BeqirS | 1 Dec 13:35 2008
Picon

Shtate dite ne "zemer", te Nju Jorkut valvitet flamuri kuqezi

Ne Nju Jork u zhvillua ceremonia e ngritjes se flamurit Shqiptare 
 
 

 

 

 BEQIR SINA, New York
 
 
 

 

  Shtate dite ne "zemer", te Nju Jorkut valvitet flamuri kuqezi
 
 
 
Bowing  Green  Batery  Park  - New York:   28 Nentori Dita e Flamurit, 96- vjetori i Shpalljes se Pavarsise se Shqiperise, u shoqerua dje me nje ceremoni zyrtare te ngritjes se flamurit shqiptare, ne njeren prej shesheve me te njohura te Nju Jorkut, e thirrur ndryshe Qendra Boterore e Finances. Qender e cila ndodhet ne zemer te Nju Jorkut, aty ku gjendet edhe simboli i ekonosmise amerikane , statuja gjigande e bornxte e "Buallit" i fameshem. 

 

  Me kete raste ishte perseri Instituti Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, ai qe beri ngritjen zyrtare te flamurit tone  Kombetar, per here te trete zyrtarisht ne qytetin e New-Yorkut, me vendim  te veçant nga  Bashkia  e ketij qyrteti. Flamuri shqiptar, u ngrite per here te pare, po ne kete shesh - por, jo zyrtarishte nga Gani Nesimi e disa shqiptaro - amerikan. Por sipas deshimtarve ai u hoqe me pas nga policia, pasi shqiptaret u "perleshen me grekerit, ne ate shesh kur shqiptaret e ngrinin flamurin dhe ate e ulin me vendim disa persona te tjere. Kjo histori vazhdoje gjate, deri sa erdhi dhe nje dite si kjo qe eshte sot, dhe zyrtarishte nje jave flamuri shqiptare - flamuri kuq e zi, te valvitet krenar ne zemer te Nju Jorkut.
 
 
     Ngritja e flamurit, per te tretin vit me radhe, po behet ne  nje  vend  te psosaçem  ne  qytetin e New-Yorkut. Aty ku sipas festave te tyre kombetare, grupe komunitare, bejne per çdo vit  ngritjen e  flamurit te, te gjitha shteteve , ne shtizat e larta deri ne 20 metra ne 
Bowing  Green  Batery  Park. Ne, 28 Nentore Diten e Flamurit, Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise, pikerishte ne kete vend, u zhvillua perseri ceremonia solmne e ngritjes se flamurit shqiptar. Flamuri kuqezi prej dites se djeshme, tashme do te valvitet ne kete shesh te Nju Jorkut, per nje jave  rrjesht , i ruajtur nga  policia  e rendit.

 

   Shqiptaro amerikanet, kane si qellim qe kete  date te ngritjes  se flamurit tone t'a bejne tradite per t'a ngritur per ç'do vit. Nje kontribut te madh ne zyrtarizimin e ngritjes se flamurit shqiptar ne kete shesh dhe ne kete date, ka dhene krahas  Institutit Shqiptaro - Amerikan Gjergj Kastrioti - Skenderbeu dhe veprimtari, z. Dashamir Alla, si dhe biznesmeni i sukseshem Ylber Pilku, nga ana materiale ne rregullimin teknik te sheshit. 
        
 
     Ngritja  e flamurit tone Kombetar u shoqerua  me nje ceremoni, ku moren pjese edhe personalitete nga   Bashkia  e qytetit te New-Yorkut, si dhe perfaqesues nga Misioni  i Perhershem i R.Sh. prane  OKB-es, dhe disa perfaqesues nga organizata, shoqata dhe nga institucione  fetare te diaspores. Mori pjese per here te pare edhe Drejtori i Institutit te Diaspores ne Ministrine e Jashtme,
Tirane, zoti Flamur Gashi.

 

 

     Drejtori  i Institutit te Diaspores - nga Ministria e Jashteme Tirane, zoti Flamur Gashi, solli me kete raste, edhe pershendetjen e kryeministrit te Shqiperise, zotit Sali Berisha. "Sikur edhe Zoti t'a kete caktuar" qe festa e Falemnderimeve ne Amerike, qe i takoi nje dite me pare me festen tone kombetare, festen e Flamurit, 28 Nentorin e Shpalljes se Pavaresise", tha zoti Gashi, kjo eshte me se profetike, kur Zoti, vete, t'a kete percaktuar edhe fatin e Shqiperise, me nje faleminderim te madh, per te gjithe ata qe dhane jeten dhe u flijuan per kete dite, dhe per te gjithe ato vende te cilat jane miqt tane te medhenje, me ne krye SHBA-se. Ky eshte nje rasti qe ne t'i themi ketij vendi "Faleminderit" per çdo gje qe keni bere per Shqiperine dhe shqiptaret."

 

 

   Gashi kujtoje se shume vite me pare, prej kur edhe ajo "cope e cunguar" e trungut meme, ishte futur nen kthetrat e atyre qe donin t'a ndanin edhe me shume, e t'a grabisnin si grabitaqare sa me shume, ishin SHBA-se, ato, me Presidentin Uilson, ai qe e ndaloje kete "katrahure" te madhe, qe po e priste kombin tone ne ate kohe. Ai tha se  qe me ate dite, edhe deri me sot, SHBA,se,  ishin  ato qe nuk u "thyen" asnjehere ndaj çeshtjes shqiptare. Dhe kete e treguan, tha z. Gashi, me se mire me rolin dhe kontributin e tyre deri ne pavaresine e Kosoves. Shqiperia dhe shqiptaret, kudo qe jane, sot, do t'i jene mirenjohes te perjeteshem SHBA-se, njehereshit do t'u jene mirenjohes edhe juve shqiptareve te Amerikes, ambasadoreve te çeshtjes shqiptare, ne SHBA-se" ka thene zoti Flamur Gashi

 

 

 

 

 

Programin e udhehoqi Xhevat Limani, ndersa Hymnet kombetare te R.Shqiperise dhe SHBA-se, i kendoje kengetarja dhe aktorja e mirenjohur Justina Aliaj.

 

 

 

 

 

  Perfaqesuesi i shetit shqiptare, sekretari i misionit shqiptare ne OKB, z Andi Xhoi, foli ne emer te Misionit te perhereshem te R.Sh. ne Nju Jork. "Eshte ne nderin tim personal, tha diplomati Xhoi, qe po perfaqesoj sot, misionin e R.Shqiperise ne Kombet e Bashkuara, ne kete dite te lumtur per kombin shqiptare,Diten e Flamurit, 28 Nentorin e Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise". Kjo dite eshte dita e perjetesise se kombit shqiptare, i cili sot feston ne te gjithe token shqiptare, diten me fatlume te tij, diten e lirise, diten e perpjekjeve dhe te sakrificave te shumta."

 

 

  Me pase poetja  Kozeta Zylo, mesuesja e shkolles se Institutit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, tha se edhe ajo po i bashkohej parafolesve te saj duke e vlersuar kete dite si nje dite te shejte. Kjo dite eshte dita me e bukur per kombin tone, tha zonja Zylo, te shume vuajtur, qe pas 5 shekuj roberie, fitoi edhe pavaresine e saj me 28 Nentore 1912. Prej, kur plaku i mençur i Vlores, Ismail Bej Qemali, ngriti flamurin kuq e zi, dhe shpalli pavaresine e Shqiperise, pikersishte ate dite, qe sot ne po festojme, pra ne 96 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

 

 

   Ngritjen e flamurit ne Nju Jork, me pase e pershendeti edhe konsulli i R.Shqiperise ne Nju Jork, dr Albert Jerasi, drejtori i Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” zoti Qemal  Zylo. Ndersa , vargje per flamurin recitoi edhe nje vogelushe 4- vjeçare, Dea Bejleri, si dhe humoristi Astrit Sula. Regjizori dhe aktori i njohur i artit skenik, nga Shkupi, dramaturgu i njohur Xhevat Limani, ne SHBA-se, foli gjate per rendesine e kesaj dite dhe te ketij flamuri. Me pas ai solli edhe nje pershendetje ne emer te familjes Ruci, presidentit te Institutit Gjergje Kastrioti Skenderbeu, z Rape Ruci. Limani, recitoje me pase edhe nje ballade trimerie kushtuar ngjarjeve historike, qe e sollen deri ne pavaresine e Shqiperise,  vargje keto te At Mushkalles.




__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane