BeqirS | 3 Dec 13:41 2008
Picon

Vatra i bashkoi shqiptaret ne feste

 

MALESIA.ORG :: MALESIA NË INTERNET

 

 

 

 

MALESIA.ORG :: MALESIA NË INTERNET - 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, Vatra në Nju Jork, së bashku me miqtë e tyre shqiptarë ..

 

 

http://www.malesia.org/index.php?news=3138

 

 

 

28 nentori – Dita e Flamurit: Vatra ne Nju Jork, se bashku me miqte e tyre shqiptare e amerikane,  festuan me solemnitet 96 - Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA, New York

 

 

 

 

 

Viti i Shqiptareve : 96- vjetori i Shpalljes se Pavaresis - Dita e Flamurit,  Pavaresia e Kosoves dhe ftesa per Anetarsimin ne NATO, te Shqiperise, 
 
 
 
      Eastwod Manor- Bronks - NY :   Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne qytetet ku me se shumti vitet e fundit jane te perqendruar me teper shqiptaret, ne keto dy tre ditet e fundit, te javes qe lame pas ne lokalet shqiptare dhe vendet e zgjedhur per te festuar, se bashku me familjet, miqte e tyre shqiptare e amerikane, kane festuar me solemnitet 96 - Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, qe eshte edhe festa me madhore qe i bashkon te gjithe shqiptaret nga te gjitha krahinat e trojeve te tyre ne Ballkan prej nga vijne. 

 

         --- Por, per dallim nga vitet e tjera, kete vit tek shqiptaro-amerikanet, ishte nje dite edhe me e shenuar se heret e tjera. Per gjithe kombin shqiptar, ajo u festua me fjalime patriotike, duartrokitje, brohoritje e kenge e valle nga te gjitha trevat tona. Kjo feste per dallim nga heret e tjera u  festua si viti i Shqiptareve; Pavaresia e Kosoves, e cila qe me te drejt se bashku me ftesen per Anetarsimin ne NATO, te Shqiperise, jane quajtur viti me i rendesishme ne historine e shqiptareve pas 28 nentorit te vitit 1912. 
 
        ---- Nje manifestim qendror dhe ai qe i bashkoi te gjithe shqiptaret u mbajt nga shoqata PanShqiptare e Amerikes Vatra ne NewYork, ku rreth 20 grupime, shoqata, kisha e xhamia, organizata te tjera politike dhe krahinore, kane organizuar mbremjen madheshtore, ne shenje te pervjetorit 96-te, te Pavaresise se Shqiperise. 28 Nentori i shenuar si Dite e Pavaresise - si Dite e Flamurit, nga shqiptaret e Shqiperise te Kosoves, te Maqedonise dhe te Malit te Zi, kete vit e ka domethenien e posaçme sepse shenohet ne vitin e pare historik te ekzistences se dy shteteve shqiptare ne Ballkan, ajo do te shenohej se bashku me ftesen per Anetarsimin ne NATO, te Shqiperise.
 

 

 

---- Te premten 28 Nentor, ne lokalin "The Eastwod Manor" ne Bronks- Nju Jork, rreth 400 shqiptare, edhe kesaj rradhe, ashtu si vitet e fundit, nuk munguan te mblidhen perseri nen organizmin  e Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA, per te festuar te bashkuar, "Diten e Flamurit - 96- Vjetorin e Shpalljes se Pavaresise". Shqiptaret e Amerikes. 
 
 
 
   ---- Kremtimi i solemn dhe qe eshte padyshim me i madhi i Shqiptareve ne disapore, Dita e Flamurit - 96 Vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, te premten u festua se bashku me shoqata e organizata , entetet fetare, : - Qendra Islame Shqiptaro - Amerikane per Nju Jork, e Nju Jersi, Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres", Kisha Orthodokse Shqiptare ne Amerike "Shen Kolli", Liga Qytetare Shqiptaro - Amerikane, Partia Levizja e Legalitetit, Bloku Kombetar Independet, Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanise, Lidhja Demokratike e Kosoves ne Amerike, Organizata e Grave shqiptare ne Amerike"Motrat Qiriazi", Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Liberale e Kosoves, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Atdhetare "Peja" Grupimi Shqiptaro Amerikanet per Demokraci dhe per here te pare ka marre pjese edhe shoqata me e re, e komunietit; Shoqata "Rugova", shoqat e cila  perfaqeson e ruan kulturen, folklorike te krahines se Rugoves ne Kosove, me Ansamblin Folklorik Autokton "Rugova".
 

 


   ---- Festen e flamurit e hapi kryetari i Vatres, zoti Agim Karagjozi, i cili tha se Dita e Pavaresise se Shqiperise eshte nje simbol i indentitetit dhe bashkimit te gjithe shqiptareve, simbol i krenarise kombetare dhe i dashurise per Atdheun. Kjo dite e veçante mbledh se bashku te gjithe Shqiptaret dhe miqte e tane, kudo qe jemi ne nder dhe respekt te thelle per Kombin Shqiptar dhe atdheun e tone.
Po, qe se nuk do te kishte qene kjo dite, tha Karagjozi, edhe pavaresia e shejte e Kosoves besoj se nuk do te kishin qene".

 

 

    --- Lutjen fetare e kreu sipas tradites se kesaj feste - i perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres".   Hymnet kombetare te Shteteve te Bashkuara Amerikes dhe Republikes se Shqiperise, u kenduan nga kengetarja e mirenjohur e muzikes popullore Merita Halili, shoqeruar prej orkestres se drejtuar nga mjeshtri i firzamonikes Raif Hyseni. Me pase me nje minute heshtje, per te nderuar kujtimin e deshmoreve te kombit shqiptar, dhe per ushtaret amerikane te rene ne lufterat per liri, paqe e demokraci, si dhe kunder terrorisimit nderkombetar, u shoqeruan nga te pranishmit me qendrim ne kembe, ne shenje nderi e respekti.
 
 
 
   ---- Perfaqesuesja e Vatres ne Washington D.C, znj. Merita Bajraktari McCormack, udhehoqi programin festiv. Ajo tha se kam nderin t'ju njoh me mysafiret e nderit, si zotin Lublin Dilja, diplomat i shquar shqiptar, i cili gezon respektin e vatraneve dhe te diasporas ne pergjithesi. Pervç te perndershmit Dom Pjeter Popaj dhe zotit ambasador Lublin Dilja me zonjen, me lejoni te permend, vijoje ajo edhe disa nga mysafiret tjere qe na nderojne me prezencen e tyre ne kete festim: I nderuari Imam Jusuf Balaj, i Bashkesise Islame Shqiptare ne New York., intelektuali i nderuar Imam Eldin Gjoni
 
     ----  Ish kongresmenin republikan. Joseph DioGuardi, presidenti i LQSHA, Shirley Cloyes-DioGuardi, keshilltare e çeshtjeve Ballkanike,. Ambassadori i shtetit te ri te Kosoves ne
Washington, zoti Avni Spahiu. Nga Ambasada e Shqiperise ne Washington, z/v Ambasadori , z. Kreshnik Çollaku. Konsulli i Shqiperise ne New York, dr. Albert Jerasi me zonjen. Nga Shqiperia: Drejtori i Institutit per Diasporen prane Ministrise se Jashtme te Shqiperise z. Flamur Gashi. Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, z. Tahir Muhedini. Sekretar i PD-se ne Lezhe dhe Kryetar i Agjensise per kethimin dhe kompensimin e pronave ne Qarkun e Lezhes, z. Gjergj Ivanaj,
 
    ----- Sakaq, nga Kosova: Dr. Jusuf Bajratktari, Drejtor i Institutit te Historise te Kosoves.Dr. Naser Rugova, antar i Kuvendit te Kosoves dhe anetar i kryesise se Partise Lidhja Demokratike e Dardanise. Perfaqesues e familjes se presidentit Rugova - emer i shtrenjte dhe i dashur per te gjithe ne. Ish z/v minister i Bujqesise . a. Tom Hajdaraj dhe anetar i kryesise se Lidhjes Demokratike te Dardanise, nga Kalifornia, kryetari i Shoqerise per te Drejtat e Njeriut "Çameria", z. Ahmet Xhaffo. Dhe nga Detrotit Vera Gjata si dhe zoti Agron Alibali perfaqesues i Vatres ne
Boston.
 

 


 

 

      --- Nderkaq, fjalimin kryesor e mbajti perfaqesuesi i shtetit shqiptar ambasadori Lublin Dilja, i cili theksoje  eshte kenaqesi e veçante te ndodhem sonte ne kete darke perkujtimore per t'ju uruar ne emer te Misionit e te qeverise shqiptare "Gezuar Festen e Flamurit", "Perjetesi 28 Nentorit", kesaj dite te shenuar qe do te mbetet e gdhendur me shkronja te arta ne memorialin e historise tone. Festen e pershendeti edhe ambasadori i Republikes se Kosoves ne Washington, shkelqesia e Tij zoti Avni Spahiu, zoti Tahir Muhedini , Kryetar i PDI ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti i LQSHA, drejtori i Institutit te Diaspores ne Ministrine e Jashteme te Shqiperise, zoti Flamur Gashi. Me pase pershendeti prof.dr. Jusuf Bajraktari, i Institutit te Historise nga Kosova, Naser Rugova anetari parlamentit te Kosoves, dhe kryesisese LDD-se,  perfaqesuesi i familjes se presidentit te pare te Kosoves dr Ibrahim Rugova,
 
 
 
 --- Recitues special te mbremjes festive 96- vjetori i Shpalljes se Pavaresis - Dita e Flamurit, ishte edhe poeti i njohur ne komunitet, poeti anti-komunist  z. Tahir Hysa. Paraqiteseja e festes, zonja Merita Bajraktari McCormack , perfaqesuesja e Vatres ne
Washington, lexoi edhe pershendetjen e kancelarit te Kishes Ortodokse Shqiptare te Bostonit, At. Artur Liolini, drejtuar Vatraneve dhe gjithe komunitetit shqiptare me rastin e Festes Kombetare - 28 Nentorit, me urimin - Gezuar Festen tone Kombetare, Diten e Flamurit!
 

 


  ---- Valle, kenge e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit muzikor, drejtuar prej muzikanit mjeshtrit te firsamonikes Raif Hysenit, dhe kengetares se mirenjohur te muzikes popullore shqiptare Merita Halili, si dhe kengetari Mithat Salihu (Kino-Gara). Kjo atmosfer festive shoqeroi entuziasmin e pjesmarresve, deri ne oret e vona me valle nga te gjitha trevat . Vlene te perpendet se ne darke festive tek Vatra, ne kete kremte madheshtore, moren pjese bashkeatdhetaret tane nga te gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çameris martire, Kosoves, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nen Mal te Zi, atyre ne Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia e tjer.




__._,_.___

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe  i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

Per tu anetaresuar ne liste e-mailo:

shqiperia-subscribe <at> yahoogroups.com

Per ta lene listen e-mailo:

shqiperia-unsubscribe <at> yahoogroups.com

==================================================================



Your email settings: Individual Email|Traditional
Change settings via the Web (Yahoo! ID required)
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch to Fully Featured
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe

__,_._,___

Gmane