BeqirS | 1 Dec 13:30 2008
Picon

Shoqata Atdhetare Dibra shtroi koktel ne Nju Jork, me rastin e Dites se Flamurit

Shoqata Atdhetare Dibra shtroi koktel në Nju Jork, me rastin e Ditës së Flamurit 28 Nëntorin, 96- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

 

BEQIR SINA, New York

 

Tre festa që i bashkuan shqiptarët, këtë vitë : Dita e Flamurit 28 Nëntori, 96- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Pavarësia e Kosovës dhe marrjen e ftesës së Shqipërisë për në NATO


STATEN ISLAND NY : Dita e Flamurit 28 Nëntori, 96- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga Shoqata Atdhetare Dibrane, u shënua me një koktel në klubin Korabi( me pronar Besim(Titi)Maqellara, në Staetn Island. Kjo ishte hera e parë, që prej kur kjo shoqatë ka filluar t'a festojë këtë festë në Amerikë, të ftojë, anëtarët e saj, dibranët, bashkëatdhetarët dhe mysafirët, në një koktel me rastin e kësaj feste. E veçanta e kësaj feste, dhe shihej ngado në atmosferen festive, ishte se ajo u festua me tre gëzimet e përbashkëta, Ditën e Falmurit 28 Nëntorin, 17 Shkurtin Pavarësinë e Kosovës dhe marrjen e ftesës së Shqipërisë për në NATO. Çka u përshkrua si në fjalën e oratorëve, por edhe në urimet e përsheëndetjet e pjesmarrësve, për këto ngjarje të shënuara të kombit shqiptar.

Në këtë koktel vlen të theksohet edhe ajo se ishin disa nga ata dibranë, të cilët me kontributin e tyre e bënë edhe më të gëzueshme dhe më të bukur festën, këtë ditë e cila festohet me dekada edhe tek komuniteti dibran. Pa, u a mohur dhe vlersuar me këtë rast konrtibutin ç'donjerit prej anëtarëve të kryesisë, dhe veçanërishtë punën e shkëlqyer të kryetarit të saj zoti Ibrahim Kolari, për të krijuar në këtë mjedis dibran, një atmosfer më të vërtet festive, duhet përmendur edhe veprimtari i dalluar i komunitetit, biznesmeni i sukseseshëm Ylber Pilku.

Festa Kombetare shqiptare, Dita e Flamurit 28 Nëntori, 96- Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u festua dje më 28 Nëntorë, nga Shoqata Atdhetare Dibrane, me një koktel mbrëslënësë edhe në klubin Korabi. Përveçse, antëtarëve të kryesisë, të ftuarit kanë qënë të shumtë, por nuk kanë munguar dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë, diplomatë dhe amerikanë.




Për të uruar Shoqatën Atdhetare Dibrane, dhe marrë pjesë në këtë koktel, erdhi dhe drejtori i Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë, zoti Flamur Gashi, i cili këto ditë ndodhet për vizitë në SHBA-së, konsulli i R.SH. në Nju Jork, dr. Albert Jerasi, aktori dhe rexhizori Xhevat Limani, aktorja e mirënjohur Justina Alija, përfaqësuesit e Instituit Shqiptaro Amerikan, presidenti i saj z Rape Ruci, zoti Qemal Zylo dhe zonja Kozeta Zylo, shoqata Devolli, shoqata Kosova nga Viskonsin , shoqata atdhetare Çamëria e tjerë. Gjatë gjithë ditës erdhën të urojnë dibranët dhe krerët e anëtarë të shoqatave të tjera shqiptare, që jetojnë dhe punojnë ne Nju Jork, dhe rrethinat e tij, miq dhe dashamirës të shoqatës Atdhetare Dibrane.

Duke perfituar nga rasti, në emër të kryeministrit të Shqipërisë zotit Sali Berisha, drejtori i Inistitutit për Diasporën, zoti Flamur Gashi ka falenderuar dhe ka uruar shoqatën Atdhetare Dibrane, dhe të gjithë të ftuarit, për këto evenimente tepër të rëndësishme në historinë e popullit tonë.


Zoti Gashi:, tha gjatë fjalës së tij se ishte shumë i lumtur që sot, si i deleguari i qeverisë shqiptare dhe personalishtë siç u shpreh ai, të kryeministrit të vendi,t zoti Sali Berisha, të marrë pjesë edhe në këtë takim tek dibranët. Ai tha se "Nëpërmes juve si shoqatë, kam ardhur t'ju përcjell përshëndetjet e zotit Berisha, tek të gjithë anëtarët e shoqatës, por edhe tek mbarë komuniteti dibranë në Amerikë, komunitet ky që ju e përfaqësoni. Me urimin që festat e tjera për ne shqiptarët, kudo që janë të festohen me gëzime edhe më të mëdha, pasi ditë më të bukura kemi ne shqiptarët përpara, dëshirojë tju urojë të gjithë shqiptarët." ka theksuar drejtori i Inistitutit për Diasporën, zoti Flamur Gashi

Më pasë në emër të shoqatës Atdhetare Dibrane, pjesmarrësit i përshëndeti edhe kryetari i shoqatës, zoti Ibrahim Kolari. "Jemi duke festuar një festë gjithë shqiptare me gëzime të shumëfishta, thotë Kolari, pasi kjo festë, e sivjetme është një përvilegje e sejcilit shqiptar, që t'a përjetojë dhe të marrë pjesë në këtë gëzim të madh, kudo ku jetojnë shqiptarët, pra edhe ne këtu në disaporë. Ngjarje të tilla të mëdha, tha ai ndodhen këto vitë tek ne shqiptarët, shqiptarët, më në fund arritën të marin edhe frytet e punës, luftës dhe skarificës që bënë për këtë ditë, me vite e vite të tëra, megjithse, na mbetet ende shumë punë për të bërë."

Kryetari is shoqatës Dibra, zoti Ibrahim Kolari, kujtojë edhe një shprehje amerikane i cila thotë se"Asgjë nuk ka marrë fund - deri sa nuk ka shkuar deri në fund". Por sidoqoftë, tha ai kjo festë për ne shqiptarët e Amerikës, është edhe një shprehje e madhe e mirënjohjes dhe respektit për ShBA-së, mikut tonë , është edhe një fealeminderim edhe për komunitetin dibran në Amerikë, i cili, si gjithë shqiptarët në vendlindje e diasporë, nuk u kursye duke i kontribuar sa më shumë çështjes kombëtare."

Me nota poetike kushtuar festës foli aktori, dhe dramtaurgu i njohur Xhevat Limani. Ndërsa artistja i njohur Justina Alija ftoi pjesëmarrësit të këndojnë së bashku këngën arbëreshe "Moj e Bukura More. Përshëndetën edhe konsulli i R.Sh. dr Albert Jerasi, z Qemal Zylo, znj. Kozeta Zylo, z Agim Boba,z Xheladin Pjeçja, e tjerë. Gjatë koktelit, poetë, intelektualë, biznesmen, studiues, studentë, të rinj dhe të moshuar kanë shkëmbyer urime, dhe mesazhe të ngrohta përshëndetje, edhe pse ndodhen kaq larg atdheut të tyre. Kokteli festive me rastin e Ditës së Flamurit 28 Nëntorit, 96- Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nga Shoqata Atdhetare Dibrane, në klubin Korabi( me pronar Besim(Titi)Maqellara, në Satetn Island, ka zgjatur disa orë, dhe ka kaluar në një atmosferë tepër të ngrohtë dhe miqësore.




__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane