BeqirS | 1 Aug 17:19 2008
Picon

Myftiu Ternava ne Nju Jork, eshte takuar edhe me senatorin Xhon Keri(John Kerry

 

 

Myftiu Ternava ne Nju Jork, eshte  takuar

 edhe me senatorin Xhon Keri(John

 Kerry)

 

Nju Jork/Prishtine, 1 gusht - Ne nje deklerat per shtyp, thuhet se ne konferencen nderkombetare qe po mbahet ne Nju Jork me teme bosht: "Dashuria ndaj Zotit dhe respekti ndaj kombesise" po marrin pjese perfaqesues te besimeve te ndryshme fetare nga 40 shteteve te ndryshme te botes, si dhe perfaqesues te shquar nga jeta politiket amerikane e nderkombetare.

 

   Ne kete konference Kosoven po e perfaqeson myftiu Naim Ternava, i cili foli per peripecite, vuajtjet dhe krajatat neper te cilat kaloi Kosova dhe populli i saj gjate dekadave te fundit te shekullit te kaluar. "Kete e dime me se miri ne lideret fetar te Kosoves, te cilet ishim me afer se çdo kush tjeter prane te gjitha shtresave te popullates sone. Prandaj, duke u nisur nga pervoja e se kaluares, e them me plote bindje se detyre e lidereve fetare duhet te jete perqendrimi ne parimet fetare, t'i kushtohet kujdes meritor dashurise ndaj Zotit, ndaj njeri tjetrit pavaresisht besimin ,vendin ku jeton apo gjuhen qe flet, qe nepermjet predikimeve te tyre tek masa e gjere e popullit te mbjellin ndjenjen e dashurise, respektit e mireqenes se pergjithshme te cilat ne parim edhe jane vlera te gjitha besimeve qiellore", tha myftiu Ternava.

 

  Gjate qendrimit ne Nju Jork Ternava ka takuar shume personalitete te rendesishem ne kete konference, por do veçuar takimin me senatorin amerikan ish kandidatin presidencial nga radhet e demokrateve, Xhon Keri(John Kerry ), i cili edhe hapi punimet e konferences. Ne takim me senatorin Keri Myftiu Ternava pasi e ka falenderuar senatorin per ndihen dhe kujdesin e vazhduar amerikan ndaj Kosoves, e ka njohur ate me traditen e kultivimit te tolerances nderfetare nga populli shumice i Kosoves.

 

  Myftiu Ternava senatorin Keri e ka njohur edhe me angazhimet e bashkesive fetare tradicionale te Kosoves (asaj islame e katolike) per gatishmerine e tyre per te kontribuar per nje klime me te mire mes komuniteteve fetare e nacionale qe jetojne ne Kosove e pavarur. B.S./INA




Get fantasy football with free live scoring. Sign up for FanHouse Fantasy Football today.
__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane