Olsi | 2 Oct 22:55 2006
Picon

Forumi musliman kundër Mejdanit

Faqja 5 - POLITIKE  Tetor 2, 2006 

replika

Forumi musliman kundër Mejdanit

http://www.balkanweb.com/gazeta/faqe4-5/6.html

------------------------------------------------------

Forumi Mysliman i Shqipërisë, hedh poshtë shifrat që
ish-Presidenti Rexhep Mejdani deklaroi për besimin e
popullsisë në Shqipëri, duke u bazuar në një studim në
Enciklopedinë Botërore Kristiane, ku 38.8% janë të besimit
mysliman dhe 35.4% popullsi e besimit kristian. Ky forum
denoncon përpjekjet e organizatave fundamentaliste,
evangjeliste që sipas tyre, duan të prishin balancat fetare
në Shqipëri dhe i këshilloi ish-Presidentit Mejdani që të
qëndrojë larg këtyre botimeve dashakeqe dhe jo serioze. "Ky
botim, sipas mendimit të Forumit Mysliman të Shqipërisë,
nxit në tensionimin e marrëdhënieve fetare në Shqipëri dhe
nuk ndikon në tolerancën fetare", theksohet në deklaratën e
Forumit Mysliman. Sipas tij, citimi nga një ish-President i
Republikës të një botimi joshkencor nga organizatat
fundamentaliste kristiane, siç ka bërë zoti Mejdani, ndikon
në turbullimin e realiteteve fetare në Ballkan. "Populli
shqiptar e di më mirë sesa misionarët e huaj, sesa për qind
e popullsisë së tij janë myslimanë dhe sa janë të
krishterë", përfundon Forumi Mysliman.

(Continue reading)


Gmane