Turneu i 4-tƫ i golfit pƫr katedralen e Nƫnƫ Terezƫs nƫ Prishtinƫ -
2012-06-22 15:43:24 GMT
xmlns:o = "urn:schemas-microsoft-com:office:office">
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=173801
Turneu i 4-të i golfit për katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë - Diaspora - Bota Sot
U ZVILLUA TURNEU i 4-te i GOLFIT NE NEW YORK PER KATEDRALEN E NENE TEREZES NE PRISHTINE
BEQIR
SINA, New York
183
lojtare golfi dhe qindra shqiptare marrin pjese ne kete turne perfshire edhe nga
Kosova, Monsignor Dode Gjergjin - Ipeshkev i Kosoves, dhe Dr. Don Lush Gjergji,
biografi i shquar Nene Terezes, si dhe Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes
Zoja e Shkodres ne Hartsdale, New York, dhe deputeti i Vetevendosjes , shqiptaro
amerikani Florin Krasniqi
Orangetown
- New York:
Ne fushen e njohur te golfit "Blue Hill Golf Course" shtrire mbi kodrinat e
gjelberuara te Liqenit Tappan ne Pearl River, rrethinat e qytetit te Orangetown
- New York, me qellim mbledhjen e ndihmave per ndertimin e Katedrales Nena
Tereza ne Prishtine, u zhvillua turneu i 4-te i golfit "Golf Outing to help
build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova". Ky aktivitet perkoi kete
vit me 100 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise se
Shqiperise.
Per
kete qellim diten e hene 18 qershor, 2012, 183 lojtare kane marre pjese ne
Turneun Vjetor te Golfit, i cili eshte i katerti ne radhe dedikuar ndihmave qe
po vazhdojne te japin shqiptaret e Amerikes, per ndertimin e Katedrales Nena
Terese ne Prishtine. Ky turne u zhvillua nen kujdesin e nje grupi kordinator :
Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nen kryetar) Leon Gjoni, Martin,
Pjetri, Louis Gjelaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Frank Fogliano, Simon Qafa,
Mark Tushaj, dhe Palok Rudaj.
Ketij aktiviteti i kontribuan me se shumti
edhe nje numer sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze
makinash, restorante shqipetare, kompani shitje e blerje shtepish, ndertim
banesash, dhe kompani te ndryshme teper te njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe
kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes se makinave te reja "Route 59
Interstate Toyota - Scion". Aktiviteti mori formen e nje bashkimi te, te gjithe
shqiptarve nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci
Mdevegja e Çameria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje.
Aktiviteti
i cili thote se do te behet tradicional ishte si nje parade e disa prej njerezve
me te sukseshem te komunitetit Shqiptar ne SHBA, sipas fushave te tyre. Ne kete
aktivitet fondmbledhes, perveçse bashkeatdhetarve tane, moren pjese edhe
golfiste amerikane, klerike, perfaqesues te Kishes, Katolike shqiptare Zoja e
Shkodres, lider te komunitetit, disa nga zyrtaret amerikane perfaqesues
institucionesh te kesaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, ne SHBA-es,
duke perfshire edhe mysafire nga Kosova, Monsignor Dode Gjergjin - Ipeshkev i
Kosoves, dhe Dr. Don Lush Gjergji, biografi i shquar Nene Terezes, si dhe Dom
Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Zoja e Shkodres ne Hartsdale, New York, dhe
deputeti i Vetevendosjes, shqiptaro amerikani Florin Krasniqi, dhe kandidati per
ne Asamblene e New Yorkut, z Mark Gjonaj, si dhe valletari i mirenjohur i
spektaktilit "Dancing with the Stars" Tony Dovolani.
Ne
fund te ketij aktiviteti, me pjesmarresit, u organizua edhe nje koktej si dhe
nje darke festive me fjalime te shkurtera e ndarje çmimesh. Gjate te ciles,
politikane, dhe veprimtare te komunitetit moren çertifikata, çmime dhe dhurata
te ndryshme, per kete aktivitet. Nderkohe, qe ne fund tri ekipet me te mira,
sipas pikeve te shenuara gjate turneut te golfit, fituan edhe çmimet perkatese
sportive. Ndersa me intersim u percoll edhe loja e fatit per te fituara disa
sende me vlere.
Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Zoja e
Shkodres ne Hartsdale, New York ne fjalen pershendetese, u tha te pranishmve se
sot ne jemi te lumtur per te pare nje numer kaq te madh prej pjesemarrsve ne
kete turne te golfit. Ne falenderojme te gjithe ju, tha ai dhe ne nje menyre te
veçante Anton Raja dhe Elmi Berisha, te cilet kan punuar aq shume ne organizimin
e kesaj ngjarje. Ne falemnderojme edhe Monsinor Dede Gjergjin dhe Dom Lush
Gjergjin qe erdhen enkas per kete rast qe edhe ata te dy, gjejne rastin te ju
japin ju te gjitheve nje falenderim te veçante dhe nje bekim te veçante per
bujarine dhe mbeshtetjen tuaj - ndaj katedrales se Prishtines.
"Ky
Turne Golfi u shpreh Dom Pjteter Popaj - ka qene nje ndihme e madhe per te
vazhduar punen e ndertimit te Katedrales ne Prishtine, dhe ne shpresojme qe me
organizimin e ngjarjeve si kjo, ndertesa e katedrales do te perfundoje shume me
shpejt. Mbasi, ju shqiptaret e Amerikes ne çdo kohe jeni bujar dhe gjithmone
keni marre bekimin e Perendise, per ndihmen e juaj - qe te ndertojme tempullin e
Zotit, mbasi ajo eshte investimi me i madh - qe ne mund te bejme ne jeten
tone."
Pikerishte, shtoi Dom Pjeter Popaj, ne kleriket ju falenderojme te
gjitheve ju per kete investim dhe lutemi qe Zoti te ju jap ju dhe familjeve
tuaja çdo te mire ne jete dhe do te shperbleje bujarine tuaj me bekimet e tij te
panumerta".
Monsignor Dode Gjergji - Ipeshkev i Kosoves, thote se
"Per mua eshte nje ndjenje e veçante per t'a pershkruar pjesmarrjen time, ne
kete turne kaq te bukur dhe interesante. Nje kenaqesi qe te takoje kaq shume
shqiptare , veprimtare te dalluar dhe te sukseshem ne bizneset e tyre ketu ne
SHBA. Mbasi, keta jane nje pjese e atyre shqiptareve te Amerikes, te cilet kan
arritur nje stad dhe nivel te mire te mireqenjes se tyre, dhe jane te integruar
plotesisht ne jeten Amerikane", thote ai.
Ndihem
jashtezakonisht i gezuar, u shpreh Dr. Don Lush Gjergji, biografi i shquar Nene
Terezes, kur i shohe qe te gjithe njerezit qe jan kaq te lumtur. Sepse, qellimi
i ardhjes tone ketu nuk eshte grumbullimi i mjeteve, por eshte perforcimi i
vellazerise, dhe i dashurise gjithe shqiptare si ne rastin e Nenes Terezes dhe i
miqesise, i paqes, dhe i dashurise se ketij vendi dhe evenimenti qe i bashkon
edhe me shume njerezit.
"I kam viztuar disa here SHBA, tha ai por kjo
eshte hera e pare qe marre pjese ne nje eveniment te tille, i cili ka si motive
te tij - mbi te gjitha per te ndihmuar Katedralen dhe Shenjetoren Nena Terese,
ku jan grumbulluar njerezit nga vendet e ndryshme te Amerikes, jo vetem
shqiptaret - jo vetem katoliket, por qe te gjithe se bashku pa dallim feje dhe
krahine e ideje:" Me nje njet dhe nje qellim te perbashket shume te rendesishem,
vetem per te ndihmuar ndertimin dhe perfundimin e ndertimeve te Katedrales Nena
Tereze ne Prishtine" thote Dr. Don Lush Gjergji.
Turne
i 4 -te Golfi: Te ndihmojme ndertimin e Katedrales Nena Terese ne
Prishtine
Organizatori
i ketij turneu golfi me qellim mbledhjen e ndihmave per ndertimin e Katedrales
Nena Tereza ne Prishtine, Anton Raja - aktivist dhe biznesmen i dalluar, thote
se: "... me duhet t'i faleminderohem, Leon Gjoni, Martin Pjetri, Mark Tushaj,
Elmi Berisha dhe çdo njerit prej tyre, qe ne pa mundesi t'i permend emer per
emer, jan pjese e ketij turneu te suksesshem, dhe ketij kontributi te çmuar, ata
nje inspirimi i shqiptareve te Amerikes, per te bere kete aktivitet
fondmbledhes, me qellim qe edhe me ane te lojes se Golfit, shqiptaret te
ndihmojne ne kontributet e tyre per ndertimin e Katedrales Nena Tereze ne
Prishtine" tha ai
Zoti
Raja, gjithashtu shprehet i bindur se ky aktivitet ka qene nje sukses i
shkelqyer dhe se shuma e mbledhur nga ky turne do te behet e ditur mbasi te dali
edhe rezultati perfundimtare. "Eshte, tha ai ndoshta siç u shprehen edhe vete
autoritetet e ketij parku te madh rekreative me i madhi per nga pjesmarrja e
golfisteve ne historine e tij - dhe qe ska aspak dyshim, eshte me i madhi ne
historin e golift shqiptare ne SHBA-se, pasi sot moren pjese 183 golfiste
shqiptaro amerikane, dhe shume te tjere, njerez te dhene pas biznesit dhe
shkollimit, punes, juriste, avokate, politikane dhe arrtjeve te tjera ne
SHBA-es."
Guzhina
shqiptare dhe simbolet tona kombetare
Ne
hyrje te ketij mjedisi te bukur natyror, ishte vendosur nje strishe e madhe e
bardhe, ku shkruhej ne boj qielli "Golf Outing to help build Mother Tersesa
Cathedral in Prishtina, Kosova" . Çdo pjesmarresi i shperndahej nje bluze blu,
qendisur nje steme e bardhe "Mother Teresa Cathedral Golf Outing" . Ndersa ne
hyrjen qendrore te ketij klubi shume prane shtizes ku ngrihet flamuri i SHBA-se,
nje strishe tjeter terhiqte vemendjen e pjesmarresve ne te shkruhej :" MARK
GJONAJ YOUR CHOICE FOR PROGRESS 2012”,
Planifikimi i kesaj
ngjarje te komunitetit shqiptare te Amerikes, per t'a zhvilluar kete aktivitet
te bukur, ne fushen e njohur te golfit "Blue Hill Golf Course", jo vetem se ka
impenjuar seriozisht stafin profesional te ketij klubi, me pervoje, por per te
kombinuar sherbimin e tyre te klasit boteror, me ate te sherbimit te lokaleve te
tjera me bisnesmen shqiptare, me sherbime dhe pajisje te mira per te siguruar qe
kjo ngjarje e veçante te behet e paharruesheme.
Si dhe vitin e
kaluar nje ndihmese te madhe ka bere stafi i kuzhines se lokalit te njohur,
"Fiorino Ristorante" - Summit - New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar
i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anetari i kryesise se Vatres, ushqimet e
pergatitur me nje shije te larte profesionale e artistike dhe me nje kujdes
maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante - Xhilbertoja . Cena 2000 me Ragip
Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin se bashku me
restorantet e tjera, byrektoret dhe picerite, pjesmarrese shume te afte te
pergatisen çdo pjate me elementet me te plota te menuje restoranti dhe te
kenaqin çdo pjesmarres.
Oragnizatori i ketij
aktiviteti fondmbledhes, per te ndihmuar ndertimin e Katedrales Nena Tereze ne
Prishtine, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, se bashku me zotin Elmi
Berisha, Simon Qafa dhe Gjeke Deçkaj per kete qellim kishin bere gjitheçka qe
tju krijojne qindra pjesmarresve, shumica shqiptare, nga Shqiperia, Kosova, Mal
i Zi, Maqedonia, Lugina e Presheves, e Çameria, te te tria besimeve fetare, nje
atmosfere te mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por
edhe nje shije per ushqimin dhe pije te mire, por natyrishte dhe tju ofroje sado
pak dashurine e mallin per vendlindjen: Gryken e Rugoves, Plaven e Gucine, Malet
e Sharit, Korabin, Shpiragun - Tomorin, dhe Alpet e Veriut te Shqiperise.
Mes
kesaj atmosfere ne mbyllje te aktivitetit ne mjediset e lokalit Blue Hill Golf
Course , qindra shqiptare, per te permbyllur kete fushate te bukur
fondmbledhese, kaluan nje mbremje qe e "ndezi flake" me kenge e valle, zeri i
bilbilit te Tropojes , kengetarit te mirenjohur Gezim Nika, dhe orkestres se
tij
__._,_.___
Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...
Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:
shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com
Per ta lene listen e-mailo:
shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com
==================================================================
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe
__,_._,___
RSS Feed