Visar Korenica | 2 Dec 23:38 2008
Picon

Biseda fetare-3

Biseda fetare-3
 
 
Shkruan: Hamdi NUHIJU

8

Kur ndalesh me kohën dhe logjikon të kaluarën tënde e cila ndoshta është e hidhur, e lumtur, e shumëngjyrshme, mediton rreth krijesave dhe kohës e cila tu harxhua e nuk tu kthye më. Sheh gjurmët e tua që ke lënë nëpër kohë si të ishe një kalorës i pafundëm i dendurisë së mendjes tënde. Në ato gjurmë gjenë qëllimin e ekzistencës tënde! Ky është fenomeni më i madh i krimit të harxhimit të jetës në kotësi. Si mund të kishe qëllim jetën e paqëllimt e cila u la pas teje si të ishte një ushtar i fundit i luftës së re botërore?
Veprat shpërblehen sipas qëllimit, kështu na tha Muhammedi a.s. Vepra është e lidhur me qëllimin dhe pa qëllimin vepra do të ishte e zhvlerësuar dhe e hudhur në qoshet e shoqërisë njerëzore. Problemi më i madh i shumicës së të rinjve që kalojnë nëpër bankat shkollore është jeta pa qëllimin e vërtet. Të rrallë janë ata që prej mësimeve në shtëpi janë të edukuar ta jetojnë jetën me qëllim të vërtet. Ata nuk njohin shtigjet e jetës dhe mendojnë se ajo është një film i servuar nëpër kinematë e Hollivudit. E rritur si gjeneratë e këtillë me mision të mbrapsht, mendojnë se gjithëçkah i takon atyre dhe asgjë nuk duhet të jetë e botës. Nga qëllime të këtilla të paqëllimta shoqëria njerëzore mund të humb identitetin e saj të vërtet. Rruga ose kahja e drejtë dhe e qëllimt duhet të jetë e vulosur në mendjen tonë. Nuk guxon asnjë forcë e jashtme që të ndikojë në brendinë e këtyre qëllimeve që duhet të jenë të pastra si loti dhe të ushqejnë shpirtin tonë me dashamirësi e bukuri të fytyrës së pastërt të realitetit tonë. Nëse humbemi në këtë realitet i cili devijon në masë të madhe shoqërinë njerëzore prej qëllimit fisnik dhe të vërtet, arritjen e kënaqësisë së Zotit, atëherë do të meritojmë dënimin i cili do të bëhet pjesë e pandashme e shkaqeve tona. Rrugën ne nuk e njohim poqese nuk e ndjekim drejtë dhe pa pengesa të ndryshme. Hapërojmë në këtë rrugë të panjohur dhe mendohemi thellë se në çfarë gjurmë kemi ndërtuar identitetin tonë të humbur. E nëse i gjejmë gjurmët dhe e harrojmë jetën si pjesë integrale të gjurmëve, nëse i shtypim ato gjurmë dhe mundohemi që sa më shumë të paraqitemi si pjesë devijante e kontrukcioneve që gjenden në natyrë, do të oscilonim ëndërrimet e djallit të mallkuar.
Osman Nuri TOPBASH tha:” Cdo gur varri i mbuluar nën heshtjen e vdekjes është një këshillues i zjarrtë që flet me gjuhën e gjendjes së vet. Fakti që varrezat janë formuar brenda qyteteve, përreth rrugëve dhe në avllitë e xhamive, është një lloj meditimi mbi vdekjen, dmth, mendim i vdekjes dhe rregullim i botës sipas saj. Peshën rrëqethëse të vdekjes nuk unden ta mbajnë supet e dobëta të fjalëve. Përballë vdekjes marrin fund dhe shkrihen të gjitha pushtetet.”( Mistika ose Tesavufi, Stamboll,2006, fq.188)
Edhe qëllimi ose nijjeti jonë në këtë botë merrë fund dhe shkrihet përballë vdekjes e cila është një rrugë reale drejtë transformimit tonë në botën tjetër. Po qëllimi, nuk na vyn vetëm për botën e pastajme që të gjejmë shpëtimin dhe shpërblimin. Qëllimi duhet të jetë kahja jonë e drejtë në këtë botë të shkurt dhe të pavlerë. Por, vlerën e kësaj bote ia dinë njeriu i qëllimshëm i cili jeton ndërmjet frikës dhe shpresës në Zotin e Madhnueshëm. Përndryshe sprovat ose dënimet e varrit do të na zgjasin dhe do të na tmerrojnë shpirtin tonë dhe nuk do të kemi mundësi që të rikthehemi në këtë botë e të shlyejmë prej jetës sonë ato vepra që nuk na përkisnin në natyrën tonë. Jeta e njeriut është e lidhur ngusht me qëllimin e ekzistencës së tij, por duhet pasur parasysh edhe portën e lartë të pendimit i cili pret gjithmonë trokitësit e saj. Poqese nuk shlyejmë nga qëllimet tona ato që duhet shlyer ne mesiguri se rrugën drejtë portës së lartë të pendimit nuk do e kishim mundësinë e gjetjes. Por, poqese pastrojmë qëllimet tona prej cytjeve të djallit të mallkuar, mesiguri se shumë lehtë do e gjejmë rrugën drejtë portës së lartë të pendimit dhe në këtë formë do të fitojmë dynjan e ahiretin.

9

A keni menduar ndonjëherë se sa të pakujdesshëm jemi ne krijesat e Zotit ndaj një mjeti i cili është kaq i rëndësishëm në jëtën tonë? Mesiguri se sikur të i kushtonim pak më shumë kujdes abdesit, këtij mjeti pastrues mëkatesh dhe papastërtish tona, do të ishim më të lumtur, më të qetë dhe më të rehatshëm. Sikur të i kushtonim kujdes të veçant këtij mjeti mesiguri se do të ishim imun karshi të gjitha rrymave e propagandave të ndryshme të djallit të mallkuar. Do i bënim ballë të gjitha sfidave dhe problemeve që do të na lindin në jetën tonë të shkurt dhe në këtë formë do të kishim mundësi që të kërkojmë nga Krijuesi i botëve mëshirë dhe shpëtim. Po, sikur të merrnim me rregull dhe sipas normave të përcaktuara abdes ne do të shkëlqenim si nur në rrugën e errëta të shoqërisë njerëzore. Do të kalonim në trans, bile edhe engjujt do të kishin lakmi pastërtinë dhe lidhjen tonë direkte me Krijuesin e pastërtisë. Duart e tona të padukshme do të krijonin fuzitet në mesin e njerëzve të papastër dhe aroma e cila do të ndihej kilometra larg do të këndellte edhe zërin e këndshëm të bilbilave. Sikur vërtet të pastroheshim dhe të kujdeseshim për abdesin ne mesiguri se do të kishim mundësi që ti bënim ballë të gjithëve, edhe jetës edhe vdekjes. Për tu kryer adhurimet në këtë botë neve na duhet një trup i shëndosh, ndërsa në trup të shëndosh nevojitet një mendje e pastërt dhe e çiltër. Nëse nuk i realizojmë këto parametra që ndërtojnë sistemin tonë të të jetuarit ne do të ishim të zhdukur në pluhurosjen e mëkateve dhe dyshimeve që na ngjall djalli i mallkuar.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” (Kur`an,5:6)
Krijuesi i botëve na mësoi se si të marrim abdes, dhe na tregoj edhe në raste nevojash lehtësimet dhe rrugët alternative. A nuk je i gëzuar o njeri? Prap vazhdon rrugën tënde të papastërtisë dhe nuk ke aspak frikë për gabimet që mbart në vete papastërtia. Prap kërkon zgjidhje të pastërtisë në ndonjë civilizim tjetër duke mohuar librin i cili të është pluhurosur në raftin tënd. Këtij libri ia ke bashkangjitur edhe Marksin e Engelsin dhe aspak nuk ke hapur asnjë fletë të Kur`anit e të mësosh jetën. Kur`ani është libri i të gjallëve dhe jo i të vdekurve, ai është për jetën, për vdekjen, për kozmoset, për gjithëçkah dhe për gjithmonë. Kujdes o bijt e Ademit, këtë pastrues zemrash e dashurishë. Me të vërtet, me të përmendurit e emrit të Zotit zemrat stabilizohen dhe qetësohen.
Allahu pastroft mendjet, shpirtërat, zemrat dhe jetën tonë prej mëkateve që i bëjmë ndaj Tij dhe ndaj vetes. Amin!

___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]

Instant message from any web browser! Try the new Yahoo! Canada Messenger for the Web BETA __._,_.___

Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane