Alb Drejtesia | 1 Dec 16:19 2008
Picon

Politik pa cenzurƫ

Politik pa cenzurë
 
Shkruan: Hamdi NUHIJU

Po vështruam mediat dhe politikën që udhëhiqet në to, do të kuptonim qartas termin cenzurë dhe politik me cenzurë. Nëse nuk iu përshtatesh vijës politike ose redaktuese të mediumit të caktuar, mesiguri se do të gjejsh një mjet aq të fuqishëm i cili njihet me termin cenzurë. Cenzura është një mjet i cili shfrytëzohet në mënyrë shumë të heshtur dhe të qetë karshi invazioneve të ndryshme që mundohen ta inflitrojnë idenë e tyre në mesin e kësaj vije politike ose mediatike. Në vijën mediatike e gjejmë më haptas cenzurën sesa në vijën politike. E themi këtë ngase syri ynë sheh më qartas dhe nuhasim më lehtë të vija mediatike sesa ajo politike. Por, ky konstatim do të ishte jo i plotë poqese nuk do të sqaronim ndërlidhjen midis politikës dhe vijave mediatike. Politika për të qenë funksionale dhe në vijë direkte me opinionin duhet që të shfrytëzoj median si mjetë të saj dhe të plasimit të ideve të saj. Përderisa e shfrytëzon median ajo është në gjendje që të paguaj edhe kostot që ia vëndon media politikës për plasimin e ideve politike në masën e gjërë. Në teori ekziston një mendim se mediat janë opozita e politikës, në fakt mediat mund të luajnë një rrol të atillë poqese nuk do të ishin të ndikuara direkt prej politikës dhe cenzurave të saj. Cenzura është një element i cili bartet dekadë pas dekade e shekull pas shekulli në rruzullin tokësor sikur të ishte një valltare e paguar për të kërcyer në raste festash. Ajo luan rrolin e njerkës në ditën e dasmës së madhe. Sot është vështirë që të gjejmë media që nuk janë të ndikuara prej politikës dhe cenzurës së tyre. Edhe pse deklarojnë gati të gjitha se janë neutrale dhe nuk mbrojnë vijën e askujt, në fakt të gjitha janë të lidhura për karavanin e politikës. Sipas, këtij konstatimi, mund të pyesim logjikshëm, pse atëherë ekzistojnë mediat? Mediat ekzistojnë sepse ekziston edhe politika dhe nevoja e plasimit të ideve politike ose si formë e komunikimit midis politikës dhe masës. Por, dirigjimin e mediave e bënë politika dhe jo masa, sikur ta bënte masa do të ndodhnin revolucione dhe ndryshime të mëdha në shoqëri. Si rezultat i cenzurave të politikës sot udhëheqësi i OKB, vendon 6 pika për Kosovën dhe realitetin e saj historik e politik. Në këtë formë mediat bëhen pre dhe pjesë e këtyre kurthave dhe cenzurave të politikës dhe i paraqesin informatat poashtu si dëshiron të paraqiten në masë Beogradi zyrtar. Edhe pse Kosova fitoi pavarsinë e saj në shkurt të 2008, prap cenzurat po luajnë rrolin e tyre edhe në këtë fazë mjaft të rëndësishme për ujitjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës. Sikur Kosova të kishte një diplomaci të konsoliduar dhe një hierarki të koordinuar mbarë kombëtare, mesiguri se sot Serbia nuk do të kishte mundësi që të përdor ndikimin e saj në diplomacinë e jashtme që Kosovës ti nxjerrë ende më shumë telashe dhe probleme tjera.. Sipas statistikave Kosova duhet të jetë një shtet udhëhehës në Evropë në lëminë e energjetikës, ndërsa ende sot e kësaj dite kosovarët jetojnë në terrë duke e pritur dritën. Sikur të mos ekzistonte cenzura në politik dhe ndikimi i kësaj cenzure në politikën e jashtme, sot Kosova më lehtë do të kishte mundësi ti absorbojë të gjitha kapacitetet e saja të cilat ia ka dhënë Zoti dhe jo njeriu. Është qesharake të shikohet veprimi dhe loja e Nikolla Gruevskit në raport me Shqipërinë dhe me Greqinë. Por, është shumë prekëse dhe dhimbëse pozita mjaft inferiore e politikës shqiptare të qendrës së shqiptarëve në botë, karshi politikës minoritare që po luan Nikolla Gruevski e përmes tij forcat e fshehta sllave.
Ka thënë Mevlana Xhelaludin Rrumi:” Erdhëm të zhveshur, u veshëm, u zhveshëm dhe ja shkojmë.”( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008 fq.29)
Por, rrolin e politikës së zhveshur po e luajnë diplomacia shqiptare e cila nuk po ka mundësi që ajo të cenzuroj e jo të cenzurohet prej forcave të ndryshme të jashtme në rruzullin tokësor. Përderisa cenzurohet politika shqiptare dhe nuk cenzuron, vijnë ditët kur diplomacia minoritare e Maqedonisë të luajë shah-mat me atë diplomaci të vdekur e mjaft të vjetruar karshi metodave invazioniste të Nikolla Gruevskit. Është e qartë ajo që po e shohim, prej asaj që po mundohet ta fsheh kjo diplomaci. Përmes cenzurimit nëpër media, në religjion, në jetën publike, Nikolla Gruevski po jep fetvat e tij edhe si duhet që të mësohet mësimbesimi nëpër shkollat publike në Maqedoni. Në humor miku im tha: Kush po thotë që Nikolla Gruevski nuk është alim( dijetar), a e sheh se si ia mëson kushtet e haxhit haxhinjve tanë, merrë pjesë në hutben e bajramit dhe organizon kongresin historik të alfabetit shqip?
Jemi në dyshim edhe për vet identitetin tonë politik të udhëhequr prej ideologjive majtiste të cilët shuajnë identitetin tonë kombëtar dhe fetar, ndërsa në formë radikale nxisin urrejtjen dhe përmasat e frikës në shoqëri. Po, përmes depërtimit nëpër media Nikolla Gruevski ndoshta edhe mund të jap fetva të ndryshme, por realiteti i krizës së thellë ekonomike në vend e sociale, problemet e përditshme shoqërore, dhuna institucionale që po ushtrohet ndaj shqiptarëve të pafajshëm dhe padrejtësitë e çkyçjeve të rrymës nëpër zona ku jetojnë vetëm shqiptar janë evidente dhe nuk po plasohen në tregun mediatik si probleme që tangojnë shqiptarët, por në atë treg përmes cenzurave të Nikolla Gruevskit, po paraqiten vetëm fetvatë e tij se si duhet të marrim abdes në xhami.
Cenzura ka depërtuar gjithëkah dhe gjithmonë është në kërkim të viktimave të reja që ti bëjë sterile karshi stuhive të politikës dhe vizionarëve të saj. Fjala e lirë e thënë në opinionin publik duhet që të matet shumë në peshojat e logjikës sonë e pastaj ndoshta të vihet kundër logjikës dhe të hudhet në opinion, përndryshe dyert e cenzurës arrijnë dhe trokasin shumë shpejtë edhe në mendjen tonë. Edhe pse jetojmë në sistemin pluralist, ku pranohet teorotikisht mendimi ndryshe, prap se prap jemi rikthyer në sistemin e kaluar ku edhe të duhet edhe mendimin ta orientosh në vijën e partisë e të politikës. Përndryshe do të kesh probleme marramendëse me cenzurën dhe nuk do të kishe mundësi që ti plasosh idetë e tua në opinionin publik.
Titulli i këtij shkrimi është utopi! Nuk ka politik pa cenzurë në këtë shekull që po e jetojmë. Zoti na ruajt mendjen prej dyerve të cenzurës. Amin!

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane