3 May 2012 18:52
Ne, radikalet e Jankullovkes
Hamdi Nuhiju <ekonomisti2006 <at> gmail.com>
2012-05-03 16:52:58 GMT
2012-05-03 16:52:58 GMT
Ne, radikalët e Jankullovkës
Çfarë vrasje mund të organizojë një grua 60 vjeçare, çfarë myslimane radikale qenka ajo? Myslimanëve shqiptarë të Maqedonisë, po i mungon një udhëheqës politik si Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq. Po, ashtu, po i mungon edhe një parti si Partia e Drejtësisë në Kosovë
http://zhurnal.mk/content/?id=12531652827
Hamdi Nuhiju
Nuk është hera e parë që në Maqedoni të quhemi radikal. Këtij termi iu janë bashkuar edhe shumë krerë të partive politike shqiptare, duke krijuar konfuzion në mesin e popullatës, por edhe duke viktimizuar shumë njerëz të pafajshëm. Për hirë të mbrojtjes së karrigeve të tyre, ata ose e mbyllën gojën dhe nuk thanë asnjë fjalë në akuzat e këtilla, ose edhe u bënë shërbëtor lojal të sllavëve. Në esencë nuk ekziston Islam radikal, as Islam minimal, as Islam liberal. Po ashtu nuk ka në këtë botë mysliman radikal, liberal, minimal. Por, ka mysliman që praktikojnë parimet e fesë dhe të tjerët që nuk i praktikojnë. Ka mysliman që mbajnë mjekra, ka të tjerë që nuk i mbajnë. Po ashtu ka demokrat që mbajnë mjekra, por ka edhe të tjerë që nuk i mbajnë. Definicionet për Islamin dhe myslimanët nuk guxon të na jap as Jankullovska e as langaracët tanë partiak që më shumë rrinë të dehur. As myslimanët vet nuk e kanë definuar veten. Ato i ka definuar Zoti në Kur`an dhe kjo gjë është e kryer. Nuk është hera e parë që myslimanët e Maqedonisë të janë viktima të politikave të kësaj qeverie. Këtij viktimizimi me mjaftë mjeshtëri po i shërbejnë edhe politikanët tanë shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, e të Maqedonisë, që frikësohen t’i definojnë tensionet ashtu si janë dhe në atë prizëm ti zgjidhin. Ata, politikanët tanë, duan të mbijetojnë në skenën politike përmes tensioneve që i nxisin sllavët në aspektin fetar. Në vend që të bëhen hapa konkrete në mbrojtjen e qenies myslimane nga sllavët, politikanët tanë të Shqipërisë e të Kosovës, shkojnë e vizitojnë varre të heronjve bullgar e nxisin tensione midis Maqedonisë e Bullgarisë. Vizita e Bamir Topit në Maqedoni dhe vendosja e luleve tek varri i Goce Dellcevit nuk e di me çka mund të arsyetohet? Si mund të i shërbejë myslimanëve të Maqedonisë ky gjest?
Apo ndoshta Bamir Topi po bën politikën e Gruevskit për t’i nxitur tensionet me Bullgarinë. Ata që kanë sy të shohin, do të vërejnë një rrugë patetike, qyqare të sllavëve të Maqedonisë. Në fillim e fyenin librin e shenjtë të myslimanëve-Kur`anin. Nuk ndodhi asgjë. Askush nuk u dënua. Askush nuk u burgos. Pastaj filluan që të na shajnë nëpër stadiumet e ndryshme me fjalë të ndryshme. Askush nuk u dënua e as që u burgos. Por, sharësit u shpërblyen nga buxheti i këtij shteti për të vazhduar sharjet ende më shumë, nëpër tribunat tjera. Pastaj vazhduan rrahjet e njëpasnjëshme në Shkup. Fëmijët mysliman u frikësuan. Nuk ka siguri as për vajzat e as për djemtë tonë. Ndërsa OSBE, partitë politike shqiptare, dhe Komisioni Evropian bënin sehir nëpër kamera e fotografi, duke u marr me definimin e problemeve. Jo nuk janë probleme ndër fetare, por ndër etnike. Dhe tash së fundi, në masakrën e Smillkovcit, ku u vranë pesë maqedonas, prapë do të viktimizohen myslimanët. Lexuesi nuk duhet të ketë fobi nga termi mysliman. Kur maqedonasit dalin nëpër protesta midis qytetit të Shkupit, me fotografinë e Jezu Krishtit, kur ata ndërtojnë kryqe e kisha në secilin skaj të Maqedonisë, edhe duke e pasur fenë e gabuar dhe rrugën e gabuar, ne nuk duhet që të trembemi nga ajo që jemi. Mediat lajmëruan se Jankullovska e kreu detyrën. I ka kapur vrasësit e asaj ‘masakre’. Ja se ç`thuhet në Agjencionin e lajmeve Dojçe Vele:” Policia maqedonase njoftoi sot arrestimin e 20 radikalëve myslimanë, të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi terrorist që kreu vrasjen e 5 qytetarëve maqedonas në fillim të muajit prill. “Ministria e Brendshme ka gjetur autorët e vrasjeve horror në liqenin Smilkovsko afër Shkupit," tha në një konferencë për shtyp ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska.
Mes 20 myslimanëve radikalë të arrestuar ka disa që kanë luftuar kundër forcave të NATO-s në Afganistan dhe Pakistan. Jankullovska, tha se disa nga të arrestuarit janë të përfshirë direkt në vrasjen e 5 burrave, ku më i moshuari ishte 45 vjeç, ndërsa katër të tjerët mes 18 dhe 22 vjeç. Viktimat u gjetën të pestë me nga një plumb në kokë afër një vendi peshkimi. “Ministria e Brendshme do të ngrejë akuza për terrorizëm ndaj tyre,” shtoi ajo, duke shpjeguar se qëllimi i tyre ishte të përhapnin frikë dhe pasiguri. Vrasjet rritën tensionet mes maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.”( http://www.dw.de/dw/article/0,,15920394,00.html). Ndërsa në mesin e të arrestuarve gjenden edhe 60 vjecarja Feride Bilalli dhe 64 vjecari Qani Haziri. ( shiko më gjerësisht: http://www.albtime.com/?p=32505). Fatkeqësisht myslimanët e Maqedonisë kemi ngelur pa mbrojtje.
Na arrestojnë, na dënojnë, na quajnë radikalë, terrorist. Përfaqësuesit tanë në vend që të na mbrojnë përmes mënyrave ligjore dhe jo ligjore, ata dalin në krahun e policisë, shtetit, ministreshës. Ndërsa politikanët e Shqipërisë, si Bamir Topi bëjnë vizita e elozhe tek Goce Dellveci e Nënë Tereza, të tjerët si Jozefina Topalli, lëshojnë disa deklarata bombastike pa asnjë efekt pozitiv për myslimanët e këtushëm. Politikanët e Kosovës, në vend që të përzihen në secilën punë të brendshme të Maqedonisë, me shqiptarët e këtushëm, ata i tolerojnë të gjitha maltretimet e vrasjet që bëhen ndaj myslimanëve. Çfarë vrasje mund të organizojë një grua 60 vjeçare, çfarë myslimane radikale qenka ajo? Myslimanëve shqiptarë të Maqedonisë, po i mungon një udhëheqës politik si Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq. Po, ashtu, po i mungon edhe një parti si Partia e Drejtësisë në Kosovë. Ka ardhur koha të thuhen gjërat hapur. Kemi ngelur jetim në këtë shtet të padrejtë. Deri kur do të zgjas kjo gjendje kështu, nuk e di.

__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___
RSS Feed