ABEDIN RAKIPI | 1 Dec 18:05 2008
Picon

STOP POLEMIKAVE

Te dashur anetare te ketij Forumi, vellezer dhe motra te nderuar,

 

Paqja dhe bekimi i Zotit qofte me ju,

 

 

Po e shkruaj kete shkrim pas nje polemike dhe grindjeje te gjate dhe ta pafund qe po ndodh keto dite ne Forumin tone ne te cilen edhe une dashur padashur dhashe mendimin tim, dhe ndoshta edhe duke fyer dikend.

Por te nderuar anetare dhe vellezer te ketij Forumi mendoj qe si njerez dhe qenie njerezore qe jemi duhet qe nje moment te caktuar ti themi STOP kesaj meseleje te pafundme, edhe nese mendojme se kemi te drejte apo se ai qe na sulmon eshte i paedukate. Si muslimane qe jemi duhet qe ta kemi moralin sa me te larte dhe te largohemi nga gjerat e kota. Ibn Mesudi ka thene: "Njerezit qe me se shumti kane mekate ne diten e ringjalljes jane ata qe me se shumti zhyten ne te kote."Pra te nderuar vellezer dhe motra, une po ju drejtohem te gjitheve por ne veçanti myslimaneve duke qene se edhe vete jam mysliman. Te dashur vellezer Allahu thote ne Kuran: "Dhe vertete ti(Muhamed) je ne nje shkalle te larte te moralit."(Kalem 4) Ndaj te nderuar vellezer dhe motra mendoj se duhet qe edhe armiqve tane mos tju a kthejme me menyrat e tyre por me menyrat e larta dhe fisnike te moralit Islam, ashtu siç na meson profeti yne Muhamedi as dhe siç na meson Zoti yne Allahu ne Kuran.  Allahu i madheruar ne nje ajet tjeter ne Kuran thote: "Nuk ka asgje te mire ne shumicen e bisedave te tyre te fshehta, perveç atij i cili urdheron per Sadaka(lemoshe per hir te Allahut), apo per Ma'rufin(te njohin islamin dhe rrugen Islame etj), apo per pajtim mes njerzve.Dhe ai qe e ben kete duke kerkuar Kenaqesine e Allahut, Ne do ti japim atij shperblim te madh. (En Nisa 114) Pra te nderuar vellezer mendoj se ka ardhur momenti qe ne myslimanet tju tregojme te gjitheve se kush jemi ne te vertete duke mos rene pre e provokimeve dhe e fyerjeve. Per kete na meson edhe profeti yne ne nje hadith tjeter ku ai thote "Kush beson ne Allahun dhe diten e fundit le te thote fjale te mire ose te heshte."

 

Te nderuar vellezer ndoshta te gjithe ne te shtytur nga fyerjet dhe ngacmimet e njeri-tjetrit kemi rene pre e sharjeve dhe nervave te padobishme si per veten tone ashtu edhe per anetaret e ketij Forumi, ndaj mendoj qe ka ardhur momenti qe te tregojme se jemi vertete qenie njerezore me dinjitet dhe karakter te larte. Te dashur vellezer myslimani duhet qe te tregoje gjithmone shembullin e mire ndaj si besimtare qe jemi ne myslimanet duhet te jemi te paret qe te bejme nje hap drejt paqes, duke ju ofruar armiqve tane paqe dhe drejtesi siç na meson feja jone. E nese ata na sulmojne serish dhe kerkojne lufte me atehere do ti luftojme por sipas rregullave te Allahut dhe Profetit as dhe jo me fyerje dhe banalitete, qe veç na prishin moralin tone te vyer. Per momentin mendoj se duhet te tregojme shembullin e mire dhe te kerkojme nga armiqte tane paqe. Meqe une jam iniciatori i ketij shkrimi dhe ndoshta edhe pjesemarres ne polemiken qe degjeneroi ne fyerje dhe sharje nga me te ndryshmet, le te jem une pra i pari i cili i shtrin doren njerezve qe kam fyer dhe share, dhe pres te njejten gje nga ata. Pra Arber Thesproti, dhe Kolec Traboini une ju kerkoj ndjese nese ju kam share apo fyer, apo nese ju kam thyer zemren padrejtesisht, ju ofroj paqen e vyer islame dhe pres nga ju qe te me pergjigjeni me paqe. Kjo eshte persa i perket ndjenjave dhe sjelljeve njerezore, persa i perket pikepamjeve te mia historike, fetare, politike un nuk ndryshoj asnje presje por jam i palekundur dhe ballelarte, sepse kam provat e mia per te pasur nje bindje te tille. Por si qenie njerezore duke rene pre e kesaj polemike qe per mua kaloi ne degjenerim, dhe padrejtesi fyerjesh, ju kerkoj ndjese dhe kerkoj qe te mi beni hallall te gjitha. Por dijeni se nese ju sulmoni fene time, apo traditat e mia islame, apo prejardhjen time çame dhe islame une do te jem serish armiku juaj i perbetuar, por nuk do tja lejoj me kurre vetes qe te bie ne nivele te tilla fyerjesh dhe debatesh.

 

Pra te nderuar anetare te ketij Forumi ju bej thirrje te gjitheve si vellai juaj qe te qetesoheni dhe ti japim fund ketij debati pa fryt sepse jemi te gjithe qenie njerezore, dhe nuk i takon njerezve qe te fyen dhe shahen si kafshe. Le te gjejme te gjithe sebashku qe pikepamjet tona te ndryshme ti shprehim ne menyre me humane.

Po e mbyll shkrimin tim duke ju kerkuar edhe njehere hallallin te gjithe atyre qe kam fyer dhe bere padrejtesi, dhe duke ju percjelle edhe nje ajet tjeter nga Kurani fisnik ku Allahu thote :

 

« Tek Ai ngjiten te gjitha fjalet e mira, ndersa punet e drejta e te mira e lartesojne ate(fjalen e mire).(Fatir 10)

 

Paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi te gjithe paqedashesit! Amin!

 

Abedin Rakipi

 

__._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane