U mbajt ne Nju York, sipas zakonit tradicional shqiptar, nje e pame per Asanaj
2012-07-10 11:16:50 GMT
U mbajt ne Nju York, sipas zakonit tradicional shqiptar, nje e pame per Dino Asanaj, figure e dalluar e bashkesise shqiptaro-amerikane
BEQIR SINA, Yonkers
Nje mase e jashtezakonshme bashkeatdhetaresh i shprehin ngushellime te thella vellait te Dino Asanajt, Nelit si dhe anetareve te tjere te familjes Asanaj, dhe miqve te tij, qe jetojne ne Nju Jork e ne SHBA
Kreu i agjencisë së privatizimeve Dino Asanaj vdiq muajin e kaluar.
YONKERS NY : Me rastin e vdekjes se papritur dhe tragjike te - te, ndjerit Dino Asanaj, kryetari i Bordit te Agjensise se Kosoves Per Privatizim, familja e te ndjerit hapi nje te pame ne Nju Jork, te djelen. Dino Asanaj ka qene kuader i larte i UÇK-se, biznesmen shume i suksesshem ne SHBA dhe ne Kosove, nje nga organizatoret me efikase te bashkesise shqiptaro-amerikane, por edhe nje veprimtar dhe intelektual i spikatur qe ia kishte dedikuar jeten e tij çeshtjes kombetare shqiptare.
E pamja ishte organizuar nga vellai i tij, Neli Asanaj, dhe anetaret e tjere me te afert te kesaj familje, bashkevendas, miq dhe dashamire te tij, si Bashkim Rexhaj, Petrit Asanaj, Agim Rexhaj,Ramadan Gashi dhe Sejdih Husenaj e shume pjestare te tjere te familjes Asanaj ne New York, dhe u mbajt te dielen me 8 korrik prej ores 10 paradite deri ne oren 5 mbas dite.
E pamja, eshte nje zakon tradicional i shqiptareve ne Kosove por dhe ne te gjithe viset shqiptare perreth saj. Kjo e pame u mbajte ne lokalin e njohur per kujtimin e ngjarjeve te rendesishme kombetare, ne "Royal Regency Hotel" nje pike e njohur e veprimtarive kombetare shqiptare qe gjindet ne Yonkers te New York. Ky eshte edhe vendi nga ku, perkatesisht, 13 vjete me pare, u nis per te luftuar ne Kosove, Brigada e vullnetareve shqiptare nga Amerika, e njohur si Batalioni “Atlantiku” (nje force e organizuar e ushtareve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne luften per çlirimin e saj, me bije e bija nga Amerika).
Dino Asanaj, Perfaqesuesi i Qeverise se Kosoves ne SHBA, ishte nje nga ideatoret dhe organizatoret e kesaj strukture ushtarake vullnetare, fillimisht me rreth 400 vullnetare, qe i dha botes te kuptonte se ne se nuk nderhyhej shpejt, shqiptaret, kudo qe ishin, do te luftonin deri ne fund per lirine e tyre. Domethenia simbolike e ketij evenimenti ishte shume domethenese dhe ishte nje pike kthese qe e ndryshoi mendimin e te huajve per shqiptaret e vendosmerine e tyre per te kuftuar per Kosoven. por kjo eshte vetem nje detaj nga veprimtaria e te ndjerit Dino Asanaj.
Ashtu si edhe dihet, Dino Asanaj, 57 vjeçar, qytetar amerikan dhe shqiptar nga Kosova, nderroi jete me 14 qershor, ne Kosove, si pasoje e plageve te marra nga goditjet me thike. Ai u gjet ne zyren e tij private, ne periferi te Prishtines, i plagosur rende dhe me pas, nderroi jete ne nje spital ne Prishtine. Vdekja e papritur e kryetarit te Bordit te Agjencise Kosovare te Privatizimit, Dino Asanaj, ishte nje ngjarje e rende ne Kosove. Por, per shkak te reputacionit te madh te te ndjerit Dino Asanaj, te kontributit dhe te ndikimit te tij, per mire ne jeten e shume shqiptareve, kjo ngjarje eshte percjellur me dhimbje te madhe tek shqiptaret e Amerikes.
Kjo e pame qe zgjati shtate ore me kalimin ne radhe te nje kordoni te gjate te nje mase te jashtezakonshme te bashkeatdhetareve, u mbylle me nje mesazh drejtuar te gjitheve atyre qe moren pjese dhe erdhen te shprehin ngushellimet e tyre, ne emer te familjes Asanaj nga professor Shinasi Rama, i cili punoj per çeshtjen kombetare nje kohe te gjate me te ndjerin Asanaj.
Duke e pershendetur ne emer te familjes dhe te miqve te afert te familjes Asanaj kete te pame, profesor Shinasi Rama, ish - zedhenes i UÇK-se dhe i Qeverise se Perkohshme te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku si zedhenes te interesave te popullit te Kosoves, – perfaqesuesit e saj ishin ne ate periudhe, ai dhe Dino Asanaj - theksoi se vdekja e Asanajt eshte nje humbje jashtezakonisht e madhe per Kosoven.
Professor Shinasi Rama, ne fillim te fjales se tij, tha se : "Deshirojme qe ne emer te familjes Asanaj ne Amerike, te te gjithe miqve e bashkepunetoeve te - te ndjerit si dhe ne emrin tim personal te falemnderojme te gjithe ata shqiptare dhe qytetare amerikane qe erdhen ne kete dite perkujtimi per te shprehur ngushellimet e tyre, per njeriun tone te dashur, patriotin dhe atdhetarin me kontribut te jashtezakonshem, te ndjerin Dino Asanaj. Por, gjithashtu, deshirojme te falenderojme edhe te gjithe ata miq e dashamire, te cilet me telefona, apo me e-mail dhe mesazhe te tjera elektronike, e kane ngushelluar familjen dhe miqte e tij per kete vdekje teper te hidhur, pe te cilen tha ai perkujtimi i tij nga kaq shume njerez eshte nje deshmi e vlerave atdhetare dhe njerezore qe Dino kishte."
Une, u shpreh professor Rama, personalisht si mik i tij i ngushte dhe si nje njeri qe kam shumeçka per te deshmuar nga afer per veprimtarine dhe kontributin e ketij patrioti te shquar, do te thoja qe kjo pjesemarrje kaq masive tregon qarte se çfare respekti ka gezuar key njeri tek bashkekombasit tij, ne Shtetet e Bashkuara, por, edhe tek miqt e shoket amerikane. Respekti dhe nderimi qe i bene sot figurat me te njohura te komunitetit, lidere dhe veprimtare te deshmuar ne komunitetin tone, jane nje ngushellim i thelle per familjen Asanaj, por edhe nje deshmi e gjurmes se thelle e te pashlyeshme qe Dino ka lene ne veprimtarite e bashkesise shqiptaro-amerikane.
"Ky eshte nje rast i jashtezakonshem respekti, nenvizoje professor Shinasi Rama. Kjo i dedikohet Dino Asanajt, sternipit te Selman Kadrise, nipit te Sefedin Asanajt, qe edhe ne vtiin 1938 po organizonte kryengritjen kunder sundimit serb, te birit te Musa Asanajt, nje patrioti qe kurre nuk u thye, por jetoi me nder, ketij biri te Kapishnices, te Vrelles, dhe te te gjithe Kosoves e shqiptarise, ketij shqiptari, i cili dha aq shume per Kosoven qe e donte aq shume e per çeshtjen kombetare shqiptare. Dino e ndihmoj si pak-kush Kosoven ne luften per liri, ai punoi pa medyshjen me te vogel per çlirimin, pavaresine dhe ndertimin e saj. Kjo pjesemarrje kaq masive e bashkekombasve tane ishte nje shprehje e nderimit dhe e respektit te tyre te thelle per patriotin e shquar, mikun dhe te afermin tone Dino Asanaj."
Bashkatdhetaret e shumte nga te gjithe trojet shqiptare, qe moren pjese ne kete te pame, thane se Dino Asanaj do te kujtohet si nje personalitet qe ka dhene gjithçka per te miren dhe zhvillimin e Kosoves, mbase sipas tyre i ndjeri e deshmoi si ne kohe lufte, per lirine e Kosoves, ashtu edhe gjate ndertimit te shtetit te Kosoves, duke lene SHBA dhe duke investuar ne Kosove. Vepra dhe perkushtimi i tij per Kosoven si gjate perpjekjeve per liri, luften per çlirimin e Kosoves, dhe me pas per ndertimin e shetiti te Kosoves, do te kujtohet perhere me respekt dhe do te nderohet me nje nderim te lart, thuhej ne ngushellimet e shqiptareve te Amerikes te cilet besojne se e verteta, lidhur me vdekjen e Dino Asanajt do te sqarohet deri ne fund dhe pa hijet e dyshimeve qe shoqerojne ngjarje te tilla ne Ballkan.
RSS Feed