdhi hapja e 
dyerve nën parrullën "nuk ka të vonuar në demokraci". Pastaj fushata 
e "tërheqjes së intelektualëve në parti", Më pas fushata e "forcimit 
të PD-së nga qëndrestarët". Pastaj përsëri ftesa për intelektualët e 
hapje për shoqërinë civile me emra të ndryshme.
> 
> Në fillim të vitit 2004 Berisha shpalli "PD do të ketë fytyrë të 
re" ("Panorama" 25 Janar). Tani pas disa muajsh shohim po atë fytyrë 
që kishte. Më 26 Shkurt 2004 në "Tema" shkruhej "Berisha zbardh 
projektin e hapjes së PD-së". Projekti vazhdon ende të zbardhet e të 
mvrenjtet. "PD fton shoqërinë civile në prag të ndryshimit të 
forumeve" njoftonte më 25 Janar 2004 "Shekulli". Ftesa vazhdon se si 
duket askush nuk po shkon në panair. 
> 
> Po atë ditë "Shekulli" njoftonte "Zogaj: Hapja e PD-së për të 
pasuruar e ripërtërirë forumet". Skandal, një udhëheqës i një partie 
tjetër, i mbetur pa parti, hiqet sikur të ishte udhëheqës i PD-së! Po 
ky skandal në jetën e PD-së kishte nisur me kohë me ata që 
kërkonin "riatdhesim në PD" pas tradhtive që kishin bërë. Zogaj qysh 
më  8 Janar 2003 kishte shkruar në "Albania"  se :"shkrirja e PD-ve 
sjell opozitën në pushtet dhe pse duhet të kthehemi në PD". Por një 
tjetër "i larguar", Dashamir Shehi, mendonte ndryshe "Unifikimi nuk 
duhet të përfshijë ish-ministrat socialistë" ( Tema"). Zogaj ka qenë 
ministër socialist si Arben Imami i PAD, i cili qysh më 2002 kujdesej 
të ndreqte partinë e Berishës dhe të përforconte pozitën e Saliut me 
deklarata : " Berisha, i vetmi që mund të rigrumbullojë PD-në" 
("Albania" më 23 Mars 2003). Imami bëhej fjalëmirë dhe për 
plangprishësin tjetër që ende kërkon rikthim si udhëheqës aktiv e jo 
fiktiv në PD, Aleksandër Meksin kur shprehej : "zoti Berisha ka
>  ardhur deri tek teza e Meksit ku bëhet fjalë për rithemelimin e PD-
së".  Kjo bëhej tema e pëlqyer e të dëshiruarve për "rimëmësim" tek 
PD-ja. "Imami; PD si mund të rithemelohet" ishte titulli i një tjetër 
interviste të botuar në "Shekulli" më 30 Mars 2003. Imami kishte 
dhënë dhe një intervistë tjetër në "Albania" të 26 Janarit 2003 për 
të shpjeguar "Përse jam me Berishën". Pra një fushatë e tërë për të 
shpëtuar PD-në duke lejuar përsëri në të ata që e kishin braktisur 
ose ishin përjashtuar si ngatërrestarë. Edhe kjo është imitim i asaj 
strategjisë e taktikës "shpëtimtare" që përdori PPSH dhe më pas PS 
për të ndrequr veten e forcuar pozitën duke u bërë thirrje të 
ktheheshin gjithë atyre që  i kishin larguar dikur nga partia dhe 
sigurisht shumica ishte dëbuar me të drejtë.
> 
> Fushata që bënin për "rithemelimin e PD-së e kthimin e tyre në PD" 
do t'u sillte Imamit e Zogajt një sulm therës nga "ZP" e datës 19 
Janar 2003 në shkrimin "Kreu i komiteteve të armatosura 
dhe "Çiftelia" kthehen në PD". Megjthatë ky sulm nuk stepi as Imamin 
as Zogajn për t'u rrasur nën sqetullën e Saliut, as Saliun për t'i 
marë ata përsëri në prehër. PD-ja ishte në hall si PS-ja në vitin 
1991. Edhe Jozefina Topalli, nënkryetarja e PD-së në 
intervistën "Kthimi i të larguarve" ("Albania" 21 Janar 2003) ndonëse 
hidhte ndonjë romuz për dëmet që i kishin bërë të larguarit partisë 
nuk ua mbyllte derën.
> 
> Kurse Bashkim Kopliku nuk donte të radhitej tek Imamët e Preçët e 
rikthimit si plangrishës. Intervista e tij e gjatë në "Albania" të 
datës 22 Janar 2003 botohej me titullin "Nuk ka PD, por PB (Partia e 
Berishës)". Kopliku ndryshe nga Imami ia  përplaste Meksit " nuk ke 
qenë ansjëherë në PD por ke qenë në PB, je majtist, por antienverist".
> 
> Nëse zbresim edhe më në kohë , në vitin 2002 do të kujtohemi për 
fushatën e madhe që shpërtheu atëherë Berisha për të gllabëruar 
gjithë partitë e djathta , jo vetëm ata grupet e shkëputura nga PD e 
vitit 1991. Berisha shfaqi një imperializëm të papërmbajtur partiak 
ndaj aleatëve në vitin 2002, pas marrëveshjeve me Nanon. Më 22 
Dhjetor 2002 gazeta "Korrieri" botonte shkrimin me titull "Berisha: 
Opozita të shkrihet në një parti të vetme". Sipas "Albania" të 24 
Dhjetorit 2002 Berisha po përdorte dhe korruptimin e liderve për të 
shkrirë partitë "Shkrini partitë, ju bëjmë ministra". E mbështeste më 
shumë Jozefina Topalli  që sipas "Shekulli" të datës 25 Dhjetor 2002 
ishte shprehur : "Të ligjërojmë bipolarizimin. Është absurde që një 
popull prej 3 milionësh të ketë 13 parti parlamentare" Në një aktiv 
të PD-së në Durrës Berisha lëshoi dhe parrullën "Një parti, një 
projekt, një qëndrim", një imitim allasojçe i parullë 
së "Rimëkëmbjes"- "Një komb, një atdhe, një shtet".
> 
> Fushata për tufëzimin e partive shqiptare në dy stane, njëri i 
Nanos (i majti) dhe tjetri i Berishës dhe Topallit ( i djathti) ishte 
rezultati më i prekshëm në rrafshin e veprimtarisë partiake i  
marrëveshjes së pajtimit e të bashkëpunimit midis Nanos e Berishës. 
Përpjekjet për këtë tufëzim janë një ndër pikat që respektohen ende 
nga të dy palët. Gazeta "Shekulli " e datës 8 Tetor 2002 
njoftonte "Nano: sistem parlamentar dypartiak. Eliminohen 
pseudoaktorë që prej 10 vitesh sorollaten si figurantë diletantë në 
politikën shqiptare". Kështu ka folur më pas Jozefina Topalli.
> 
> Por, megjithë marrëveshjen e plotë dhe të sinqertë në këtë pikë 
midis Nanos e Berishës punët morën drejtim të kundërt dhe tani ka më 
shumë partira e grupime sesa në vitin 2002, pasi jan ndarë disa 
parti. Më në fund edhe nga PS lindi bijëza-shemër Lëvizja Socialiste 
për Integrim e Ilir Metës.Berisha, megjithëse u mbështet fort nga 
Topalli ndeshi në një rezistencë që nuk e kishte ndeshur për disa 
kohë në PD. Nuk i bëri shumë punë shkathtësia demagogjike e Preç 
Zogajt që u shpreh "Berisha po vepron si Shiraku, Aznari dhe 
Berluskoni" ("Tema" 780). Më 27 Dhjetor 2002 në "Albania" u shfaq 
titulli "Berisha përçan kryesinë e PD-së. Arbnori dhe Butka kundër 
shkrirjes së opozitës në një parti të vetme". Kjo ishte e ditur edhe 
më herët. Qysh më 21 Korrik 2002 në "Albania" ishte botuar teksti i 
Uran Butkës mbi "Pushtetin e pakontrolluar të Berishës". Në shtyp 
kishin dalë shkrime të Arbnorit me titujt "S'duhet të vendosë vetëm 
Nano e Berisha"("Intervista"),"Edhe unë do të takoj Nanon" ("Albania"
>  24 Shtatr 2002), "PD ka rënë në grepin e PS-së" ("Ballkan" 24 
Shtator 2002). Më 14 Korrik 2002 në gazetën "Koja Jonë" 
njoftohej "Shpërthne Arbnori. Nano ia ka hedhur Beruishës. 
Marrëveshja Nnao-Berusha ka dëmtuar PD-në". Në këtë intervistë të 
gjatë Arbnori shprehte inatet që PD e Berisha nuk mbështetën 
kandidaturën aë vuri vet Pjetri për president i Shqipërisë, por u 
morën vesh të bënin "president konsensual" Alfred Moisiun. Ishte pra 
inat për karrierizëm jo për parimësi.
> 
> Për të theksuar vështirësinë e shkrirjes së opozitës në një parti, 
që nuk i pelqente fort partisë së Pollos, gazeta "Albania" më 10 
Dhjetor 2002 botonte shkrimin "PD-ja, parti me 299 tradhtarë". Kurse 
Dashamir Shehi, kryetar i një partie të shkëputur nga PD 
deklaronte: "Ja pse nuk kthehem në PD" ( "Albania" 10 Janar 
2003). "Të ikin Nano dhe Berisha" është një deklaratë tjetër 
mirëdashëse e Dashamirit në "Dita" më 19 Janar 2004. 
> 
> Fatmir Mediu është njëri nga kryepartiakët që ka tentuar të vejë sa 
më shumë kapital politik e të sigurojë pozita karrieriste nga çdo 
nismë e Berishës. Kur Berisha nisi fushatën "për një parti" Mediu 
menjëherë nxitoi të vinte një kusht të rëndë "Qeveri, hije pastaj një 
parti" ("Tema" 782). Me këtë i thoshte Berishës : me garanto mua 
paraprakisht postin që duan në mos kryeministër, zëvëndës-
kryeministër e ministër i jashtëm, pastaj bëj si do ti. Edhe tani 
është miku i Mediut, Godo, që i ka kërkuar Saliut të shpallë se cili 
do të jetë kryeministër dhe vet Saliu të heqë dorë nga ky post. Pra, 
me nënkputim i sugjeron të shpallë Mediun kryeministër. Edhe në Janar 
të vitit 2004 Mediu vazhdonte të bënte naze e të hidhte vickla, 
ndonëse Berisha ia ka shtuar gjithnjë tagjinë politike në grazhdin 
opozitar. Ai madje e sfidon idhët Berishën  në "Dita" të  9 Janarit 
2004 : "Opozita vuan për lider".
> 
> Kështu që Berisha në projektet e tij për hapjen e madhe që do të 
bëjë tani ka mbetur më shumë në dorë të Preç Zogajt, i cili flet 
sikur të ishte vet Saliu, edhe pse është anëtar i një partie 
tjetër. "Do të afrojmë njerëz për qeverinë e ardhëshme të PD-së", ka 
cituar gazeta "Shekulli" më 9 Janar 2004 fjalët e Zogajt. "Hapja e PD-
së shtysë pë protesta qytetare" shprehej Bamir Topi, sipas 
gazetës "Tema" më 3 Shkurt 2004. Vërdallisje reth të njëjtave formula 
pa përmbajtje, pa frymë të re dhe pa besnikëri ndaj një tradite. 
> 
> Berisha duhet të jetë verbuar fare politikisht nëse nuk sheh se nga 
e famshmja "shoqëri civile" nuk ka për të vjelur fryte, ose do të 
marrë fryte të krimbura. Berisha duhet të jetë zhveshur tërësisht nga 
çdo ndjenjë besnikërie ndaj qëndrestarëve nëse i shet ata kaq lirë 
për "shoqërinë civile". Berisha tregohet më cinik se drejtuesit e 
dikurshëm të PPSH-së nëse e keqpërdor pa kufi fanatizmin e një 
grumbulli idhtarësh të tij pa horizont në PD. 
> 
> Rregulli i ri "një njeri, një votë në parti" nuk  është ndonjë 
përparim në demokraci, por një dredhi. Berisha nuk e ndjen më veten 
aq të sigurtë në forumet, atje ku sidoqoftë grumbullohen njerëz që 
kanë njëfarë horizonti politk, njëfarë afirmimi partiak, një nuhatje 
më të madhe politike dhe ndjejnë më tepër përçmim politik. Berisha po 
imiton përsëri një kryetar të PS-së, Fatos Nanon, i cili kur  e pa 
veten ngushtë në Komitetin Drejtues të PS-së para ca vitesh kërcënoi 
me referendum në parti, madje një herë dha dorëheqje dhe nga baza 
nisi sulmin e kapi përsëri kreun. Pra PD e Berisha në të gjitha e 
etapat e krizës në PD ndjekin praktikat e PPSH-së dhe të PS-së
> 
>  
> 
> 26 Shtator 2004                                              Abdi 
Baleta.        
> 
>  
> 
> NË VEND TË KOMENTIT
> 
>  
> 
> KUR "KUAZIPATRIOTIZMI" PERDORET PËR LINÇIM DHE HAKMARRJE..!
> 
>  
> 
> Rexhep ELEZAJ
> 
>  
> 
> Patriotizmi dhe atdhedashuria janë vlera universale të gjithë 
njerëzimit. Pra, janë vlera që nuk mund t'i tjetërsojë ose 
përvetësojë askush, sado që ndokush mund të ushqejë iluzone se ato i 
takojnë vetëm një kategorie njerëzish, ose ndonjë elite të caktuar të 
shoqërive njerëzore. 
> 
> Ta keqpërdorësh hapësirën mediale që ta kanë ofruar të tjerët 
për "merita" dhe "kontribut" që ke dhënë diku, dhe dikur, duke e 
helmuar opinionin me të pa verteta, në mënyrën e paskrupulltë dhe 
stilin e vrazhdë që po ushtron një kategori profiterësh politikë dhe 
bashibozukë të deridjeshëm, për të cilët nuk kemi dëgjuar kurrë para 
viteve të 90-ta dhe të cilëve nuk iu është ndjer asnjëherë zëri në 
publicistikën shqiptare, është paturpësi dhe imoralitet i paskajshëm. 
Dhe si jo, kur kemi të bëjmë pikërisht me individë të cilët sot e 
kësaj dite ushqejnë tinëz ose hapur nostalgjitë e tyre për kohën e 
Titos dhe ish Jugosllavisë, e që në skenën publike na janë paraqitur 
për herë të parë pasiqë në Kosovë janë krijuar rrethanat më të 
favorshme politike, pra kemi të bëjmë me individë që duan të bëhën me 
çdo kusht "faktorë" të mëdhenjë në politikë, trima dhe heronjë të pas 
luftës si dhe të mençur pas kuvendeve. Për pozitën e tyre të mjeruar 
njerëzore dhe politike ndjejmë keqardhje, sepse siç po
>  dëshmojnë vetë si "virtyte" më të mëdha njerëzore kanë; urrejtjen, 
xhelozinë si dhe shpirtin hakmarrës ndaj intelektualëve të mirëfilltë 
shqiptarë. Kjo, kur dihet se askush në këtë botë nuk e ka të drejtën 
e personifikimit të vetëvetës me historinë tonë kombëtare, por as me 
kohën dhe ngjarjet që krijojnë të ardhmën e një populli. Më së paku 
ata që gënjejnë dhe dezinformojnë opinionin publik duke u marrë me 
shpifje, gënjeshtra dhe thashethëmë ndaj krijuesëve dhe politikanëve 
të denjë shqiptarë, të cilët, denbaden i kanë shërbyer kombit e 
atdheut me tërë qenjën fizike dhe forcën e tyre intelektuale, pa u 
lëkundur kurrë në orientimet politike dhe kombëtare, dhe sa herë që 
është paraqitur nevoja kanë dalë në mbrojtje të tokës, dinjitetit dhe 
kauzës së tyre nacionale. Atdheu është i të gjithëve, dhe të drejtën 
për ta dashur dhe mbrojtur ate e kanë të gjithë njësoi, sepse të 
privilegjuar nuk ka dhe as nuk mund të ketë, ndaj të klithurat e disa 
egocentrikëve politikë dhe fetarë, kinse në
>  emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit duke njollosur, sharë, 
përgojuar dhe shpifur ndaj poetëve dhe publicistëve tanë të 
mirëfilltë, fletë katërcipërisht se fjala është për kategorinë 
e "intelektualëve" të cilët, për mëny të ushqimit ditor kanë; 
shpifjen në vend të aperitivit, helmin në vend të bukës, urrejtjen në 
vend të ujit, xhelozinë në vend të mishit si dhe hakmarrjën në vend 
të bakllavës?! Se, të tillët s'ke se si t'i cilësosh ndryshe veçse si 
shpekullantë politikë, tregon më së miri servilizmi i tyre politik, 
gjuha dhe fjalori agresiv që përdorin, mbase në të kundërtën shtrohet 
pyetja; cilat na qenkan atëherë shkaqet dhe motivet tjera që po i 
shtykan ata që t'i përgojojnë, nënçmojnë, xhelozojnë dhe denigrojnë 
intelektuatët e mirëfilltë shqiptarë sot?!. Dhe, bile tani sikur po e 
luajnë rolin e "ideologëve" të mëdhenjë, sipas asaj maksimës 
primitive; se po të mos ishim ne, nuk do të kishte as komb dhe as 
patriotizëm shqiptar! Mjeranët, si nuk ia ditkan hallin vetës, por 
kështu
>  në mënyrë shumë të cekët prejudikojnë "vlerat" që nuk i kanë, duke 
bërë luftën e shtrigave në dëm të harmonisë, mirëqenjës kombëtare si 
dhe mirëkuptimit të ndërsjellë politik, intelektual dhe vëllazëror!? 
> 
> Pra, ajo që na bënë të neveritemi nga shkrimet e tyre është fakti i 
hidhur se nga soji shqiptar ka individë të shumtë të cilët në emër të 
kombëtarës bëjnë pazarllëçë politike me të huajt për interesa të tyre 
të ngushta, se kemi shkollarë afishexhinjë të trakteve të ndryshme 
(anti)fetare, përçarës, kasnecë në politikë si dhe gazetarë-
kalemxhijë analfabetë, të cilët me injorancë dhe primitivizëm 
vazhdojnë t'i shërbejnë të keqës për motive të ulëta hakmarrëse ndaj 
intelektualëve tanë të përkushtuar ndaj atdheut, të cilët për fatin 
tonë kombëtar, kanë bërë emër dhe vepra të mëdha në jetë, të cilat, i 
pelqeu kjo dikujt ose jo, pas vdekjes do t'ua ndriçojnë rrugën drejtë 
amshimit dhe përjetësisë. 
> 
> Të merresh më sojin dhe tipin e këtillë të njerëzve të cilët si 
urithët gjurmojnë nëpër biografitë e intelektualëve dhe publicistëve 
tanë të aftë dhe të guximshëm, që bëjnë përpjekje për ta njollosur 
punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në kohë dhe 
rrethana shumë të vështira të okupimit klasik të Kosovës dhe trojeve 
tjera etnike, në kohën kur "bira e minit ishte treqind qese" për 
shumë "intelektualë" të asaj kohe si dhe për shumë "patriotë" të 
sotëm, s'ka asnjë dyshim se është punë sizifi dhe shumë e rëndë. 
