18 Jun 2012 16:55
Vera e nxehtƫ politike
Hamdi Nuhiju <ekonomisti2006 <at> gmail.com>
2012-06-18 14:55:43 GMT
2012-06-18 14:55:43 GMT
Vera e nxehtë politike
http://zhurnal.mk/content/?id=1261812191727
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
__,_._,___

Hamdi Nuhiju
Vera gjithmonë ka qenë e nxehtë. Nxehtësinë e saj e kanë hetuar sidomos njerëzit që kanë pak më tepër kilogram sesa duhet. Kjo trashje, nuk ka ndodhur me dëshirën e njerëzve, po me mënyrën e ushqimit, me dembelizmin e nxitur prej sistemit, me metodat e reja teknologjike që shtojnë dembelizmin tek njerëzit, me zbulimin dhe marrjen hov të rrjeteve sociale, me papunësinë, me stresin, me pa perspektivën, me pritjen gjithmonë prej tjetrit, dhe mungesën e hapësirës për aksionin vullnetar etj. Verën nuk e bën të nxehtë vetëm dielli, e as vetëm kushtet klimatike. Atë e nxehtësojnë edhe vet politikanët që lozin në kartën e fateve të njerëzve. Profitimi në këtë kartë është i lehtë dhe i harxhueshëm shpejtë. Humbja nga kjo kartë le pasoja të rënda sociale, psikologjike, ekonomike e politike. Në spektrin politik, Republika e Maqedonisë, ka konsumuar një mori garniturash politike, ka zhbërë, ka ngritur, ka ulur, po asnjëherë nuk ka prodhuar garnitura të reja, me ide të reja, që do ti sfidojnë të vjetrat me projekte konkrete. Rokada është e qartë për të gjithë. Po mos qe Nikolla Gruevski, do të jetë Branko Cërvenkovski. Kjo mënyrë e të logjikuarit është permanente tek popullata maqedonase, ndërsa shqiptarët veçse janë bërë imun ndaj këtyre proceseve të ‘bajatizimit’ politik. Njeriu shqiptar i Maqedonisë, gërditet nga lajmet e përditshme kur për të flitet në numra. Këto janë kaq për qind, po qe se një parti politike maqedonase do me rrëzua një parti tjetër, patjetër duhet që të bashkëpunoj me një parti shqiptare, ose po qe se një parti shqiptare dëshiron që ti fitoj zgjedhjet lokale në Tetovë, Gostivar, Strugë e Shkup, patjetër duhet që të bashkëpunoj me ndonjë parti politike maqedonase. Kjo mënyrë e të vepruarit dhe të logjikuarit është jashtë mode dhe e papranueshme. Nuk vlen për sistemet demokratike. Logjika e varësisë së partive më të vogla ndaj më të mëdhave, ose e partive shqiptare që duan të fitojnë në vendet ku ka shumicë shqiptarë ndaj partive maqedonase është logjikë fashiste. Maqedonasit edhe njëherë po e hedhin topin në truallin e shqiptarëve. Goditjet nga kjo hedhje po i përjetojmë ne si shqiptarë. Dhimbjet, nuk guxojmë që ti shprehim, e as që të ankohemi për goditjen. Detyrohemi vetëm të pranojmë në heshtje dhe të pajtohemi me faktin e kryer. E gjithë kjo lojë me neve, bëhet ngaqë jemi shndërruar në përqindje, numra të pavlerë. Këto ditë lexuam deklaratat e Nikolla Gruevskit për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fillim të vitit tjetër, ose edhe para fillimit të vitit tjetër. Ai, ishte i bindur se në këto zgjedhje do të fitoj. Normal, kjo bindje i krijohet ngaqë është pozitë, tërë garniturën shtetërore e ka nën kontroll, dhe thjeshtë, po bën me këtë shtet çka po dëshiron. Me tri gjëra po manipulohet në këtë periudhë parazgjedhore: Mediat, Masat ekonomike të qeverisë, dhe formula e koalicioneve.
A) Mediat:
Qeveria e R.M. para shumë kohësh mbylli televizionin më të shikuar në Maqedoni, ndoshta edhe në Ballkan, A1. Bashkë me këtë televizion mbylli edhe gazetat ditore Vreme, Shpic dhe Koha e Re, censuroi shumë gazeta, duke i detyruar për ta ndryshuar formatin e gazetës, si dhe kryen presion të vazhdueshëm ndaj gazetave dhe televizioneve maqedonase e shqiptare. Tashmë së fundmi, në mënyrë selektive u mbyll edhe dritarja e vetme e shpresës në pellgun mediatik maqedonas A2, me arsyetime banale, duke gjetur lëvozhga në programet skematike. Marrëveshja midis Qeverisë dhe Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, për c`kriminalizimin e shpifjes, qëllimisht u zvarrit me muaj të tërë. Edhe nëse kanë arritur deri tek konkluza të caktuara, prapë se prapë gazetarët janë në pozitë shumë të pafavorshme me frikën dhe presionin që bën Qeveria duke mbyllur mediume gjigante në vend. Kjo mënyrë e qëndrimit në skenë të kriminalizimit të shpifjes, i jep hapësirë Qeverisë së R.M. që të gjithë kundërshtarët politikë, po edhe qytetarët e thjeshtë të Maqedonisë që nuk kanë mendim të njëjtë me Qeverinë, të rrezikohen me gjoba të larta dhe të rënda, si dhe të jetë në pikëpyetje siguria e tyre, ngaqë nuk i dihet se kur mund të futet polica në shtëpinë tënde për të të burgosur. Kjo situatë e çoroditur në sferën mediatike, shton pasiguri në mesin e popullatës shqiptare. Askush nuk i del në krah popullatës së thjeshtë, ngaqë mediumet janë të shtypura dhe nën presion, gazetarët nuk guxojnë ta flasin realitetin se do të dënohen për shpifje, ndërsa në skenë do të dal huliganizmi maqedonas, me masat e saja destruktive. Shqiptari Musli Ahmetov nga Velesi i Maqedonisë, kërcënohet së bashku me familjen e tij nga huliganët maqedonas. Këto huligan i thuan këtij njeriu të shkretë se do t`ia djegin shtëpinë, dhe shtojnë frikën e vazhdueshme ndaj këtij dhe familjes së tij. Kjo situatë e kërcënimeve të këtilla, nuk ka ndodhur as në kohën e luftës, e të mos flasim për dhjetë vite pas kalimit të luftës. Presioni që Qeveria bën ndaj mediumeve, po edhe ndaj popullatës së thjeshtë, ka sjell që viktima të janë shqiptarët e thjeshtë, e assesi maqedonasit.
B) Masat ekonomike:
Situata ekonomike në Republikën e Maqedonisë është katastrofike. Nëse i analizojmë shifrat e rritjes ekonomike në Ballkan të gjitha shteteve të Ballkanit, do të shohim se edhe Bosnja dhe Hercegovina, një shtet jo stabil politikë, ka standard më të lartë jetese dhe papunësi më të ulët, sesa Maqedonia. Kur jemi tek sfera e ekonomisë duhet që të përcjellim dy viza të kundërta. Rritja e vazhdueshme e numrit të papunësisë tek popullata shqiptare dhe popullsitë tjera jo maqedonase, dhe partizimi i vazhdueshëm i punësimeve maqedonase. Si është e mundur që një qytet si Kocani, që ka më pak banor se Komuna e Likovës, të ketë gati 9000 mijë të punësuar, ndërsa Komuna Likovës as në ëndërr nuk mund t`i shoh kaq shumë punësime? Është e saktë, se ka rënie ekonomike edhe tek popullata maqedonase, por jo në atë masë sa tek popullata shqiptare. Ndërsa, gjeneratori i ekonomisë, infrastrukturës, e politikës janë shqiptarët e këtushëm, ngaqë ato kanë numër më të madh të rinjsh, janë popullatë me natalitet të lartë, si dhe nuk kanë logjike koprracie. Qeveria e R.M. në kohën e privatizimit të EVN, Maqedoni, ka pasur marrëveshje me këtë firmë, që çmimet e energjisë elektrike për çdo vit, deri në vitin 2015 të hipin nga 18 % me qëllim që të arrihet standardi i çmimeve që ekzistojnë në Bashkimin Evropian. Po, nuk e di, Qeveria e R.M. a ka bërë marrëveshje të këtilla edhe me ndonjë subjekt biznesi, që çmimet e punëtorëve të hipin nga 18% për çdo vit, deri në vitin 2015 me qëllim që të arrihet standardi i rrogave që paguhen në Bashkimin Evropian? Kjo situatë e krizës ekonomike dhe masat që po ndërmerr qeveria për zbutjen e kësaj krize, na sjellin në pah skena shumë komike. Për bizneset e mëdha dhe të vogla është akorduar një fond prej 100 milion euro në formë të kredisë me kamata të subvencionuara. 30 milion euro janë për bizneset e mëdha, ndërsa 70 milion euro dedikohen për bizneset e vogla dhe të mesme. Logjika e shpërndarjes së kësaj kredie është shumë e thjeshtë. Jepen 1000 euro për person, për ato firma që punësojnë një punëtor, ndërsa për më shumë, për kokë punëtori jepen kredi nga 1000 euro. Në këtë mënyrë Qeveria tenton të punësoj 2000 veta. Ky hap është në kohën e sezonës ekonomike, kur si bëri, si nuk bëri hapa të këtillë Qeveria, bizneset gulçojnë nga puna dhe qarkullojnë kapitalin e tyre. Hapi i dytë, për zbutjen e papunësisë në R.M., qeveria ka ndarë një fond prej 15 milion denarë, për shëtitjen e 3000 fëmijëve prej familjeve të rasteve sociale, në periudhën e dimrit ose të verës. Nëse e krahasojmë, ndërtimin e busteve në qendër të Shkupit, me shëtitjen e fëmijëve të rasteve sociale, normal që ky hap është shumë më i logjikshëm dhe më i pranueshëm. Por, përderisa atyre fëmijëve i mungojnë kushtet elementare për jetesë, dhe në këtë mënyrë pretendohet që të zbutet papunësia, përmes shëtitjeve, kjo gjë është thjeshtë hedhje e pluhurit syve të votuesve.
C) Formula e koalicioneve:
Para zgjedhjeve lokale në vend, po përmenden shumë versione, konkluza, analiza, të daljes së partive politike në zgjedhje. U përmend edhe bashkimi i bllokut opozitar shqiptarë, pa PDSH, e iniciuar dhe e mbështetur nga Xhozef Diogardi. Po, ashtu edhe mbështetja që dhanë një grup i profesorëve të USHT, për nobelistin Ferid Murati, për president të Maqedonisë, ishte një ide,ndoshta utopike për kushtet dhe rrethanat e tanishme, por e pranueshme dhe e realët për sistemet demokratike. LSDM-ja me çdo kusht dëshiron që ta rrëzoj VMRO-DPMNE-në. Ndërsa lotët prej krokodili të Branko Cërvenkovskit në disa media, nuk i ndihmojnë këtij subjekti politik për të arritur qëllimin e saj final, rrëzimin e Nikolla Gruevskit nga pushteti. Sipas logjikës së Branko Cërvenkovskit, atij i vjen keq për të gjitha gjërat që kanë kaluar në të kaluarën, dhe tash, dëshiron që ti përsërisë të njëjtat. Ato vuajtje, ato vrasje, ato persekutime mbi shqiptarët e pafajshëm të Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kumanovës, nuk shlyhen vetëm me fjalën më vjen keq. Shpejt mund të ndryshojnë rrjedhat politike në vend, dhe Nikolla Gruevski të dal dhe të thotë, sinqerisht me vjen keq për vrasjen e Harun Aliut, më vjen keq për burgosjen e shqiptarëve të pafajshëm nga Sopoti, për burgosjen dhe maltretimin e vajzave shqiptare për rastin e Smillkovcit, për kishat e kryqet e ndërtuara në secilin skaj të Maqedonisë. A do ta përpijmë kaq lehtë këtë keqardhje të Gruevskit, kur ai do të jetë histori për skenën politike të Maqedonisë? Formula e vetme e koalicioneve politike në Republikën e Maqedonisë, është shndërrimi i partive politike maqedonase dhe shqiptare në parti politike qytetare e jo parti politike nacionale. Përderisa këto parti, kanë këtë konstrukt, pa ndryshuar aspak nga qëndrimet dhe versionet e politikbërjes së tyre, atëherë çdo lloj koalicioni do të ishte i dëmshëm për shqiptarët e këtushëm. Në këtë mënyrë, gjithmonë do të duhej që maqedonasit të amnistoheshin nga shqiptarët gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare e lokale, ndërsa shqiptarët të qëndrojnë të viktimizuar e persekutuar. Regjimi ndërrohet, ndërsa dajaku mbi shpinën e shqiptarit të thjeshtë, ngelet i njëjtë.

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

RSS Feed