BeqirS | 2 Aug 15:43 2008
Picon

"Mango Tropikal Restaruant & Bar" , atmosfera tropikale ne Nju Jork

Lokali "Mango Tropikal Restaruant & Bar" , atmosfera natyrore tropikale ne Nju Jork

 

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

 

 

Biznesi i vogel dhe ai i mesme, eshte ber nje nga hallkat me fitimprurese te emigranteve shqiptare, ne Nju Jork

 

 

 

 

 

BRONX - NEW YORK : Ne nje rruge te ngjeshur biznesesh, lagje e njohur emigratesh ne Bronks - Nju Jork, lulezon çdo dite e me shume, edhe biznesi i sukseseshem shqiptar. Gjithkush, e ka vizituar ose e kalon nje pjese te dites ne rrugen Arthure Avenue, dhe segmetet e rrugeve qe e ndajne ate prej 180 Str. e deri tek 189 Str. ka pasur rastin te frekuentoje nje restorant, bar kafe, piceri ose shitore(grocery) me pronar shqiptare. Çdo njeri ka arritur te ndjeje sado pak, ate atmosferen dhe shijen e kendeshme te vendlindjes se tij. Shqiptaret, ne kete pjese te kesaj lagjeje, jane bere "mbreterit" e biznesit. Duke konkuruar fuqishem edhe italianet e fameshem te  rruges Arthure Avenue.

 

    Gjate ketyre 15 - 20 viteve te fundit, ne kete zone biznesi i vogel dhe ai i mesme, eshte ber nje nga hallkat me fitimprurese te emigranteve shqiptare, ne Nju Jork. Te atyre qe kane zgjedhur te merren me kete industri fitimprurese. Nje merite e madhe per kete kane, ata qe hapen bar - kafet, picerite, restaurantet, dhe shitoret e ushqimeve nga vendlindja, ne kete pjese te qytet - lagjes, qe quhet Bronksi i Nju Jorkut.

 

     Mirpo, kjo, nuk do te thote, dhe te mos kujtom se te gjithe shqiptaret, qe erdhen ne Bronks, hapen bizneset e tyre, dhe ata jane te sukseseshem. Por, mund te themi se te gjithe e gjejne pak Shqiperi, Kosove,, ose  viset e tyre prej nga kane ardhe, me shijen dhe jeten e tyre, edhe ne Amerike. Gjejne pak Muzike e Arte si ne Shqiperi, Arte dhe Kulture Boterore, Kuzhina dhe Specialitete gatimi, njesoje si ato ne vendlindje.

 

 

 

    Duket se diçka qe i kishte munguar ketij komuniteti - dhe ndoshta ishte "tabu"!? edhe eshte thyer. Ajo ka qene  kooperimi i dy elementeve, qe e lidhin biznesin e artit  te gatuarit, me artin e piktures dhe te skulptures erotike ne mjediset e tyre. "Kjo, ide me lindi, thote piktori dhe skulptori Nexhat Imeraj, kur mbarova ate ne nje lokal tjeter ne Kuins, kohe me pare". Pronari i Two Star, Izet Kolena, sapo e pa ate, çfare kisha bere atje, me tha se i kishte pelqyer shume, dhe deshironte ta aplikonte ne nje lokal te tijin..

 

   Erdha dhe kontaktova me te. duke i treguar, se kam nje ide te ndertoje edhe ketu, te njejten pamje murale, ashtu si nje lokal ne South Beach ne Florida, me piktura dhe skulptura egzoktike. Dhe i premetova se do te beja nje gje te mire - nga me te mirat ne qytetin tone - Nju Jork. Me nje kompozim, koncepte dhe ngjyra te larmishme. Bosi i ketij lokali me dha idene e tij - te cilen une e vura ne jete, thote Imeraj, ne diten e inagurimit te lokalit te ri me nje emer mjaft egzotik "Mango Tropikal Restaturant"

 

 

 

 Lokali "Mango Tropikal Restaruant"

 

 

     Pronari i lokalit te njohur "Two Star", bashkeatdhetari yne, nga Gusia, Izet Kolena, i tha gazetes sone se" Kam provuar te beje diçka te ngjashme me te njejtin artist Nexhat Imerin, te njejten qe eshte bere ne lagjen tjeter te Nju Jorkut ne Astoria - Kuins. Kjo, tha ai eshte nje eksperience e shume biznesmenve, qe kerkojne te "gershetojne" artin me restorantin. Kolena, thote se "Jane dy gjera te bukura qe i ngjaje shume njera tjetres, pasi edhe guzhina eshte vet art. Por, kur vjen ne nje lokal te till ku muri i tij eshte i veshur nga piktura dhe skulptura te bukura, at'here edhe lokali behet edhe me terheqes per klientet. Ky, lloj biznesi ka qene edhe endrra ime, pasi emri i lokalit eshte "Mango Tropikal Restaurant", dhe me pelqen sesa bukur dhe sesa kendeshem mund te kalojn tani frekuentuesit disa çaste mes atyre shijeve "tropikale" te ambjentit, ne nje lokal te till. Ky lloj lokali, eshte i pari nga menyra e te ndertuarit, ne Nju Jork, dhe shpresoje te jem i sukseseshem.", thekson biznesmeni i sukseseshem Izet Kolena.

 

 

 

     Ndersa, skulptori dhe piktori Nexhat Imeraj , thote se ne kete lokal kam derdhur gjithe eksperiencen time , te ketyre punimeve ne pikture dhe skulture, te fituara nga provoja ime ne disa qytete te Shqiperise, si ne Tropoje, Tirane dhe Gjirokaster,. Mirpo, atje nuk kam ndier asnjehere ate lirine e te aplikuarit te talentit time, si ketu ne SHBA-se. Atje, thote artisti nga Tropoja, Nexhat Imeraj, Jam ndier teper i "shtrydhur' i frustuar dhe i munduar ne Shqiperi., ndersa ketu, mendon ai gjithmon kam ditur me i organizua mire gjerat ne artin tim. T'i lidh ato me estetik dhe shume bukur me kohen dhe ambjetin ku krijoje. Kam me shume frymezim dhe deshire, me shume frymezim e vullnet per te krijuar, e bere arte te mirefillte. Ketu kam krijuar "nje familje te madhe" te artit, me te gjitha ato gjerat me te bukura.

 

 

 

  Lidhur me pikturat dhe skulpturat e tija ne restaurantin "Mango Tropikal", ne 187 Str. ketu ne Bronks, ai tregon se eshte gjitheçka, e mbushur, dhe e pikturuar,  me skulpturuar me shije te bukur artisitke. Ketu kam zgjedhur, na tha ai te gjitha ngjyrat e jetes. Ka me shume me ngjyre jeshile, per te treguar tropikun, ka perendimin e diellit, ka edhe renjen e nates me te zeze. Jame munduar te beje diçka , qe kur klienti te hyje ne kete lokal, te ndihet me te vertet, sikur eshte futur "ne nje ambjent natyror tropikal ".

 

 

 

 

 

    Imeraj, spjegon me kete rast se lokali "Mango Tropikal", ka gjashte skulptura, dhe disa piktura pejsazhe te permasave murale, ne kompozim. E para; eshte lindja e dites me ujin, dy komponentet me kryesore qe perbejne edhe jeten tone. Pastaj vjene drita edhe uji. Pastaj realiteti dhe irealiteti - egzistenca midis te dyjave. Ketu gjendet edhe kenaqesia qe te sjell vet jeta ne pikture. Ndersa, ne skulpture sheh zhvillimin fizik te njeriut, fizkultura, trupi i tij elegant dhe i shendeteshem. Pra, sipas tij arti i kuq (redart). Nderkohe tha ai jam munduar te beje krijimin e rrymava te brendeshme tek njerezit , atyre rrymave "eleketrike" te cilat sjellin vetem dashuri. Shumica e skulpturave, qendronje varur mbi lokal sikur te jene ato"çatia e dashurise", shprehet Imerja

 

 

 

      Ne punimet e mija, vazhdon Imeraj, si ne skulpture, pikture dhe veshje, kam perdorur plaster, dhe bojra muri. Gjitheçka, per perfocim eshte ne hekur i veshur me plaster dhe gips.Te gjitha keto kompozime jane shume unike, dhe te duket sikur "flasin me njera tjetern me te njejten gjuhe". Ato jane nje "ansambel' pikturash dhe skulpturash qe sejcila ka zerin e vete, si ze i pare, dyte e trete e me rradhe. Mbi te gjitha ketu ka nje harmoni te veçante, e cila eshte natyra qe percjellin si pikturat, por edhe skulpturat e mija. Ketu gjithçka ka koncepetin e qetesise. Shijiemin e jetes. Prandaj  edhe une zgjodha erotizmin si pjesen e jetes se perditeshme, pikershite ate pjese te jetes me me pak strese, dhe me te kenaqeshme qe ka njeriu.
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nexhat Imeraj gjate punes

 

 

 

 

 

 

 




Looking for a car that's sporty, fun and fits in your budget? Read reviews on AOL Autos.

Gmane