Ngase, të japish vlerësime qëllimkëqija dhe paushalle për punën dhe 
veprën e poetëve dhe krijuesëve tanë, pa patur kompetencë dhe aftësi 
intelektuale për të vlerësuar se ç'është revolucionare dhe ç'është 
kundërrevolucionare, se ç'është nacionale dhe internacionale, se 
ç'është kënga dhe poezia, se ç'është vepra letrare dhe krijimtaria, 
se ç'do të thotë poet dhe intelektual, se ç'do të thotë frymëzim dhe 
inspirim, se ç'kuptim ka midis injorancës dhe diturisë, se
>  ç'dallim ka midis atdhetarizmit dhe tradhëtisë, se ç'dallim ka në 
mes kaçikut të madh dhe kaçikut të vogël politik, etj, thënë më së 
buti, është lloji më i padenjë i shkrimeve që kanë gjetur vend në 
publicistikën shqiptare gjithëandej në trojet tona etnike, e cila në 
vend se të tillëve t'ua mbyllte derën, ate në mënyrën më të 
pandershme po e keqpërdorin injorantët dhe "vrasësit me pagesë në 
publicistikë" (A.B.) për t'i jashtëqitur helmet e tyre mendore dhe 
shpirtërore, duke ndotur dhe përçarë mendimin e lirë dhe demokratik 
brenda opusit krijues dhe publicistik shqiptar. Kjo punë e zezë që po 
bëjnë, jo se nuk i shërben asgjë çështjes sonë kombëtare dhe atdheut, 
por përkundrazi, është sjellje dhe punë tejet e poshtër që shkon në 
linjë të plotë me politikën antishqiptare të Athinës dhe Beogradit, e 
cila për qëllim kryesorë gjithnjë ka patur eliminimin nga skena 
politike dhe intelektuale të figurave dhe penave më të guximshme dhe 
më të shquara të kombit shqiptar !                
> 
>  
> 
> FERMENTIMI OSE ZHGËNJIMI
> 
> 
> 
> Kur e pyeta njëi nxhinjer amerikan që aktualisht është me punë në 
Shkodër, në se fermentohet, domethënë tjetërsohet,vota në Amerikë, ai 
ma ktheu I shqetësuar me fjalët: "Shumë, për fat të keq, shumë". Por 
ne nuk kemi ndonjë arsye të madhe për t'u habitur.Rraca njerëzore 
kudo është e njëjtë, , kulturat janë ato që ndryshojnë . Mirpo këto 
kultura inflencojnë pak për të ndryshuar mendësitë e të gjitha 
rracave në planet.Rracat janë të ndryshme por luftën për pushtet e 
konsiderojnë  një lloj të justifikuar edhe kur ajo del
> nga shinat normale të ligjit apo të logjikës e të moralit. 
Kandidati për president në SHBA, Xhon Kerri apo edhe vetë Bushi, me 
siguri, kanë në dispozicion mekanizma të përsosura të fermentimit të 
votive, po Nano, Ruçi , Meta apo edhe Sala, me mendësitë tipike 
ballkanase të kultit, çfarë duhet të bëjnë? Me siguri investime të 
mëdha  për të blerë makinerinë gjigante
> të fermentimit si dhe manovratorët e saj , Komisionin Qëndror të 
Zgjedhjeve. Po shqiptarët si duhet të pozicionohen kur e dinë se 
egziston një mekanizëm I tillë gjigant, që votat I tjetërson nga të 
vlefshme në të pavlefshme. Së paku që nga viti 1997, Fatos Nano e ka 
montuar këtë mekanizëm dhe mirëmbajtësit e saj në Komision Qëndror të 
Zgjedhjeve po kalojnë me sukses
> disa zezone, e do të kalojnë  kushedi sat ë tjerë qoftë për pushtet 
lokal, qoftë për  në parlament, që rrushin e votimit popullor e 
fermenton nga verë e kuqe në ujë të njelmët! Forcate djathta, duke 
përfshirë këtu edhe Mbretin hyjnë në garën e votimit pa as më të
> voglën mundësi praktike për të fituar! Mbreti thotë se e fituam 
Referendumin e '97-ës. Nano, nga ana tjetër nxjerr taze shifra  
mohuese të prodhuara në makineritë e fermentimit, që e rrëzojnë 
Mbretin nga froni kaq I dëshiruar . Po kështu edhe Berisha. Gjysma e 
Shqiparisë në  vitin 1997 ishte e pushtuar nga rebelët e kuq dhe bojë 
qieli grek, madje nuk lejohej që në
> këto zona të Jugut të shkelte këmbë demokrati, se për shtypin as që 
bëhej fjalë të shpërndahej në ato anë megjithatë Berisha hyri në garë 
për të marrë pushtetin! Motoja ishte e qartë; berishjanët votojnë 
nanoistët numurojnë ! Por sikur ky të ishte një rast I veçuar do të 
ngushëlloheshim sadopak. Por mekanizmi I fermentimit të votës, 
vashtoi me një rendiment të pa parë(kujtojmë këtu Dushkun e partisë) 
pra edhe në pesë apo gjashtë  sezone votimesh të tjerë me moton; ju 
votoni ne numurojmë. Sot na bëhet propagandë që të votojmë në 2005-
sën. Berisha si gjithmonë me me një siguri apsolute thotë se do të 
fitojë e djathta! Nano gjithashtu deklaron se "sa të jetë Berisha në 
politikë , fitoren e kam në xhep!" ne shqiptarët e kemi mësuar tashmë 
se deklaratat absolute të Berishës për fitore, janë treguesi më i 
mirë i dështimeve  në cilatdo zgjedhje  dhe janë më pak të besueshme 
se deklaratat e Nanos . Kjo është edhe arsyeja e vetme që shqiptarët 
kanë një paralajmërim të besueshëm për
>  fermentimin e votës së tyre, prandaj është më se e justifikueshme 
përqindja aq e lartë e abstenimeve . këto abstenime që i rrjedh 
kazani i madh i fermentimit, shohim se dëshiron t'i administrojë 
Mbreti! A do të arrijë vallë t'i administrojë? Me çka shikojmë në 
politikanët që rrinë afër Mbretit nëpër baçet e vilës së Tij, e kanë 
të pa mundur këtë administrim . Mbreti, kjo figurë  më
> e besueshme se politikanët e tjerë, duhet tashmë t'i njohioj edhe 
më mirë politikanët që pushojnë nëpër baçen e vilës së Tij. Sepse në 
këtë kuptim, duke patur në dispozicion edhe 14 vjet të ndryshimeve 
kemi rastin t'i vëmë në vendin e tyre, në vendin që u takon , të 
gjithë llojet e politikanëve. Njerëzit që njgjasojnë duhet të dinë  
edhe të bashkohen. Në këtë drejtim
> xhelozia dhe egoizmi në politikën shqiptare nuk tolerojnë . 
Pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i shkatërrimit i  makinerisë së 
sofistikuar të  fermentimit të votës. Berisha do të bëhej më i 
besueshëm në rast se në premtimet pa bazë  se "ne do të fitojmë" të 
shtonte edhe shprehjen që ka lidhje me dorëheqjen e tij në rast të 
kundërt. Të paktën një dorëheqje si ajo e Cekës apo e Godos në vitet 
që shkuan.. Shkodër, më 24.09.04                                  
>                                                                     
                B U J A R  S H E H U 
> 
> 		
> ---------------------------------
> Do you Yahoo!?
> Yahoo! Mail - 50x more storage than other providers!





------------------------ Yahoo! Groups Sponsor --------------------~--> 
$9.95 domain names from Yahoo!. Register anything.
http://us.click.yahoo.com/J8kdrA/y20IAA/yQLSAA/KDuplB/TM
--------------------------------------------------------------------~-> 

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo: 

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo: 

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

================================================================== 
Yahoo! Groups Links

<*> To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/shqiperia/

<*> To unsubscribe from this group, send an email to:
    shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

<*> Your use of Yahoo! Groups is subject to:
    http://docs.yahoo.com/info/terms/
 





Gmane