Olsi | 3 Apr 12:27 2006
Picon

RIMEKEMBJA 21/ 03/ 2006 ( ii )


TĂ‹ MOS DĂ‹GJOJMĂ‹ KĂ‹SHILLAT PĂ‹R TRADHĂ‹TI KOMBĂ‹TARE

Firma “Blushi&Son” (Blushi dhe i biri) hedh mjaft prodhime
surrogato në tregun e propagandës antiatdhetare e
antikombëtare.
Blushi (i riu) më 20 shkurt 1994, në gazetën “Koha Jonë”
mundohet që të ngacmojë edhe një herë nervat e shqiptarëve
me shkrimin “A do të futet në luftë Shqipëria”. Daulles së
frikësimit me rrezikun e luftës nga Serbia ka kohë që poi 
bien ata që shkuan në Beograd dhe miqtë e bashkëmendimtarët
e tyre Arbeni, Preçi, Gramozi e të tjerë kanë formuluar
tezën se “Me Serbinë është mirë të bisedojmë tani pa
filluar lufta, se sa pastaj për të shkëmbyer robërit”.
Kurse Benit, i mësuar tashmë të eci vetë nëpër këto rrugë e
këto shtigje, ia ka ënda të dalë me mendime që bëjnë
“efekte edhe më tronditëse”. Të gjithë këta si pikësynim
kryesor kanë që Shqiëpria dhe shqiptarët të mos bëjnë asgjë
që nuk gjen miratim në Beograd e në Athinë, të dorëzohen e
të kapitullojnë pa filluar lufta, gjoja për të shmangur
luftën. Dorëzimi i tillë psikologjik apo fizik është jo
vetëm turp, por edhe burim i një rreziku më të madh; është
rritje e mundësisë së asgjësimit si shtet e si komb.
Myslimanët e Bosnjes, lufta e imponuar e në kushte krejt të
pabarabarta i dëmtoi dhe i shkatërroi shumë, por edhe i
ndihmoi të ruajnë e të mbrojnë atë që do ta kishin humbur
pot ë kapitullonin pa beteja. Atë që njeriu e populli e
humbasin në fushën e betejës për shkak të superioritetit të
armikut, kanë të drejtë e vullnet ta kërkojnë përsëri. Atë
që e dorëzon vetë pa qëndresë e ke shumë më vështirë ta
(Continue reading)


Gmane