BeqirS | 1 Aug 15:20 2008
Picon

Kush do te jete z/vendes president me Obamen, Kaine apo Baiden !?!

Kush do te jete z/vendes president me Obamen, Kaine apo Baiden !?!

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

 Baiden mbeshteti dhe perkrahu fuqishem deri ne fund popullin e Kosoves, per liri e pavaresi

 

 

 

 

WASHINGTON D.C:   Keto dite kur "shushurimat" e fundit vijne nga Denever - Nevada, vendi ku jane ne pergatitjet e fundit per konventen e demokrateve, analistet, gazetaret dhe poliitikanet, e konsiderojne si disi te kryer nje bisede qe paskesh zhvilluar kandidat i partise demokrate, senatori i Illinoisit Barak Obama, me guvernatorin e Virxhinias zotin Timothy M. Kaine. Fjale behet se Obama per tiketen siç e therrasin ketu ne SHBA-se, kandidaturen e dyshes "President dhe z/vendes President", Obama - Kaine eshte shume serioze.

 

   Dhe do te leje me "goje hapur" te gjithe ata qe aludojne  prej  vajzes se Presidentit Kenedi , zonjen Caroline Kennedy, si emer potencial sipas tyre e deri tek emrat e Govermatores se Kansasit, Kathleen Sebelius, ose e Senatorit Christopher J. Dodd (Conn.) senatores Hillary Rodham Clinton (N.Y.) ish senatorit Sam Nunn (Ga.). Por emra me shume te lakuar deri tani jane edhe Senatori Evan Bayh (Ind.),  Joseph R. Biden Jr. (Del.) dhe ish kandidati demokrat ne zgjedhjet e viit 2004, gjenerali ne pension Wesli Clark, njerez te cilit keta jane edhe pjese e stafit te fushates se kandidatit te partise demokrate Barak Obama.

 

 

   Mirpo, kundershtaret e tij nga kampi republikan e kane quajtur ket zgjedhje te Obames, si "fatale", si nje zgjedhje te vet Obames, e cila i çon demokratet ne nje humbje te sigurte, thone disa prej tyre, kur mesuan lajmin se Obama po pergatitet t'a nisi betejen kur te kete perkrah tij guvernatorin e Virxhinias zotin Timothy M. Kaine.

 

 

    Ndihemisit e Kaine refuzuan te komentonin per shansin se Obama mund t'a zgjedhi, ate duke ja drejtuar te gjitha pyetjet rreth fushates se senatorit Obama.  "Governatori, Kaine ka qene shume i qarte qysh ne fillim, kur Senatori Obama i kerkoi atij te behej nje "Co-chair" ne range kombetar ne fushaten e demokrateve, dhe se çdo bisedime qe ka pasur gjate kesaj  fushate, lidhur me çdo problem, jane biseda te cilat ai do t'i mbaj private," tha Delacey Skinner, zedhenesi i Kaine. 

 

 

 

Por, shume njerez qe kane biseduar rreth kesaj çeshtje me Kaine, kane thene se ai ka folur per seriozitetin e shansit qe ka ai per t'u bere z/vendes Presidenet.  Secili nga te dyja palet kan folur rreth kesaj çeshtje ne gjendje anonimitetit, duke e kuotuar me deshiren e fushates, se ciles tani po i vjen fundi, per t'a mbajtur procesin sekrate deri ne javen e fundit te konventes.  Dikush, tha Kaine e ka stisur mire faktin se ka shume kandidate te tjere te "fuqishem", por qe edhe ata deri tani nuk e kane pershkruar ne diskutimet e tyre njesoje siç po ndodh me emrin Kaine, ne kete fushate emer siç thuhet ketu konsiderohet si "shume serioze". 

 

 Ndersa vete Obama ka thene se emrin e zvendesit te tij ne tiketen Obama - .....?!?, do te konsideroj dike me shume eksperience per kete pozicionim shume te rendesishem. 

 

 

    "Une, thote Obama dua dike me te cilin une do te mund te merren vesh, ate me te cilin mund te punoj, dike qe ka te njejtin vizion, dike qe me komplementon, ne menyren qe mund te kene bazen e dituriese ose ekspertize qe eshte e duhur.  Sepse, ne do te kemi shume probleme dhe shume pune per te bere,"  tha Obama te djelen ne interviste me  Tom Brokaw ne kanalin televizive  NBC emisioni i paradites "Meet the Press". Ne biseden me Brokaw, ai denuncoi se edhe ish kundershtarja e tij ne parti Hillary Rodham Clinton "do te jete ne listen e shkurter, e te te gjitheve."  Megjithate, shume pak nga njerezit e fushates se Obames mendojne se ajo(Hillary) eshte nje rival serioz per 4 VP.

 

 

 

 

    Biden, ish kandidati tjeter brenda partise demokrate, enderra e te, i te cilit mbaroi qysh ne Janar, mund te ndihmoje te balancoi ato çka i mungojne Obames.  Ai shihet tek shume politikane dhe amerikane si nje nga zerat me te forte te politikes se jashteme ne partine e vet, dhe shume i ditur ne problemet e Irakut dhe problemeve te trafikimit te droges. Por, Biden eshte i njohur edhe per gaffet e tij te rastesishme, dhe "vjetersia" e tij ne Washington D.C, dhe njeriu qe mund t'ia prishi thirrjen e Obames per ndryshime tek sllogani "Change We Can Believe In". 

 


   Senatori demokrat i Delaware-s, Joseph Biden, eshte Kryetari i Komitetit te Marredhenieve me Jashte ne Senatin Amerikan. Senator me ndikim te madh ne senat. Njeri nga zerat me te fuqishem, kunder genocidit serb dhe spastrimeve etnike ne Ballkan, Kroaci, Sarajeve e Kosove. Kundershtar i pakompromis ndaj makines ushtarake e Slobodan Milosheviçit perkrahesve te tij, Karaxhiçit, MladiçiT e te tjereve. Baiden ka qene perkrahes i denje i nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne Kosove, njeherit ai qe ka kerkuar vazhdimisht nderhyrjen me trupa ushtarake ne Kosove, per ta mposhtur makinen ushtarako - policore kriminele serbo-sllave. Biden qe ai i cili mbeshteti dhe perkrahu fuqishem deri ne fund popullin e Kosoves, per liri e pavaresi


Kush eshte Timothy M. Kaine ?

 

Tim Kaine eshte  Governori i 70 te i shtetit federal Virginia, zgjedhur me 14, janar 2006. Ai eshte i pari governator i cili inagurmin e beri nga ndertesa "Colonial Capitol" ne Williamsburg , prek kur aty qe betuar Thomas Jefferson. Ka lindur me 26 shkurt 1958 ne St. Pauli te Minesotes.

Governori Kaine u rrite Kansas City, ne nje familje farketaresh ku shume kohe e kaloi duke punuar se bashku me babane e tij farketar i njohur. Me pase ai kreu universitetin ne " University of Missouri" dhe ne shkollen e drejtesise "Harvard Law School".

Governor Kaine eshte i martuar me Anne Holton, nje ish avokate e çeshtjeve per te rinjet. I ati i gruas se tij Anne, Linwood Holton, ka qene Governori i Virginia nga 1970 deri 1974 . Çifti Kaine ka tri femije  – Nat, Woody dhe Annella – te cilet jane me studime ne Richmond Public Schools. Jane nje familje e mire besimtaresh .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 






Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy Football today.

Gmane