Ajet Nuro | 1 Aug 08:57 2008

Universiteti i Vlorƫs - Pƫrtej njƫ debati emri


Universiteti i Vlorës - Përtej një debati emri
 
       Nëse autorë të ndryshëm që po kundërshtojnë në mënyrë ekstremiste ndryshimin e emrit të universitetit të Vlorës, duke shkuar gjer aty sa të akuzojnë për munges patriotizmi rektorin e Universitetit, nëse do ta njohnin sado pak zotin Shaska, rektorin, do të mateshin dy herë para se të flisnin.
 
Nga Ajet Nuro
Botuar në Tribuna Shqiptare http://tsh.albemigrant.com/?c=132&a=1387
 
Debati për ndërrimin e emrit të Universitetit të Vlorës nga një debat brenda një senati, universiteti dhe qyteti mori përmasa gjithë kombëtare duke i dhënë ngjyra nga më të ndryshmet gjer duke i akuzuar autorët pak a shumë në armiq të kombit. Më ka bërë përshtypje një shkrim i një të riu student, Ilir Kalemaj që ka orgumentuar me gjakftohtësi pse Universiteti duhet të ndërroj emrin. E theksoj këtë shkrim sepse janë argumentat e dikujt që përfaqëson një brez të ri që do të bëjë pjesë së shpejti në radhët e politik bërësve shqiptar. Sidoqoftë debati është larg të bërit unanimitet. Për mua problemi i ndërrimit të emrit ka dy përmasa. Së pari është një problem tekniko-profesional (pse jo dhe marketingu) dhe përmasa tjetër është ajo politike. Ata që janë për ndërrimin e emrit janë ata që kuptojnë rëndësinë e një emri në funnksion të cilësisë, të strategjisë së suksesit akademik të universitetit. Qëllimi i një institucioni universitar të pavarur është krijimi i një profili, i një emri (profesional, nami në kuptimin popullor) i një baze për të çarë në fushën e edukimit që në fund të fundit ka edhe rezultatet akademike edhe ekonomike. Nga ana politike. Emri i univeristetit të Vlorës mban emrin e një njeriu që ka përmasat mbarë kombëtare dhe kjo e komplikon problemin. Dhe, në problemet politike dihet që kanë të drejtë të përzihen të gjithë: një pjesë janë paguar për atë punë (qeveritarët, të zgjedhurit) ndërsa të tjerët janë të interesuar përderisa emri i Ismail Bej Vlorës është i lidhur ngushtë me historinë tonë kombëtare si njeriu që ngriti flamurin kombëtar, flamurin e Shkënderbeut dhe krijoi shtetin e parë të gjithë shqiptarëve. Pra simboli i emrit nuk duhet injoruar.
          Ndoshta edhe unë do ti bija shkurt si shumë e shumë që e kanë kritikuar hapin e marr për të ndryshuar emrin e universitetit duke arritur shpejt në konkluzionin se autorët dhe sidomos rektori është një i shitur, një antishqiptar, një ...  pra gjithshka që mund të thuhet për një armik...
          Por unë e njoh rektorin e Universitetit të Vlorës. Zoti Shaska rrjedh nga një familje ku patriotizmi ka 24 karatë. Por, nëse lexon jetëshkrimin e Tanush Shaskës do ta kuptosh se nga ana profesionale është nga të rrallët në fushën e tij jo në Shqipëri por dhe në botë,  por po të dish ecurinë e tij në jetë, do kuptosh se ai është njeri këmbngulës e i vendosur për të arritur qëllime të madha saqë shprehja lum si vlonjatët që kanë do të ishte pak. Shumë shkencëtarë shqiptarë që kanë jetuar dhe jetojnë jashtë shkruajnë artikuj dhe nuk lënë rast pa dhënë mendime për sistemin arsimor në Shqipëri, por Shaska e la konfortin amerikan për ngritur diçka konkrete në Shqipëri dhe për të bërë diçka për shqitarët. Shembulli i tij i kalon 100 herë dhjetra konferenca që mund të organizohen për kthimin e trurit në Shqipëri. Ai ka marr përsipër ngritjen e një universiteti serioz dhe që të lakmohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe pse jo edhe nga të huajët. Sigurisht për çëshjtet profesionale është ai dhe ekipi i tij që përgjigjet. Për anën politike të çëshjtes gjendet zgjidhja. Zgjidhja e çëshjeve politike zakonisht përfshinë të gjitha opsionet e mundëshme. Unë nuk kam qëllim të bëjë avokatin e Shaskës se ai është në gjendje vetë. Ajo që unë doja të theksoja është që të lihen mëgjanë insinuatat se rektori i universitetit të Vlorës nuk është dhe aq atdhetar. Njiheni sado pak dhe do konstatoni të kundërtën.
 
Ajet Nuro
Montreal me 1 gusht 2008
 


_________________________

http://www.albemigrant.com/ __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane