Olsi | 3 Apr 12:25 2006
Picon

RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( i )


KOSOVA E VOGĂ‹L DHE FUQITĂ‹ E MĂ‹DHA

   “Politika është në vendin e dytë të profesioneve më të
vjetra në botë. Prandaj edhe ka ngjajshmëri me atë që është
në vendin e parë.”

     -Ronald Reagan

         Kosova e vogël, me mbi 10 mijë kilometra katrorë,
me rreth dy milionë banorë, prej të cilëve mbi 90 përqind
shqiptarë, paraqet një rast të veçant që ka tërhequr
interesimin e madh ndërkombëtar.
         Interesimi i madh ndërkombëtar nuk është aq i madh
për Kosovën e vogël, për shumicën shqiptare, por interesimi
aq i madh është për pakicën e e vogël joshqiptare…!
          Pse për pakicën  e vogël joshqiptare gjithë ky
interesim aq i  madh bashkësisë i ndërkombëtare? Vetëm që
Kosova mos të jetë shqiptare…!
         Bashkësia ndërkombëtare duke priviligjuar pakicën
dhe duke diskriminuar shumicën, me këto veprime
jonjerëzore, antihistorike, dëshiron me zor të krijojë një
Kosovë shumëetnike…!
       Kosova e vogël me probleme aq  të mëdha! Kosova e
vogël ka probleme të mëdha ekonomike, mungesë kronike të
energjisë elektrike, numër të lartë të papunësisë, numër
edhe më të lartë të pakënaqësisë në mes të popullsisë… 
Por, problemi më i madh i Kosovës së vogël është statusi  i
pazgjidhur, siç po quhet herë i ardhshëm, herë statusi
final ose përfundimtar…    
(Continue reading)


Gmane