BeqirS | 3 Apr 14:29 2006
Picon

Artisti nga Kosova terheq vemendjen e njujorkasve

Sislej Xhafa : Pas Tiranes, Prishtines, Romes, Tokios, Parisit hapi ne Nju Jork ekspoziten personale

 

 

-nga BEQIR SINA, Nju Jork

 

 

Perfaqesuesi i Shqiperise, ne Bienalen e Tiranes dhe te Venecias,  hapi edhe ne Nju Jork, ekspoziten personale te titulluar : "When Mac goes black".

 

 

 

MANHATTAN – New YORK :  Ne galerin e artisteve njujorkase  "Yvon Lambert Gallery", ku me pare kane ekspozuar edhe artiste te tille si: Carlos Amorales, Pavel Braila, Stanley Brown, Mircea Cantor, David Claerbout, Koo Jeong-A, Joan Jonas, Matthiev Laurette, Bertrand Lavier, Claude Leveque, Melik Ohanian, Adam Pendleton, Charles Sandison, Vibeke Tandberg, Pedro Reyes, Salla Tykka, Ian Wilson, Cerith Wyn Evans, i erdhi rradha te premten ne mbremje, te çele ekspoziten e tij personale dhe artistit te talentuar nga Peja- Kosove, me banim ne Itali dhe Nju Jork, Sislej Xhafa.

 

 

 

       I lindur ne Peje - Kosove me 1970 - Xhafa studioje ne Akademine e Arteve te Bukura ne Firence nga 1993 -97 -te, me pase ne Shkollen e Arteve Chelsa - Londer, prej 1991 - 92. Dhe ne Minneapolis Kolegj per Art dhe Pikture prej 1994 - 95. Sislej Xhafa, aktualisht jeton ne Nju Jork dhe Itali. Xhafa eshte bere tashme emer i njohur nepermjet artit figurative e punes zhbiruese, e cila, me "ironi" i drejtohet çeshtjeve te relitetit sociale, ekonomike e politike, turismit ne relacionin gjeografikal e global, duke"goditur" me gjithe frocen e artit te bukur e ne menyre komplekse, formen moderne te shoqerise, anemban globit. Ai ne disa ekspozita ka qene i vetem por edhe ne grup me artiste te tjere ne disa ekspozita te tjera nderkombetare, perfshire, edhe ate nga me te njohurat ne bote "  Haifa Museum of Art" - ne qytetin Japones Palais dhe Paris-France. Si dhe ka marre pjese ne te dy edicionet e 48-en dhe te 51-en, ne Bienalen e Venecis. Ai me se fundi, thone specialiste po zhvillon nje projekt i quajtur"Under Real", nje tablo specifike qe instalon "Project Rooms at ARC0'05".

 

 

 

        Ekspozita e hapur ne Nju Jork, tha ai i adresohet bashkimit , ndryshimit dhe kompleksitetit te ekonomise boterore dhe konditave humane. Nje vende te veçante, na tha Xhafa, ne kete ekspozite ne formen e artit te bukur figurativ ze "demaskimi" i shfrytezimit te krahut te lire te punes ne shume vende te botes, si ne Vietnam, Indi e Pakistan. Atje puntori paguhet ne menyre diskriminuese, e ndersa shfrytezohet shume rende. Nderkaq, aktori dhe artisti i njohur Luan Bexheti, duke vizituar ekspoziten, i tha gazetes sone, se kjo eshte nje arritje e madhe e ketij artisti shqiptar ne Nju Jork. Bexheti, ishte i impresionuar dhe shume optimiste me punimet e kolegut te tij Sislej Xhafa, duke e inkurajuar Xhafen per suksese edhe me te medha ne te ardhmen. Ne çeljen e kesaj ekspozite mori pjese edhe piktori e skulptori shqiptaro - amerikan Nexhat Imeraj me nje punim te tijin te titulluar” Shkopi i gomes”, nje skluptur e madhe qe tregonte ne menyre figurative dhunen e eger policore.

 

 

Sislej Xhafa, eshte fitues i çmimit te pare "Fondacione Pistoleto" Bbiella, Itali ne vitin 2001. Fitues i çmimit te pare "Artista Emergente Italiano/Fondazione Querini Stampalia, Premio Querini - Furla per l'Arte. Venecia - Itali me vitin 2000. Dhe ne vitin 1999-te fitues i çmimit te pare "Onufri" ne Galerin Kombetare ne Tirane - Shqiperi.

 

 

 

 

          Artisti shqiptar Sislej Xhafa me hapjen e kesaj ekspozite, tregoje se eshte me te vertet nje nder artistet me te rinje dhe te talentuar shqiptar. Ose me i perfaqesuari deri tash ne kete zhander ne Europe e Amerike. Perfaqesuesi i Shqiperise, ne Bienalen e Tiranes dhe te Venecias, I cili hapi edhe ne Nju Jork, ekspoziten personale te titulluar : "When Mac goes black". Ekspozite kjo, e cila, qe ne diten e pare terhoqi vemendjen e nje numeri artistesh dhe adhuruesish te artit moderen ne Nju Jork.  Ekspozita, do te qendroj e çelur nga 31- Marsi deri ne 29 Prill, 2006 dhe eshte e hapur nga e marta deri te shtunen nga ora 10:00 e paradites deri ne 6:00 te mbremjes, gjendet ne galerine e arteve figurative  "Yvon Lambert Gallery" ne adresen 564 West 25th Street - New York.

 

Ceremonial Crying System PV , 2005
Ferro, PVC, acqua, h 23 m e diam. 8 m
Padiglione Albania, 51. Biennale di Venezia, Venezia

Ceremonial Crying System PV, 2005
iron, PVC, water; h 23 m e diam. 8 m
Padiglione Albania, 51. Biennale di Venezia

 


YAHOO! GROUPS LINKS



Gmane